Sot, 26 tetori në Bullgari është dita e reflektimit para zgjedhjeve të shtatë radhazi parlamentare që nga prilli 2021. Në këtë ditë, votuesi ka mundësinë, pa ndikim të jashtëm, të vendosë për votën e tij në ditën e zgjedhjeve.
Sot, si dhe në ditën e zgjedhjeve për Legjislaturën e 51-të të Kuvendit Popullor, ndalohet çdo formë e fushatës parazgjedhore, si dhe kryerja e sondazheve sociologjike. Shkeljet iu nënshtrohen sanksioneve.

Në zgjedhjet për parlamentin bullgar, të drejtë vote kanë shtetasit bullgarë që kanë mbushur moshën 18 vjeç, të cilët nuk janë të ndaluar dhe nuk janë duke vuajtur dënimin me heqje lirie.
Qytetarët e vendeve të tjera, përfshirë ata të vendeve anëtare të BE-së, nuk kanë të drejtë të votojnë për përfaqësuesit popullorë, edhe nëse ata kanë statusin e qëndrimit të përhershëm në Republikën e Bullgarisë.

Zgjedhjet do të zhvillohen ose me fletë votimi ose me votim me makinë. Në qendrat e votimit me më pak se 300 votues do të përdoren vetëm fletëvotimet në letër.
Pirpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Freepik.com, EPA/BGNES, BGNES,
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...