Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mënyra e shëndetshme e jetesës – një tension normal

Foto: BGNES
Mjekët e quajnë hipertensionin “një vrasës i qetë”. Duke mos e ditur se kanë një tension të lartë, njerëzit bëhen viktima të infarktit të zemrës ose të insultit hemorragjik të trurit. Sipas të dhënave të Ligës bullgare të hipertensionit mbi 1 530 000 janë bullgarët të cilët dinë se janë me tension të lartë. Këta njerëz e ndjekin gjendjen e vet ose të paktin kjo u është rekomanduar nga mjekët e tyre, dhe marrin medikamentet përkatëse. Por në qoftë se ndaj numrit të tyre, shtohen dhe ata të cilët nuk dinë, numri i njerëzve me tension të lartë te ne tanimë i kalon 2 000 000 vetat.

Shifrat japin deri diku sqarim të kësaj se përse Bullgaria vazhdon të jetë në krye të klasifikimit evropian për nga numri i rasteve të vdekjes si pasojë të sëmundjeve të zemrës. Faktorë të tjerë janë shëndoshja e popullsisë, profilaktiku jo i mirë i hipertensionit, mënyra jo e shëndetshme e jetesës dhe të ushqimit të një pjese të madhe nga bullgarët. Tanimë për vit të 8 të radhës më 17 maj mjekët na ftojnë të fillojmë të mendojmë përsëri për këtë se si të eliminojmë këta faktorë të rrezikshëm. Shkaku është Dita botërore e hipertensionit, e cila gjatë këtij viti është nën moton: “Mënyrë e shëndetshme e jetesës – një tension normal”. Mjaft shqetësues është fakti se, menjëherë bie kufiri i moshës i të sëmurëve. Rreziqet e zemrës shtohen, kur hipertensioni i artereve është në gërshetim me një holesterol të rritur, palëvizshmëri, një mbipeshë – gjithë faktorë, të lidhur me ushqimin dhe me mënyrën e jetesës. Dhe me qenë se hipertensioni trashëgohet, është me rëndësi që në familjet, në të cilat ka njeri me tension të lartë, fëmijët të vërehen më tepër, ve në dukje prof. dr. Svetlla Torbova – kryetare e Ligës bullgare të hipertensionit. Ajo është kategorike se, fëmijëria dhe mosha adoleshente janë koha për ndërtimin e njohurive dhe të mundësive për mënyrë të shëndetshme të ushqimit dhe kultura fizike. Për domosdoshmëri të tillë flasin të dhënat nga një sërë studimesh mbi problemet e hipertensionit, të realizuara gjatë viteve nga Qendra kombëtare mbi shëndetin shoqëror dhe analizat.

© Foto: health.bg

“Mjerisht, tendencat të cilat ne i llogarisim, janë jo favorizuese – thotë docentja doktoreshë Vesellka Duleva, shefe e degës “Ushqime dhe mënyrë e ushqimit” pranë Qendrës për shëndetin shoqëror dhe analizat. – Studimi i fundit, të cilin e realizuam për vlerësimin e ushqimit të fëmijëve në moshë shkollore nga klasa e parë deri në klasën e 12-të dhe rreziqet e enëve të zemrës, qe vjet, bashkërisht me katedrën e pediatrisë të Universitetit mjekësor në Sofje. Studimi përfshiu 4338 nxënës dhe doli se, fëmijët me mbipeshë mes tyre janë më shumë se 30%. Prej tyre 12% vuajnë nga majmëria. Për krahasim – rezultatet nga një studim i ngjashëm, të realizuar gjatë vitit 1998, tregojnë se 23% të fëmijëve janë me mbipeshë dhe mezi 4-5% me majmëri. Fakti për rritjen e numrit të fëmijëve me probleme të tilla është me të vërtetë shqetësues. Tani po luftojmë të imponojmë model të një ushqimi shëndetësor te rritësit dhe ky është një prioritet në politikën kombëtare të ushqimit. Qëllimi është të pakësohet shembulli i ushqimeve me një përmbajtje të lartë të kripës dhe të sheqerit si çipsat, ëmbëlsirat, brumërat e skuqura në llogari të peshkut, frutave dhe perimeve. Pavarësisht nga përpjekjet tona gjatë viteve të fundit për popullarizimin e mënyrës shëndetësore të ushqimit mes rritësve dhe për pranimin e masave, të dhënat tregojnë se, mezi 6% nga të anketuarit konsumojnë çdo ditë fruta ose perime. Shqetësuese janë dhe të dhënat për aktivitetin sportiv të të rinjve. Vetëm 24% nga nxënësit e marrë në intervistë kanë treguar se merren aktivisht me sport. Për të tjerët në problem kthehet qëndrimi në një vend përpara televizorit dhe kompjuterit. Gërshetimi i mënyrës jo të shëndetësore të ushqimit dhe aktiviteti i ulët fizik te fëmijët janë një faktor i rrezikshëm për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës në një moshë më të vonuar. Ky është dhe shkaku që shumë nga sëmundjet si hipertensioni dhe diabeti tanimë të takohen dhe te fëmijët.”

Në lidhje me Ditën botërore të hipertensionin (17 maj), në qytetet e mëdha të vendit – Sofja, Plovdiv, Varna dhe Pleven do të hapen pika për matje falas të tensionit, dhënien e materialeve informative dhe plotësimin e anketave për mënyrën shëndetësore të jetesës.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rajna Manxhukova

Rajna Manxhukova: Dua që lufta të mos ndajë komunitetin bullgar të besarabëve në Ukrainë dhe Moldavi

Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..

botuar më 24-10-29 2.30.MD

Zgjedhjet përfunduan, në pritje të zgjedhjeve të tjera!

Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..

botuar më 24-10-29 7.30.PD

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes kanë lindur në Bullgari këtë vit

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..

botuar më 24-10-28 6.23.MD