Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radioja Kombëtare Bullgare mbush 90 vjet – një histori krenarie dhe pa paragjykime!

Milen Mitev: Përmes Radio Bullgarisë shteti i Bullgarisë mund t'i flasë mbarë botës

Foto: Ani Petrova - BNR

Më 25 janar 1935 u nënshkrua dekreti i Mbretit Boris III, me të cilin transmetimet radiofonike në Bullgari u bënë pronë shtetërore dhe kështu zyrtarisht u vu fillimi i "Radio Sofjes", siç quhej Radioja Kombëtare Bullgare. Në qershor të po këtij viti, si drejtues i parë i Radios Publike u emërua poeti dhe artisti Panajot Todorov Hristov, i njohur me pseudonimin Sirak Skitnik. Më pas u formuan tre ansamble muzikore, duke përfshirë prototipet e Orkestrës së Muzikës Popullore dhe Big Band-it të Radios Kombëtare Bullgare. Në shkurt të vitit 1936, media hapi dyert e saj për botën përmes transmetimeve të saj për jashtë vendit, të njohura sot si programi i Radio Bullgarisë

Drejtori i BNR-së Milen Mitev

Gëzuar festën të gjithë kolegëve dhe të gjithë dëgjuesve, tani edhe lexuesve dhe shikuesve të Radios Kombëtare Bullgare!” – me këto fjalë iu drejtua neve dhe audiencës sonë në një intervistë speciale për Radio Bullgarinë, drejtori i përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare, Milen Mitev. - Sfida jonë më e madhe si një media me një histori kaq të gjatë është të përdorim mësimet e historisë për t'u modernizuar dhe për të qëndruar në të njëjtin nivel me konkurrentët tanë më të rinj. Është shumë e rëndësishme se si do të dallojmë veten dhe çfarë më shumë dhe ndryshe mund t'i ofrojmë audiencës sonë në mënyrë që ata të na zgjedhin ne," theksoi Milen Mitev, i bindur se si një media publike, Radioja Kombëtare Bullgare duhet të jetë kudo, në të gjitha platformat:

"Ne duhet të ecim në rrugën drejt audiencës sonë. Nuk mund të presim që ata të na kërkojnë. Ne duhet t'i ofrojmë shërbimet tona në një mënyrë që të jetë më e lehtë dhe më e arritshme për audiencën, sepse kjo është mënyra e vetme për të përmbushur plotësisht misionin tonë publik." Mendoj se Radio Bullgaria është një shembull i shkëlqyer në këtë drejtim, sepse është një media që filloi si transmetim (në valë të shkurtra dhe të mesme - shënim i redaktorit) dhe ishte një nga të fundit para ndërprerjes thuajse të plotë të transmetimit në valë të mesme në Radion Kombëtare Bullgare, e cila transmetonte pikërisht në këto valë të mesme, dhe tani jeton pothuajse ekskluzivisht në internet. Dhe përmes mjeteve të reja teknike shprehëse arrin një audiencë edhe më të gjerë, si përmes tekstit, ashtu dhe përmes tingullit dhe imazhit”, thotë Milen Mitev.

Kjo veçori e së tashmes – të qenit i veshur në mënyrë dixhitale – na çon në vitin 2022 deri në krijimin e Drejtorisë së Programeve Dixhitale pranë Radios Kombëtare Bullgare. Drejtor i saj është gazetari dhe shkrimtari Ivo Todorov. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, ai shprehu besimin se "radioja është një përpjekje ekipore - pavarësisht nëse po flasim për krijimin e përmbajtjes për radio - transmetim apo për media dixhitale", duke theksuar se "interneti është sfida më e madhe për mediat tradicionale – nëse nuk je i përgatitur për këtë sfidë, nuk mund të vazhdosh të ekzistosh.” Dhe Radioja Kombëtare jo vetëm ekziston sot, por shikon edhe në të ardhmen.

Ivo Todorov

“Drejtoria jonë transmeton ngjarje në mënyrë që përdoruesit të shohin se çfarë po ndodh në kohë reale, që nuk është një lloj i pastër i përmbajtjes radiofonike. Festa nuk është vetëm më 25 janar – tërë viti do të jetë festiv. Ky vit do të jetë gjithashtu emocionues për ne për shkak të përhapjes së tre faqeve dhe aplikacioneve të reja. Aplikacionet janë BNR-NEWS (për lajme), BINAR – platformë dëgjimi për përmbajtje audio-vizuale dhe e treta është BNR për Fëmijë. Këto aplikacione do të kenë akses falas.

Çdo përmbajtje mediatike jeton një jetë shumë më të gjatë në një mjedis dixhital, është kategorik Ivo Todorov, duke shtuar se Radioja Kombëtare Bullgare mund të mburret me një pasuri të madhe informacioni, që është në dispozicion të përdoruesve të saj në www.bnr.bg, bazuar në faqen e parë të internetit të radios, krijuar për Radio Bullgarinë dhe mirëmbajtur nga një ekip i Ljubomir Llazarov, i cili për një kohë të gjatë prezantonte përmbajtje të krijuar nga gazetarët, redaktorët, përkthyesit e programeve në gjuhë të huaja për jashtë dhe në bullgarisht - për bashkatdhetarët tanë në mbarë botën.


Krahas transmetimit të programeve, publikimeve me tekst dhe audio, në dy vitet e fundit media publike filloi të krijojë edhe podkaste - audio dhe disa seri videosh që gëzojnë një interes serioz.

“Brenda një viti e gjysmë që nga krijimi i kanalit BNR-Podkaste në YOUTUBE, shikueshmëria do të arrijë në 8 milionë në çdo moment”, theksoi me kënaqësi Ivo Todorov.

Personalizimi i përmbajtjes së platformave nuk do të dëmtojë besueshmërinë e informacionit që Radioja Kombëtare Bullgare do të ofrojë në të ardhmen, është i bindur ai:

"Instituti Reuters përsëri e shpalli Radion Kombëtare Bullgare institucionin me besimin më të madh në besueshmërinë e përmbajtjes së lajmeve dhe informacionit që ne krijojmë. Pra, kjo është një përgjegjësi që ne duhet të vazhdojmë ta mbrojmë. Unë mendoj se po e bëjmë mirë."


"Mënyra më e lehtë për të luftuar lajmet e rreme është duke ofruar më shumë informacione dhe lehtësisht të aksesueshme kudo. Kjo është arsyeja se pse ne përpiqemi të jemi në të gjitha platformat dhe që nga viti i kaluar, "Lajmet" e BNR-së madje u ngarkuan në platformën shumë të diskutuar TikTok," kujton drejtori i përgjithshëm i BNR-së Milen Mitev.

"Radio Bullgaria" është programi i Radios Kombëtare Bullgare, e cila është një derë për në botë për median publike. Kjo është media që "përkthen" jetën e përditshme të bullgarëve për audiencën e huaj në mbarë botën përmes programeve të saj në dhjetë gjuhë të huaja (anglisht, rusisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, greqisht, turqisht, serbisht, shqip, rumanisht). Në të njëjtën kohë është edhe media që i tregon audiencën në vend dhe në mbarë botën për jetën e bullgarëve jashtë vendit.

"Kjo është një pasuri shumë e madhe e Radios Kombëtare Bullgare. BNR ka shumë përdoruesit jashtë vendit", shpjegoi Ivo Todorov. - Në muajt e fundit, u regjistrua një përdorim shumë i madh i përmbajtjes së Radio Bullgarisë nga qytetarët e Ukrainës që janë shpërngulur në Evropën Perëndimore. Arsyeja është pikërisht se Radioja Kombëtare Bullgare jep informacion të besueshëm për këtë temë (lufta në Ukrainë – shënim i redaktorit). Dhe kjo është shumë e bukur, sepse është një njohje e asaj që po bën Radioja Kombëtare Bullgare. Dhe megjithëse Radioja Kombëtare Bullgare nuk është një media komerciale, e gjithë kjo na sjell shumë përdorues që nuk duhet nënvlerësuar”.

"Ajo që ndoshta mungon pak për momentin është një strategji gjithëpërfshirëse për vendin tonë se si të përdorim sa më mirë burimin që kemi në Radio Bullgarinë. Sepse përmes Radio Bullgarisë shteti i Bullgarisë mund t'i flasë mbarë botës, dhe më konkretisht të gjithë fqinjëve tanë, me të cilët, për fat të keq, shpesh herë kohët të fundit marrëdhëniet nuk kanë qenë aq të qeta sa do të donim - thekson Milen Mitev.

Krasimir Martinov, kryeredaktor i Radio Bullgarisë - programet për jashtë shtetit , i cili e filloi karrierën e tij profesionale pikërisht në Radio Bullgarinë menjëherë pas diplomimit, shprehu mirënjohjen e tij për kolegët me rastin e përvjetorit të 90-të të Radios Kombëtare Bullgare.

Krasimir Martinov

"Kemi kaluar përmes turbulencave të ndryshme, duke përfshirë vendimin e pakuptimtë të menaxhimit në 2017 për ta lënë programin pa zë dhe për të vënë në rrezik ekzistencën e tij. Pikërisht në këto vite dhe më pas ekipi i Radio Bullgarisë tregoi qëndrueshmëri dhe njëfarë kokëfortësie dhe kështu po vazhdojmë misionin e krijuesve të parë të këtij programi. Nuk i kemi resurset që ata kishin, dhe kohët ndryshuan, por nuk duhet të dorëzohemi. Në një kohë të vlerave në rënie, Radio Bullgaria, për mendimin tim, vazhdon të ruajë nivelin e lartë të profesionalizmit dhe ne po vazhdojmë të gjenerojmë dhe zbatojmë ide të reja”.

Në vitin 2021 Programi ynë rifilloi transmetimet në internet në nëntë gjuhë të huaja çdo ditë me emrin "Bullgaria sot", përfshirë dhe në gjuhën shqipe, dhe morëm çmimin e madh për kontributin në radio-gazetarinë "Skitnik Skitnik".  Në vitin 2022 rifilluam edhe transmetimin e përditshëm radiofonik "Bulgaria sot" në bullgarisht  dhe i shtuam kurorës një gjuhë tjetër, duke krijuar Redaksinë e Gjuhës Rumune.  Filluam projektin “Radio Bullgaria për bullgarët në...” dhe vizituam Shqipërinë, Serbinë, Greqinë, Portugalinë, Sllovakinë, Turqinë dhe Italinë. Nëpërmjet ideve të saj origjinale, Radio Bullgaria iu bashkua Programit Kombëtar për të përkujtuar 150 vjetorin e vdekjes së Apostullit të Lirisë, Vasill Levski. Kemi krijuar një seri prej materialesh që i njohin të huajt me veprën e Levskit, të cilat i gjeni edhe sot në faqen tonë të internetit. Pas një pauze 40-vjeçare, rifilluam regjistrimet e veprave muzikore, pjesë e pasurisë së këngëve të turqve bullgarë - 13 vepra të tilla incizuam me një zë të ri me interpretues bashkëkohorë (2022-23). Dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme – ne reslizuam transmetime në distancë nga rajonet e Kërxhalit dhe Lludogories dhe ishim zëri i bullgarëve në mbarë botën gjatë të gjashtë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Bullgari. Startuam edhe emisionin javor njëorësh "Ora e Radio Bullgarisë" - që transmetojmë në programin e BNR-së "Hristo Botev".


Viti përvjetor 2025 për median tonë Radio Bullgaria filloi me besim dhe bashkëpunim të ri. Pjesë e programit tonë tani është rubrika e përditshme "Kalendari i Kishës", dhe në fund të janarit do të fillojmë transmetimin e një podkasti të ri për komunitetet ortodokse bullgare jashtë vendit - "Ura e Besimit".

“Do të përmend edhe bashkëpunimin e mirë që kemi filluar vite më parë me Shoqatën e Shkollave Bullgare jashtë vendit, marrëdhëniet e mira të partneritetit me Agjencinë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit, si dhe me të gjitha institucionet që kanë të bëjnë me temën e bullgarëve jashtë vendit” – shtoi Krasimir Martinov.

Sot ai shpreh mirënjohjen e tij së pari për njerëzit që e mbushin me ide dhe përmbajtje programin e Radio Bullgarisë dhe, natyrisht, për menaxhmentin e medias publike që qëndroi pas nesh dhe kuptoi se çfarë kapitali dhe vlerë të shtuar të madhe ka ky program për Radion Kombëtare Bullgare.


“Një nga dëshirat e mia për të ardhmen është që edhe shteti ynë, përveç menaxhmentit të radios, të tregojë largpamësi të mjaftueshme dhe të përdorë media, si Radio Bullgaria, në një mënyrë shumë më racionale...”  - tha në përfundim Krasimir Martinov.  

“I uroj vetes dhe të gjithë kolegëve të mi që punojnë në radio, të mos e humbasim këtë flakë brenda nesh që na bën të vazhdojmë të punojmë në Radion Kombëtare Bullgare! Sepse puna në një media publike është vërtet një mision. Kjo nuk është vetëm një punë, është përgjegjësi për të gjithë shoqërinë dhe mendoj se sjell një kënaqësi jashtëzakonisht të madhe. Nuk është sekret se pagat në mediat publike në vendin tonë aktualisht nuk janë veçanërisht të larta, por pavarësisht kësaj, shumë specialistë të motivuar po vazhdojnë të punojnë në radio. Natyrisht, ata nuk janë të tërhequr nga paga, por nga mundësia për të bërë diçka domethënëse, sepse media na jep mundësinë të përpiqemi, me të gjitha mundësitë tona, të ndryshojmë botën për mirë. Uroj mbi të gjitha që të mos humbasim dëshirën për të ndryshuar botën për mirë” – vuri në dukje drejtori i përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare Milen Mitev.

Gëzuar festën, BNR!

Lexoni më tepër:


Foto: Ani Petrova, Irina Nedeva, BNR, arkiv personal
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev dhe drejtori i BNR-së Milen Mitev

Kreu i shtetit nderoi Radion Kombëtare Bullgare me Shenjën e Nderit të Presidentit

Kreu i shtetit Rumen Radev ia dorëzoi Shenjën e Nderit Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Distinktivin e nderit e mori drejtori i përgjithshëm i BNR-së, Milen Mitev, gjatë koncertit solemn në Operën dhe Baletin e Sofjes me rastin e 90-vjetorit të Radios..

botuar më 25-01-26 11.38.PD

Radioja Kombëtare Bullgare feston përvjetorin e saj të 90-të me aktivitete të ndryshme

Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të shoqërohet me iniciativa të ndryshme dhe kulmi do të jetë ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore të..

botuar më 25-01-24 7.20.PD

Një ekspozitë multimediale paraqet historinë dhe zërat e BNR

Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim special sot do të prezantohet një projekt multimedial - një ekspozitë virtuale, e cila do të jetë e..

botuar më 25-01-22 8.10.PD