Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjimnazi kombëtar i arteve të aplikuara në Trojan mbushi 100 vjet

Vepra të ish nxënësve të shkollës
Foto: Maria Peeva

Takim i traditës dhe modernitetit – ashtu shkurtimisht mund të përshkruhet ekspozita me rast të 100 vjetorit të themelimit të një prej shkollave më të vjetra të arteve të aplikuara – Gjimnazi kombëtar “Profesor Venko Kollev” në qytetin e Trojanit. Nga 15 deri më 30 maj në galerinë e Lidhjes së piktorëve bullgarë në Sofje, vizituesit mund të zhyten në një botë prej ngjyrave dhe formave. Janë paraqitur vepra të nxënësve të shkollës – qeramikë dhe tablo, grafikë dhe skulpturë, ikonografi dhe qelqi, instalime dhe pllakate të reklamës.

Drejtori z. Ilijan Iliev tregoi historikun e kësaj shkolle: “Ajo u themelua si shkollë e poçarisë gjatë vitit 1911 në Trojan – një qytet i njohur me traditat e tij në zanatin e qeramikës. Vetëm në shkollën tonë studiohet qeramikë, ndërsa gjatë dhjetë viteve të fundit edhe grafikën e reklamës. Pa tjetër qeramika është zanati më i vjetër të cilin njerëzimi e njeh. Trojani është unuk me depozitat e baltës, prej së cilës bëhet këta enë. Gjatë viteve kjo traditë u zhvillua dhe u pasurua me materiale dhe teknologji të reja, autorët kanë ide innovative, sepse këta nuk janë vetëm enë për ushqim. Qeramika është një material i përjetshëm, i cili reziston sfidat mijëvjeçare të historisë. Me të mund të bëhen jo vetëm sende, por edhe plastikë, krijime dizajnere dhe arkitekturore – domethënë pothuajse tërë spektrin e artit figurativ.”

Disa nga ish nxënësit e shollës sot janë pjesë nga ekipi i ri i pedagogëve. Mes tyre është edhe Marta Dimitrova, e cila përveç me edukimin e artistëve të rinj, merret edhe me disertacionin e saj në fushën e porcelanit dhe qelqit në Akademinë kombëtare të artëve.

Pse ajo ka zgjedhur të studiojë dhe pas kësaj edhe të punojë si pedagoge pikërisht në Shkollën e Trojanit?

“E vërteta është se shkolla është e mrekullueshme. Kam kujtime shumë të bukura, sepse ne jemi si një familje e madhe. Shumica e nxënësve janë nga qytete të ndryshme dhe jetojnë së bashku në konvikt. Përveç lëndëve tradicionale shkollore ka edhe shumë mësime mbi pikturim, qeramikë dhe grafikën e reklamës.”

Marta Dimitrova – “Anonimët” (qeramikë)

Sipas saj qeramika zhvillon mendimin e fëmijëve dhe i ndihmon si asnjë material tjetër të përmirësojmë aftësitë e tyre. Pedagogët janë ana të cilët i tregojnë si idetë mund të krijohen me ndihmën e artit të qeramikës, sepse ai nuk është vetëm një zanat tradicional.



“Dëshiroj se nxënësit të dinë, se sot krijuesit qeramike janë të barabartë me skulpturorët dhe piktorët dhe gjithashtu mund të krijojnë vepra në artin bashkëkohor – është kategorike Marta. – Në nivel botëror qeramika zhvillohet në saj të teknologjive innovative dhe ideve. Dëshiroj se fëmijët të bëjnë këtë që dëshirojmë pa shikuar kufij në pjesën teknologjike. Dallimi mes artit të aplikuara dhe të bukura po zhduket. Sot bëhen gjëra konceptuale si performansa dhe instalime, në të cilat autorët përdorin qeramikë për të shprehur vetveten dhe për të drejtuar mesazhin e tyre ndaj shoqërisë.”

Fotografi: Maria Peeva

По публикацията работи: Maria Peeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Margarit Canev - Margo

Artisti Margarit Canev – Margo largohet nga kjo botë me një fluturim

Një artist i ri bullgar vendos me vullnetin e tij të lirë të largohet nga kjo botë në mesin e shekullit të kaluar për të ruajtur vetveten, edhe pse i mundur nga sistemi në një nivel thjesht fizik. Aktualisht, në galerinë e Institutit Kulturor Bullgar..

botuar më 25-05-13 7.05.PD
Rumen Rashev

Rumen Rashev – bullgari në krye të Baletit Kombëtar të El Salvadorit

Rumen Rashev është një nga solistët më të shquar të baletit bullgar në fund të viteve ’70 dhe gjatë viteve ’80 të shekullit të kaluar. Ai hyn në botën e artit rastësisht, por me bekimin e emrit të njohur Nedellço Izov – drejtor i Shkollës Shtetërore të..

botuar më 25-05-10 11.10.PD

Sofja si një galeri e ndritshme nën yje – spektakli i dritave LUNAR 2025

Festivali i dritave LUNAR po kthehet në Sofje për edicionin e tij të katërt, duke e shndërruar kryeqytetin në një galeri të jashtëzakonshme nën qiell të hapur. Çdo mbrëmje mes 8 dhe 11 majit publiku do të zhytet falas në botën e dritave përmes..

botuar më 25-05-08 7.00.PD