Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çfarë do të fitojnë bullgarët nga Politika e përbashkët bujqësore e BE-së

Foto: BGNES
Fermerët bullgarë kanë nevojë nga një politikë më efektive dhe më të drejtë të përbashkët bujqësore të Bashkimit Evropian. Këtë e tha në një intervistë për Radio Bullgarinë Petja Stavreva, kryetare e partisë “Agrarë të Bashkuar” dhe ish deputete evropiane. Sipas fjalëve të saj për periudhën e re 2014-2020 Bullgaria duhet të argumentojë dhe të mbrojë pozitën e vet kështu, që kufiri dhe shpërndarja e mjeteve të llogarisin mundësitë dhe nevojat të prodhuesve tanë bujqësorë.

Aktualisht në Bruksel dhe në vendet anëtare zhvillohen debate intensive për Politikën e përbashkët bujqësore, kurse deri në fund të vitit 2012 duhet të merret vendim për këtë sesi do të duket ajo gjatë periudhës së ardhshme, rikujtoi Stavreva. Politika e përbashkët bujqësore, është harxhi më i madh në buxhetin e Bashkimit Evropian, mbi 40% dhe është kyç për zgjidhjen e problemeve të shumta në vend, përfshi dhe papunësia, më në veçanti mes të rinjve. “Në periudhën 2007-2013 shumë prodhues bujqësor bullgarë mbetën jashtë skemave për subvencione në kuadrin e Politikës së përbashkët bujqësore. Shumë pak nga mjetet mbi program arritën deri te fshatrat. Sipas fjalëve të saj pozita bullgare do të miratohet me sukses me një strategji të qartë për zhvillimin e bujqësisë, në shqyrtimin e të cilëve duhet të marrin pjesë njerëz realisht të interesuar dhe organizata të degës. “Bullgaria duhet të bëjë çdo gjë të domosdoshme,

© Foto: BGNES

Petja Stavreva
që të mund fermerët bullgarë të marrin një përkrahje më të madhe në periudhën e ardhshme programuese. E dimë se pas vitit 2013 ruhet shpërndarja e ndihmës nga Bashkimi Evropian. Politika e përbashkët bujqësore përsëri do të jetë prej 2 shtyllave – subvencione të drejtpërdrejta dhe mjete për zhvillimin e rajoneve bujqësore. Por financimi i projekteve mbi to, transferimi i resurseve do të jetë mjaft më fleksabil. Aplikohet një tavan i subvencioneve. Kjo është një premisë e mirë që prodhuesit e vegjël dhe të mesëm të marrin një përkrahje më serioze, kurse pagimet të mos të përqendrohen në duart vetëm të fermerëve të mëdhenj. Por mendoj se, sfida e madhe përpara nesh është barazimi i subvencioneve për të gjithë në Bashkimin Evropian, që të mos të ketë prodhues të lënë pas dore. Sot fermerët bullgarë marrin shumë më pak sesa kolegët e vet në vendet e vjetra anëtare. Përfaqësuesit tanë në Bruksel, Ministria e bujqësisë, të gjithë duhet të bëjmë kështu që pas vitit 2014 përkrahja evropiane të arrijë deri në Bullgari nëpër rrugën më të shkurtër dhe maksimalisht shumë prodhues të marrin një financim evropian. Aq më tepër se, mjetet kombëtare, të cilat ndahen nga buxheti i vendit për bujqësi janë krejtësisht të pamjaftueshme”.

Sipas Petja Stavrevës, mes propozimeve për Politikën e ardhshme bujqësore deri në vitin 2020 ka të tilla të cilat janë në interes të prodhuesve tanë agrarë: “Propozimi i mirë është se ka ndarje të parave për fermerët e rinj. Një propozim tjetër i mirë është se, ka përkrahje për prodhuesit e vegjël. Mendoj se, vendi ynë duhet të parashtroi në këtë numër dhe mbi Programin për zhvillimin e rajoneve fshatare më shumë masa, të drejtuara drejt fermerëve të vegjël dhe të mesëm. Faktet sot në Bullgari tregojnë se, prodhuesit më të vegjël pothuajse nuk arrijnë deri tek subvencionet evropiane. Ky është një problem shumë serioz. Prodhuesit në Francë dhe në Gjermani janë të bashkuar në kooperativa, janë krijuar struktura serioze të degës, të cilat ndihmojnë anëtarët e vet në përvetësimin e subvencioneve nga Bashkimi Evropian. Në Bullgari, përveçse toka është e copëtuar, shumë nga fermerët nuk janë të bashkuar në organizata të degës dhe kanë nevojë nga një ndihmë të drejtuar më direkt, në ndryshim nga vendet e vjetra në Bashkimin Evropian. Një element tjetër i paqartë është i ashtuquajturi komponent i gjelbër. Propozohet që ai të jetë 30% nga përmasa e përgjithshme e mjeteve mbi programin për vendin anëtar. Mendoj se, ky është një propozim i mirë në përkrahje të ruajtjes së natyrës dhe respektimit të normave ekologjike, të stimulimit të prodhimeve ekologjike dhe biologjike. Me rëndësi është që dhe debati për Politikën e përbashkët bujqësore te ne të arrijë te sa më shumë qytetarë bullgarë. Në fund të fundit, Politika e përbashkët bujqësore nuk është vetëm për prodhuesit bujqësorë. Ajo ndikon edhe mbi çmimet dhe cilësinë e ushqimeve dhe të produkteve.”

Petja Stavreva është e bindur, se bashkimi i vendeve të reja anëtare sa i përket barazimit të subvencioneve për të gjithë në Bashkimin Evropian që nga viti 2014, nuk duhet të jetë me prioritet gjatë mbrojtjes të pozitës për ndryshimin e Politikës së përbashkët bujqësore:

“Ne duam, barazi dhe solidaritet gjatë shpërndarjes të subvencioneve. Barazimi do të thotë që të gjithë në 27 vendet në Bashkimin Evropian të marrin barazisht, shuma, të cilat të garantojnë të ardhura dhe mundësi për shpëtim në periudhën e krizës së vazhdueshme. Bullgaria, Rumania dhe 10 vendet të aderuara më përpara, këmbëngulim shumë më aktivisht për barazim. Nuk është vonë që Bullgaria të këmbëngulë që akoma gjatë vitit 2014 paratë të barazohen, sepse që nga kjo fillon dhe periudha e re programuese. Është mirë se, komisioneri evropian Daçian Çollosh , i cili është nga Rumania, i përshtat disa nga propozimet e Komisionit Evropian me veçoritë e bujqësisë jo vetëm në vendet e vjetra, por dhe në të rejat, në këtë numër dhe në Bullgari dhe Rumani. Por propozimet tona duhet të jenë shumë aktive dhe të argumentuara shumë mirë, të mbrojnë pozitën kombëtare dhe propozimet e përshtatura me realitetet. Që të mos të dalë se Bullgaria do të aplikojë një politikë agrare, pasqyrë më tepër të nevojave të fermerëve nga Franca, Gjermania dhe Spanja, dhe jo kaq të situatës në sektorin agrar bullgar.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD
Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD