Mbi 100 aktivitete në 50 vende, 150 dizajnerë prej 20 vendeve, mbi 8 ditë program intensiv kulturor plotë me ekspozita, prezantime, ligjërata, projektime, diskutime dh punishte – kjo është vetëm një pjesë nga statistika e thatë për edicionin e katërt të Javës së Dizajnit të Sofjes. Organizatorët e revistës “Një” për herë të radhës na takuan me disa prej emrave më të njohura të kulturës vizuale botërore. Publiku u ftua për pjesëmarrje aktive, sepse edicioni i sivjetshëm i ishte kushtuar temës “Në kontekst”, duke studiuar rolin e tij mbi të gjitha etapat e dizajnit.
© Foto: Maria Peeva
Në një shëtitje në të kaluarën na ftoi Muzeu i dizajnit “Vitra” – Gjermani përmes ekspozitës kushtuar një mobilieje që u kthye në pjesë të pandarë të jetës sonë – karrigia. Vizituesit e Galerisë së arteve të Sofjes u kënaqën miniaturave të njëqind karrigeve klasike, të cilat tregojnë ndryshimet në tendencat gjatë epokave.
Karrigia si objekt i cili gërsheton në vetveten kontradikta si fortësi- lehtësi ose bukuri-komoditet, inspiron një dizajner i talentuar bullgar – Konstantin Açkov. Posaçërisht për Sofia Design Week ai paraqiti orenditë e tij, të cilët kritikët e huaj vlerësojnë si vepra në kufijtë mes artit dhe dizajnit.
© Foto: Maria Peeva
“Gjerat mbi të cilat punoj tashmë më shumë se dy vite janë orenditë-pezzle, të cilat prodhohen në saj të teknologjive të reja. – tregoi z. Açkov. – Ndërkohë për montimin e tyre nuk nevojiten elemente tradicionale si gozhde ose ngjitës. Ky është një dizajn unik dhe i pastër, i cili tashmë po patentoj.” Megjithëse së pari klientët sjellin me mosbesim, sipas Konstantin Açkovit gjatë viteve të fundit vëzhgohet hapja e bullgarit ndaj dizajnit modern.
Mes ekspozitave dhe prezantimeve të shumta ndihej një kontekst të përbashkët botëror – sosja e resurseve natyrore. Sot dizajnerët drejtohen jo ndaj prodhimit masiv, por ndaj rimendimit të objekteve ekzistuese dhe përdorimit të vendimeve jostandarde ekologjike. Kësaj temë i ishte kushtuar ekspozita e francezes së re Arian Prin. Pas përfundimit të Masterit mbi dizajn të produkteve në Kolegjin e arteve të Londrës, ajo rikrijon idetë e saj të guximshme me mjetet e dizajnit. Gjatë kohës së festivalit Arian i joshi vizituesit të bëhen artistë, duke përpunuar lapse ekologjike. Këto janë pjesë nga projekti i saj “Nga këtu për këtu”.
Si dizajni mund ta ndikojë ekologjinë?
© Foto: Maria Peeva
“Për mua dizajni është jo vetëm krijimi i objekteve të reja. Më shumë më emocionon vetë procesi i përpunimit të produktit – shpjegon Arian Prin – Unë shpesh shkoj në vende të caktuara, studioj kulturën dhe nevojat e komunitetit, pas kësaj propozoj vendime. Ashtu bëra edhe me projektin tim për lapsat, duke krijuar teknologji të posaçme dhe një makine për përpunimin e tyre, duke përdorur mbeturinat nga punishtet e kolegjit. Mendoj se të gjithë ne po realizojmë problemet me mjedisin dhe sipas meje është progresive të mendohet për to në mënyrë të ndryshme. Nuk mund të them se lapsat e mi do ta zgjidhin problemin, por përmes tyre unë u tregoj një histori njerëzve dhe u njoh me vendime të cilat mund të zbatohen për një mënyrë më ekologjike të jetesës.”
© Foto: Maria Peeva
Sofia Design Week iu kushtoi një seri aktivitetesh fëmijëve, që bashkë me prindërit e tyre krijuan lodra prej materialeve natyrore, gatuan dhe pikturuan. Festivali iu dha shans dizajnërve të rinj të bëjnë hapat e para në sferën profesionale. Studentë nga dega e Dizajnit të aplikuar pranë Universitetit të pylltarisë dhe teknikës në Sofje kishin shansin të krijojnë me ndihmën e burimeve të ripertëritshme nën udhëheqjen e dizajnerit të njohur austriak Tomas Feihtner. Çantë për laptop që transferohet në karrige, tavolinë nën të cilën rriten erëza të freskëta, fener prej shisheve plastike – këto janë vetëm pjesë nga krijimet e dizajnerve të rinj. Njëri prej tyre u dallua me çmimin e parë – karrige-kovë. Ja se çfarë tregoi për Radio Bullgarinë Mariela Koleva – pjesë nga ekipi i projektit fitues.
© Foto: Maria Peeva
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..
Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..
Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë..