Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria në një studim evropian të narkomanisë ndër nxënësit

Bullgaria vazhdon të jetë një prej vendeve me përqindje më të lartë të duhanpirësve.
Foto: arkiv
Një prej temave më të diskutuara – shkas për shqetësime nga ana e prindërve, është përdorimi i lëndëve narkotike. Kjo temë bëhet edhe më aktuale gjatë periudhës së pushimeve verore, kur adoleshentët nuk kanë angazhime shkollore dhe disponojnë më shumë kohë të lirë për argëtime. A janë të arsyeshme këto shqetësime? Përgjigjen e kësaj pyetjeje e gjejmë në të dhënat e projektit të sivjetshëm evropian ESPAD për parandalim të përdorimit të alkoolit, cigareve dhe narkotikëve nga adoleshentët në Kontinentin e Vjetër. Numri i shteteve-pjesëmarrëse në studim, rritet gjithnjë e më shumë gjatë viteve. Kështu në vitin 1995 ato kanë qenë 26, kurse gjatë vitit të kaluar 2011 ato tashmë janë 39. Bullgaria merr pjesë në këtë studim që nga viti 1999.

“Nxënësit, të cilët mbushin 16 vjeç në vitin e grumbullimit të të dhënave janë grupi target i studimit – thotë Anina Çileva, studiuesja kryesore për Bullgarinë pranë Qendrës kombëtare për shëndetin shoqëror. – Numri i të intervistuarve luhatet nga 366 në Lihtenshtajn deri në 6084 në Serbi. Intervistat e grumbulluara janë gjithsej rreth 105 mijë nxënës evropianë, kurse të dhënat janë grumbulluar në një kohë në vendet e veçanta – gjatë pranverës së vitit 2011. Ideja është që të ruhen të rinjtë nga narkomania dhe të sigurohen të dhëna krahasuese, të cilat të shërbejnë për aktualizimin e strategjisë për prevencë të përdorimit të narkotikëve, cigareve dhe alkoolit në BE.”

Cilat janë më konkretisht të dhënat e studimit të ESPAD-it për Bullgarinë sa i përket pirjes së duhanit dhe përdorimit të alkoolit ndër adoleshentët në moshën 16 vjeç?

“Sa i përket pirjes së cigareve Bullgaria vazhdon të jetë një prej vendeve me përqindje më të lartë të duhanpirësve – tregon zonja Çileva. – Ne jemi në vendin e katërt për nga përdorimi i duhanit ndër adoleshentët. Për fat të keq kjo tendencë vëzhgohet edhe në studimet e kaluara. Bullgaria është gjithashtu ndër vendet me më shumë duhanpirës në përgjithësi. Është shumë shqetësues dhe fakti se mbizotëron numri i vajzave duhanpirëse ndër nxënësit e moshës 16 vjeç. Që nga vetë fillimi i pjesëmarrjes së vendit tonë në ESPAD, vajzat 16 vjeçare, të cilat pinë duhan, janë më shumë sesa djemtë. Gjatë katër viteve të fundit nuk vëzhgohet tendencë e uljes së numrit të duhanpirësve në Bullgari. Përdorimi i alkoolit gjatë disa viteve të fundit gjithashtu na vendos në një situatë të pafavorshme. Të dhënat tregojnë se vëzhgohet rritje e numrit të nxënësve, të cilët konsumojnë alkool. Mirëpo kjo tendencë vëzhgohet edhe në shumicën e vendeve, të cilat kanë marrë pjesë në studim. Pija kryesore mbetet birra dhe ne zëmë vendet e para për nga konsumimi i saj nga adoleshentët. Sa i përket dehjes me alkool Bullgaria është në mes të shkallës së vendeve pjesëmarrëse në studim. Rreth 20 për qind e të anketuarve deklarojnë se janë dehur gjatë muajit të fundit dhe këta janë kryesisht djem. Në përgjithësi djemtë, të cilët përdorin alkool, janë më shumë sesa vajzat.”

Sipas studimit të ESPAD-it adoleshentët bullgarë të moshës 16 vjeç janë në top pesë në Evropë për nga përdorimi i amfetaminave. “Bumi i madh i amfetaminave te ne ishte në periudhën 2003 – 2007” – vë në dukje Momçill Vasilev nga Qendra kombëtare për narkotikët dhe narkomaninë. 26 për qind e nxënësve të anketuar kanë deklaruar se kanë përdorur lëndë narkotike. Në përgjithësi numri i nxënësve, të cilët përdorin narkotikë, është rritur me 12 për qind në krahasim me studimin e parë të vitit 1999. “Në Bullgari nuk bëhet fjalë për një situatë dramatike, por për procese dhe tendenca, të cilat duhet të shërbejnë si sinjal për prindërit dhe mësuesit. Është me rëndësi që prevenca të fillojë sa më herët ndër nxënësit më të vegjël”, është kategorik Momçill Vasilev.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryetari i

“Shoqata për Identitetin Bullgar” u regjistrua në Shqipëri

“Shoqata për Identitetin Bullgar” e sapokrijuar u prezantua më 3 tetor në Ambasadën e Bullgarisë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. Shoqata u regjistrua sipas legjislacionit shqiptar në gjykatë më 24 shtator 2024 me adresë në qytetin e Tiranës,..

botuar më 24-10-14 7.15.MD

Të mbijetosh vështirë, apo si të plakesh me dinjitet me një pension bullgar

Pensionistët bullgarë jetojnë në kushte që nuk i lejojnë ta shijojnë plotësisht pleqërinë, ndryshe nga moshatarët e tyre në vendet më të zhvilluara, thotë psikiatri dr. Vlladimir Simov, i cili prej shumë vitesh e ushtron profesionin e tij jashtë..

botuar më 24-10-14 7.20.PD

Fantazitë e kungujve në Sevlievo

Sevlievo është "mbretëria e kungujve". Fruta e shijshme rritet me bollëk në këtë pjesë të Bullgarisë Veriore. Jo rastësisht vendasit i kanë kushtuar një festival të veçantë, i cili zhvillohet në kuadër të panairit vjeshtor të Sevlievos. Këtë vit..

botuar më 24-10-12 7.45.PD