Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ani Krësteva: Vallëzimi nuk u nënshtrohet barrierave gjuhësore

Secili mund të vallëzojë, është e mendimit Ani Krësteva.
Foto: arkiv personal

Në pamje të parë Ani Krësteva është një grua e zakonshme e re. Por syri kureshtar mund të njohë në të vallëzuesen profesionale. Kjo njihet në radhë të parë nga shtati i saj i drejt dhe pas kësaj nga ecja – me fines, në mënyrë të lehtë, duke vallëzuar... Ani është nga njerëzit, për të cilët puna dhe kënaqësia prej saj ecin dorë pas dore. Ajo është themeluese e qendrës së vallëzimit “Fjuzhën studio”, është dhe anëtare e Asociacionit ndërkombëtar profesional të vallëzimit.

“Punoj paralelisht dhe si menaxhere PR në një firmë të softuerit – thotë Ani Krësteva. – Është vështirë të punosh në disa vende, por sikurse balancoj dhe me familjen dhe me jetën personale. Tani për tani i balancojë. Dua që pas viteve të mund të merrem vetëm me vallëzime. Vallëzoj akoma si fëmijë. Kam kaluar përmes shkollave të ndryshme – gjimnastikë artistike, balet modern, rockandroll, akrobatik, salsa. Kam marrë pjesë në shumë festivale, shfaqje dhe gara. E zbulova magjinë e salsës gjatë vitit 2004, kurse që nga viti 2005 jep mësim në salsa në studion e vallëzimit “Salsa fens”. Vendi tjetër, ku jap mësim dhe themeluese e të cilit jam, bashkë me një shokun tim të mirë, është qendra “Fjuzhën studio”. Qendra është ëndrra e realizuar dhe këtu me kolegë përpiqemi të japim mësim mundësisht më shumë dhe në llojet e ndryshme të vallëzimeve – swing, rockandroll, valle popullore, zumba, hip-hop, vallëzime orientale dhe kuptohet dhe salsa dhe latino. Bëjmë dhe një teatër vallëzues. Ai është i orientuar më tepër drejt fëmijëve në moshë nga 10-15 vjeç. Qëllimi ynë është t’i provokojmë të shprehin emocionet e veta nëpërmjet lëvizjeve dhe vallëzimit. Në teatrin vallëzues luhen pa skenar. Ato janë frutë të situatës jetike, e cila ka shkaktuar te fëmijët ndonjë farë emocionesh. Është shumë interesante, sepse nxjerr në pah frikësime të fshehura, agresion, vuajtje por dhe gëzim, shpresë, pritje...”

Ani tregon se në sallën e vallëzimit përmbushet me emocione – efekt, i cili vihet re dhe te njerëzit, të cilët kanë zgjedhur të studiojnë artet e vallëzimit: “Përpara kohe kisha bërë ekspertimet – vëreja njerëzit, të cilët hyjnë te ne – thotë ajo. – Pjesa më e madhe prej tyre, duke përjashtuar kuptohet fëmijët, vijnë të lodhur, të menduar, të zhytur në problemet e veta... Lëshojmë muzikë, fillojnë vallëzimet. Pas minutave njerëzit ndryshojnë. Pushojnë së menduari për shqetësimet e veta, fillojnë të dëfrejnë dhe ikin që këtu me buzë në gaz dhe të përmbushur me energji. Kur nuk e ndiej veten mirë, kur jam shumë e menduar dhe e ngarkuar nga ana psikike, vij në sallë, sepse ky është vendi, ku shkarkohem. Një gëzim të madh më sjellin fëmijët. Ata janë pozitivë, ndriçojnë si diej. Ndihem në mënyrë të shkëlqyer mes tyre. Gëzohem shumë, se gjatë viteve të fundit vallet popullore bëhen gjithnjë e më të njohura dhe pëlqehen gjithnjë e më shumë nga njerëzit e rinj. Kjo është shumë mirë, sepse në vallet popullore paraqiten traditat dhe ritet bullgare. Është mirë të kemi dhe kulturë dhe për vallet të cilat interpretohen nëpër botë, por unë mendoj se, duhet fillimisht të ruajmë dhe të transmetojmë traditat tona.”

Ani Krësteva është e bindur se, nuk ka njerëz, të cilët të mos të mund të mësohen të vallëzojnë, por ka dhe të tillë me paramendim: “Në qoftë se njeriu e liron vetëdijen e vet dhe vendos të provojë, del se mundet. Kujtohem për disa burra, të cilët thoshin: “Vallëzimet nuk janë për ne, nuk mundim të vallëzojmë...”. Tanimë për vit të tretë merren me vallëzime. Disa prej tyre bile dalin dhe në gara. Kështu që nuk ka njerëz, të cilët nuk mund të vallëzojnë. Ka të tillë, të cilëve u vjen turp, ose kanë frikë, por dhe ata mundin. Te ne vijnë prindër, të cilët i sjellin fëmijët për të vallëzuar. Rinë, shikojnë, i shikoj se si në një kohë të caktuar pa e kuptuar fillojnë të tundin trupin në mënyrë ritmike, të tunden. Vendosin të provojnë dhe ndizen nga magjia e vallëzimit. Mes klientëve të rregullt janë dhe disa familje, në të cilat që të gjithë – nga gjyshja deri te nipi, vallëzojnë. E vërteta është se për vallëzimet nuk ka kufizim moshe. Unë them kështu – të gjithë njerëzit nga 4 deri më 100 vjeç, në qoftë se kanë forcë dhe entuziazëm, duhet të vallëzojnë. Një shembull për këtë janë dy gjyshet e mia. Çdo javë ato mblidhen me shoqe, këndojnë vallëzojnë. Për mua ato janë frymëzimi im më i madh. Dua që në moshën e tyre dhe unë të kem po këtë energji e forcë dhe të bëj atë të cilën dua dhe pëlqej.” 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: arkiv personal

По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD
Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD