Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zgjedhjet në Greqi qetësuan Evropën

Foto: BGNES
Zgjedhjet e radhës në Greqi kaluan siç pritej – fqinjët tanë jugorë votuan për partinë e preferuar, por pa shpresa të mëdha. Afro 15 për qind prej zgjedhësve votuan në momentin e fundit. Me përjashtim të granatave të gjetura në oborrin e një medie, ndezjes së një pike votimi, si dhe zjarreve të shumta, që shpërthyen në vend një ditë para zgjedhjeve, mund të themi se zgjedhjet në Greqi kaluan normalisht dhe pa shkelje të mëdha. I fitoi “Demokracia e Re”, me afro 30 për qind prej votave, gjë që i siguroi rreth 130 deputetë në parlamentin prej 300 vendesh, përfshi këtu dhe 50 vendet bonus për partinë e parë në zgjedhje. Në vend të dytë është Koalicioni i së majtës radikale SIRIZA – me 37 për qind, kurse në vend të tretë janë socialistët nga PASOK – me 12 për qind. Sipas analizatorëve orët në pritje të rezultateve kanë qenë shumë të tensionuara, por pritet që ditët e ardhshme të jenë edhe më të tensionuara, kur jo vetëm Greqia, por dhe tërë Evropa do të jenë në pritje të formimit të një qeverie të qëndrueshme.

Rrallë zgjedhjet në Greqi kanë shkaktuar një vëmendje kaq të madhe jashtë, ndoshta sepse këtë herë janë me rëndësi të madhe si për vendin, ashtu dhe për tërë BE-në dhe eurozonën. Pas zgjedhjeve të kaluara nuk u arrit deri në formimin e qeverisë. Atëherë në Parlament hynë 7 parti – “Demokracia e Re”, “SIRIZA”, “PASOK”, “Grekët e Pavarur”, Partia e së djathtës ekstreme “Agimi i artë”, E Majta Demokratike dhe Partia Komuniste Greke. Mirëpo asnjë formacion politik nuk mori mjaftë vende deputetësh, që të udhëheqë më vete. E njëjta gjë përsëritet dhe tani. Por tashmë nuk ka kohë për prova të reja. Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve analizatorët politikë filluan të flasin për formimin e një qeverie të tolerancës, shpëtimit dhe pajtimit, pavarësish se cila do të ishte partia fituese.

Grekët u dëshpëruan shumë pas masave të ndërmarra për shkurtime buxhetore, të cilat u aplikuan si rrjedhojë e huas së radhës ndërkombëtare për përmirësimin e ekonomisë. Tani dy forcat më të mëdha politike “Demokracia e Re” dhe “SIRIZA” gjenden në një situatë të rëndë – e para, e cila është me tradita të mëdha politike dhe me një histori të pasur, do që të udhëheqë vetë, por kjo është e pamundur, kurse formacioni i majtë radikal, i cili u formua nën presionin e rrugës, nuk disponon kuadrot e domosdoshme për të udhëhequr.

Greqia u angazhua me uljen e rreptë të shpenzimeve buxhetore, që të marrë 240 miliardë euro ndihmë nga BE-ja dhe FMN-ja, por tani për tani kjo nuk ndodh. Kreditorët ndërkombëtarë paralajmëruan se do ta privojnë vendin nga financimi, në qoftë se nuk e respekton marrëveshjen.

Në fakt grekët u gjendën para një zgjedhjeje të pamundshme. Ata duhej të zgjidhnin midis formacionit të majtë radikal “SIRIZA”, i cili është për ndryshim, madje për refuzimin e marrëveshjes me kreditorët ndërkombëtarë, dhe partisë konservatore “Demokracia e Re”, e cila përkrah rrugën evropiane të Greqisë dhe euron. Populli grek zgjodhi variantin e dytë në një moment shumë të vështirë, zgjodhi rrugën e zhvillimit, të daljes nga kriza, rrugën e qeverisjes së drejtë. Është e sigurt se tani, pas zgjedhjeve, edhe dy forcat politike nuk do të zbatojnë disa prej premtimeve paraelektorale, por ato presin ndryshim edhe të pozitës së Evropës. Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi pak para zgjedhjeve se Greqia “duhet të zgjedhë shumicën, e cila të respektojë kushtet”, që të marrë ndihmën shpëtimtare. Është e qartë se pa të Greqia do të përjetojë një katastrofë ekonomike dhe do të gjendet në një situatë të paqëndrueshme politike, pavarësisht nëse do të vendosë të mbetet në eurozonë, apo jo. Mirëpo pasojat do të jenë negative edhe për Evropën. Qeveritë e tyre me siguri do të kërkojnë vendime të ndryshme nga pozitat e tyre të mëparshme. Pritet një periudhë e vështirë e formimit të shpejtë të qeverisë dhe e ndërmarrjes së masave të shpejta për reforma në sektorin shtetëror, për rimëkëmbje dhe zhvillim të vendit, sepse tashmë nuk ekziston varianti i zgjedhjeve të reja.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Penka Velleva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dëllinja e pemës në rezervatin

Në Bullgari është vendi më i madh natyror i pemëve të dëllinjës në Evropë

Pikërisht 75 vjet më parë, përkatësisht në vitin 1949, vendi më i madh natyror i dëllinjës së pemës (Juniperus excelsa) në Evropë - "Tisa", që ndodhet rrëzë të malit Pirin, u shpall rezervë. Dëllinja është një specie relikte e mbrojtur jugore, me..

botuar më 24-10-17 8.15.PD

Kënga “Hajde: Më të mirë” u bën thirrje fëmijëve të jenë më të sjellshëm dhe tolerantë ndaj njëri-tjetrit

Dhuna dhe bullizmi në shkollë është një problem aktual jo vetëm në Bullgari, por edhe në shumë vende evropiane dhe të tjera. Tetë vjeçari Johan Tansoe, i cili ka lindur në Norvegji, por për rreth një vit studion në një shkollë bullgare në Burgas, u..

botuar më 24-10-17 7.15.PD

Një projekt hapësinor evropian me një kontribut në mbrojtjen e Tokës

Një nga subjektet e përdorura shpesh në filmat apokaliptikë të Hollivudit ka të bëjë me një asteroid të madh që do të godasë Tokën. Një dramatizëm shtesë sjellin masat që duhen marrë për të parandaluar një katastrofë të tillë. Fabula në..

botuar më 24-10-16 8.26.MD