Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspozitë, kushtuar përvjetorit të 175-të të lindjes së Vasill Levskit

Foto: Millka Dimitrova

Një ekspozitë, kushtuar përvjetorit të 175-të të lindjes së revolucionarit të madh bullgar Vasill Levski (18 korrik 1837), u hap në sallonin e Bibliotekës Kombëtare “Shenjtorët Kirill dhe Metodij”. Me emrin “Vasill Levski, revolucioni dhe liria” për herë të parë që prej shumë vitesh paraqiten 40 dokumente origjinale, të shkruara nga ai, shumë fotografi, të cilat ndjekin etapat e jetës dhe veprës së tij. Janë paraqitur studime dokumentare, si dhe libra artistikë, kushtuar heroit më të dashur kombëtar bullgar – Apostullit, dhe kontributit të tij në luftërat për çlirimin nga zgjedha pesëshekullore turke. Ekspozita vazhdon deri në fund të muajit korrik.

© Foto: BTA

Eksponati më i vlershëm – blloku personal i Apostullit, me pusulla personale gjatë dy viteve të fundit të jetës së tij.

“Biblioteka kombëtare disponon këtë arkiv të jashtëzakonshëm, kurse në ekspozitë është paraqitur vetëm një pjesë prej tij”, thotë profesoresha Borjana Hristova, drejtoreshë e bibliotekës. Vizituesit mund të shohin gjithashtu libra dhe gazeta, në të cilat flitet për Levskin, ose me të cilat ai ka bashkëpunuar. “Do të shohim personalitetin e tij nga pikëpamje të ndryshme – si patriot, si dhjak, si revolucionar profesional, si autor i disa prej dokumenteve më të rëndësishme për shtetin bullgar, madje si poet në autobiografinë e tij, në të cilën deklaron se nuk do që të jetë rob. Ekspozita e paraqet gjithashtu si autor të korrespondencave të ashpra” – thotë gjithashtu prof. Hristova. Fotografitë e ekspozitës, rreth 50, paraqesin portrete të Levskit dhe të ndihmësve të tij, shtëpinë e tij të lindjes në Karllovo. Në qendër të ekspozitës është vendosur eksponati më i vlershëm – blloku personal i Apostullit, me pusulla personale gjatë dy viteve të fundit të jetës së tij. Në ekspozitë mund të shihet dhe dokumenti gjenial programor, i shkruar nga Levski, për çlirimin e popullit bullgar, si dhe rregullorja e Komitetit Qendror Revolucionar Bullgar që nga viti 1872.



Levski, emri i vërtetë i të cilit është Vasill Ivanov Kunçev, ka lindur në qytetin Karllovo të Bullgarisë Qendrore. Ai është ideologu i revolucionit bullgar dhe krijuesi i një rrjeti prej komitetesh revolucionare në tërë vendin, me qëllim përgatitjen e kryengritjes kundër zgjedhës pesëshekullore. Levski u tradhtua dhe u var nga autoritetet turke në Sofje më 18 shkurt të vitit 1873. Emri i tij është i shenjtë dhe çdo bullgar mban mend fjalët e Apostullit “Po të fitoj, fiton tërë populli, po të humbas, humbas vetëm unë.”



“Pas dy javësh do të jemi në Karllovo, ku do të shënojmë përvjetorin e liderit tonë kombëtar – tha kryetarja e Kuvendit Popullor Cecka Caçeva – E quaj lider, sepse Levski është emri më i shenjtë në historinë bullgare, i cili nuk u njollos nga vitet pas jetës dhe veprimtarisë së tij, siç ndodhi me shumë figura të tjera bullgare historike dhe politike.”



Sipas prof. Dojno Dojnov, kryetar i Komitetit mbarëkombëtar “Vasill Levski” organizimi i një ekspozite në Bibliotekën Kombëtare, kushtuar Vasill Levskit, në vigjilje të ditëlindjes së tij, është një traditë shumë e vlershme. Kështu brezat e rinj do të njihen me jetën dhe veprën e tij dhe Levski do të mbetet i pavdekshëm në të ardhmen.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: BTA

По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shenja përkujtimore në kodrën Carevec në Veliko Tërnovo, ku u shpall Pavarësia e Bullgarisë

Në vitin 1908 u fitua liria e plotë e vendit tonë

Më 22 shtator 1908 u shpall Pavarësia e Bullgarisë. Pas aktit më të guximshëm të pavarur në historinë bullgare - Bashkimit të Rumelisë Lindore dhe Principatës së Bullgarisë, bullgarët demonstruan edhe një herë fuqinë e unitetit dhe besimin në forcat e..

botuar më 24-09-22 6.05.PD

Një statujë e dytë romake e varrosur u zbulua në Heraklea Sintika

Arkeologët bullgarë zbuluan një statujë të dytë në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit antik Heraklea Sintika. Arkeologët nga ekipi i Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski hasën në një tjetër skulpturë mermeri pranë vendit në kanal ku në..

botuar më 24-09-20 12.23.MD

Hetimet e para arkeologjike në shkallë të gjerë në kompleksin trak të Begliktashit po vazhdojnë

Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..

botuar më 24-09-11 2.20.MD