Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Flautistja Lidia Oshavkova: “Muzika luan rolin kryesor në jetën time”

“Lidia Oshavkova i ka të gjitha aftësitë që emri i saj të renditet mes flautistëve më të shquar të epokës sonë” – kategorikë janë nga Kompania muzikore “Gega New”, e cila prezanton arritjet e muzikantëve bullgarë. Kjo është vetëm pjesë e vlerësimeve të shumta që ka marrë flautistja bullgare. Gjatë viteve të fundit ajo ka dhënë koncerte në shumë vende të Evropës dhe Azisë. Si pedagoge e kanë vlerësuar lartë dhe ka punuar në disa universitete të Francës, Gjermanisë, Japonisë etj. Lidia Oshavkova është themeluese e “Ansamblit të ri të dhomës” dhe “Orkestrës së dhomës për femra”. Për momentin jep mësime në Akademinë e Muzikës “Panço Vlladigerov” në Sofje.

© Foto: arkiv personal

“Muzika luan rolin kryesor në jetën time – pohon flautistja, e cila lindi në familjen e filozofëve. – Prindërve të mi u jam shumë mirënjohëse se me kanë treguar rrugën e artit. Përmes muzikës, qoftë interpretuesi, qoftë dëgjuesi, e prek Parajsën.” Që nga mosha e fëmijërisë Lidia Oshavkova filloi t’i binte pianos, kurse në vitet e gjimnazit – flautit. “Të gjitha vendet për pianistët ishin të zëna dhe unë u regjistrova për flautiste me idenë se më vonë do të transferohem në degën e pianos – thotë Lidia Oshavkova. – Nuk mund të them se rashë në dashuri nga shikimi i parë me flautin. Nuk kisha fare ide me çfarë ka të bëjë kjo vegël frymore, as kisha dëgjuar flautistë të njohur që të më frymëzojnë. Por si duket, fati e kishte përcaktuar rrugën time jetësore dhe flauti u bë dashuria ime.”

Shumë janë njerëzit, të cilëve flautistja është mirënjohëse për ngritjen e saj profesionale. Në shkollën muzikore ajo punoi me flautistin Angell Genov. Në Akademinë Muzikore pedagog i saj ishte prof. Jordan Kindallov. Pasi ka mbaruar studimet, Lidia Oshavkova u shfaq në një konkurs para Filarmonisë së Sofjes. Gjatë prezantimit e reja bëri jurinë për vete dhe shpejt u bë pjesë e ekipit. Lidia Oshavkova ka frekuentuar klasa të specializuara në Francë tek të njohurit botërisht Alen Marion dhe Jean-Pierre Rampal. “Atje u njoha me magjinë e flautit dhe mësova sa i vështirë mund të jetë ky instrument”, thotë Lidia Oshavkova. Shumë kujtime pozitive i ka lënë Liljana Stefanova, e cila ishte pedagogia e saj e pianos. Më vonë të dyja muzikantet bënë shumë interpretime të përbashkëta. Para pak kohe u rihap Konkursi i dueteve me flaut “Nikolla Stefanov”, i cili ishte themeluar nga pianistja Liljana Stefanova. Ky aktivitet ka dhënë kontribut të madh në zhvillimin e shkollës së flautit në Bullgari.

Lidia Oshavkova thotë se për të luajtur një vepër, së pari duhet të ketë pasur frymëzim nga vetë vepra. “Rrallë herë interpretoj me porosi – thotë flautistja. – Zakonisht programet e mia i përcaktoj unë. Ndonjëherë zgjedh veprat sipas humorit – a vendos të luajë ndonjë gjë të re, a punoj mbi vepra që i kam interpretuar me herët dhe atyre u jap jetë të re. Megjithëse e kam repertorin e madh, përpiqem që ta pasurojë atë vazhdimisht.”

Gjatë verës flautistja do të bëjë një klasë për mjeshtër dhe për formacione të dhomës në Universitetin e Stambollit “Marmara”. Ndërsa në kuadër të Festivalit të Muzikës Baroke, i cili mbahet në qytetin tonë bregdetar Kavarna, ajo do të bëjë klasa të specializuara për kitarë, këndim, muzikë dhome dhe flaut.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Monika Aleksandrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Më zgjo në maj” dhe Mary Boys Band

Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..

botuar më 24-11-28 6.10.PD

"Dua"

Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..

botuar më 24-11-27 6.10.PD

"I pathyer"

Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..

botuar më 24-11-26 6.25.PD