Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ndërmarrjet e mesme dhe të vogla në Bullgari – gjendje dhe perspektiva

Foto: arkiv
Për vit me radhë Agjencia e vlerësimit të marketingut “NOEMA” paraqit një studim të gjendjes dhe problemeve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Bullgari. Këto firma përbëjnë 99 për qind të ekonomisë së vendit. Studimi shqyrton ambientin makroekonomik të ndërmarrjeve, gjendjen e tyre aktuale dhe aftësitë e tyre për konkurrencë.

Në Bullgari numri më i madh përbëjnë mikrondërmarrjet. Ato numërojnë 325 mijë, ndërsa ndërmarrjet e vogla janë gati 23 mijë, ato të mesme – 4 mijë e 444. Për sa u përket kompanive të mëdha, ato përbëjnë vetëm 2 për qind të pasqyrës ekonomike, ose 744. Ndërmarrjet e industrisë së përpunimit janë përqendruar kryesisht në jug të Bullgarisë. Dallimi midis gjendjes ekonomike të Bullgarisë Veriore dhe Bullgarisë Jugore është i ndjeshëm dhe sipas ekspertëve të “NOEMA”-s kjo ka të bëjë edhe me infrastrukturën e keqe. Kriza ka prekur ndjeshëm firmat e prodhimit, shumë prej të cilave kanë ndërprerë punë ose janë mbyllur vitet e fundit. Sipas studimit të punësuarit në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përbëjnë tre të katërtën. Ja pse në këtë sektor vërehet ulja e madhe e punësisë, derisa në kompanitë e mëdha ulja e punësisë nuk është e konsiderueshme. Për sa u përket treguesve financiarë, ata u përkeqësuan vitet e fundit. Janë pakësuar si të ardhurat, ashtu edhe qarkullimi. Sipas studimit në raste të vështirësive financiare dhe ekonomike ndërmarrjet kanë kursyer, duke mos blerë pajisje të reja. Gjatë 2011-ës ndërmarrjet e vogla dhe të mesme kanë rritur eksportin e tyre, tregojnë të dhënat e studimit. Eksportohen kryesisht produkte me mundësi përpunimi, po ashtu makina dhe pajisje. Pjesa më e madhe e eksportit është drejtuar ndaj vendeve të tjera të BE-së. Shumë prej ndërmarrësve janë të moshës mbi 46 vjeç, sqaron znj. Ralica Ganeva nga Universiteti i Sofjes “Shën Kliment i Ohrit”. Studimi u përgatit në bashkëpunim të shkollës së lartë.

“Ndërmarrësit e rinj përbëjnë 5 për qind të të gjithë ndërmarrësve të sektorit – thotë znj. Ganeva. – Të rriturit, mbi moshën 60-vjeçare janë 15 për qind. Një e treta e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Bullgari janë firma familjare. Sipas statistikës 70 për qind e firmave familjare udhëhiqen nga themeluesit e tyre. Mund të pohohet se pikërisht këto janë ndërmarrjet me rrezik të mbylljes ose pronari i të cilave do të largohet nga biznesi.”

Problemi kryesor te ndërmarrjet e vogla dhe të mesme qëndron në financimin e tyre. Zakonisht bankat lëshojnë kredi në mënyrë selektive. Studimi i “NOEMA”-s tregon se biznesi ka nevojë për burime financuese suplementare. Paratë e pamjaftueshme janë arsyeja që të mos jepen mjete për risi. Në këtë drejtim firmat tona mbeten mbrapa në zhvillim. “Nën 10 për qind prej tyre bashkëpunojnë me institucione arsimore dhe akademike. Gjatë 2011-ës gati 40 për qind të risive ishte në proces lidhur me pakësimin e të ardhurave, të prekura nga kiza”, thotë ekspertja Ganeva, duke shtuar se ndërmarrjet janë financuar me para private ose me ato të afërme dhe të shokëve.

Një pikë tjetër e dobët e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Bullgari është prona intelektuale. Përqindja e ndërmarrjeve aktive në këtë fushë është shumë e vogël. Mezi 7 për qind prej tyre kanë patentë të regjistruar, ndërsa vetëm 13 për qind kanë regjistruar markën e vet tregtare. Nën një të pestën janë ndërmarrjet që disponojnë me para për të regjistruar patentën dhe markën tregtare.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

TASS: Nuk bëhet fjalë për ndalimin e tranzitit të gazit rus përmes Bullgarisë

Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar i energjisë, Vlladimir Malinov, paralajmëroi se “Bulgartransgaz” mund të ndalojë transportimin..

botuar më 24-12-11 10.35.PD

Ministria e Financave publikon projektbuxhetin e shtetit për vitin 2025

Në buxhetin e vitit 2025 propozohet një deficit prej 3 për qind. Në parashikimin buxhetor afatmesëm, deficiti prej 3 për qind është vendosur deri në vitin 2028. Deri atëherë, borxhi i shtetit do të rritet në 81 miliardë leva 41.57 miliardë euro)...

botuar më 24-12-10 10.19.PD

PBB-ja u rrit me 2.4% në tremujorin e tretë

Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 2.4 për qind në tremujorin e tretë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, treguan të dhënat paraprake nga Instituti Kombëtar i Statistikave (NSI). Kjo përbën një përshpejtim të rritjes, pasi PBB-ja u..

botuar më 24-12-08 11.35.PD