Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është kundër ndalimit për futjen e duhanit oriental në cigaret

Ndryshimi i direktivës së duhanit në Bashkimin Evropian do të prekë shumë rëndë rajone të tëra në Bullgari.
Foto: BTA
Duhani oriental, një nga kulturat bujqësore të rëndësishme për Bullgarinë bashkë me trëndafilin vajdhënës dhe rrushi për verë, është mbase nën kërcënim. Është shumë e mundur që pikërisht këto aroma më të vlefshme për industrinë e cigareve të jenë viktima e parë në luftën kundër pirjes së duhanit, të ndërmarrë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Kundër tyre u drejtua dhe presioni lobist në Organizatën Tregtare Botërore të Koncerneve të Cigareve, të cilët shfrytëzojnë dobët duhanin aromatik amerikan me gjethe të gjera. Beteja është në “hapin e fundit” dhe në Bashkimin Evropian ku Drejtoria e Përgjithshme “Shëndetësi dhe Mbrojtja e Konsumatorëve” përgatit ndryshime në direktivën e pranuar gjatë vitit 2001 për duhanet, që do të parashikojë ndalim për futjen e aromave në cigaret. Mes tyre bashkë me mentën propozohet të futen edhe duhanet orientale. Cili është “mëkati” i madh i duhaneve orientale? E thënë në mënyrë më të përgjithësuar – si më aromatike ato i bëjnë cigaret dhe më tërheqëse, pohojnë përkrahësit e ndalimit të tyre.

Pranimi i një rregulli të ngjashëm nga Bashkimi Evropian do të prekë shumë rëndë rajone të tëra në Bullgari, ku duhani oriental është mjeti kryesor jetese prej shekujve. Këto janë kryesisht rajone malore, ku tokat janë shumë të varfra dhe e bëjnë këtë kulturë pa alternativë. Aty fshatra të tëra e nxjerrin bukën e gojës me një punë të rëndë dore rreth rritjes të duhanit oriental me gjethe të vogla, i cili nuk lejon një përpunim me makinë. Dhe i cili vite të tëra u sillte të ardhura të mira. Në sektor janë të zënë rreth 200 mijë veta, kryesisht myslimane. Bullgaria është mbase prodhuesi më i madh i kësaj kulture në Bashkimin Evropian dhe me siguri vendi me më shumë njerëz të zënë me rritjen. Marrja e këtij mjeti jetese mund të krijojë si një problem serioz të mprehtë social, si dhe tension etnik dhe fetar. Një faktor i cili e ndërlikon situatën është vendosja e pjesës më të madhe të këtyre rejoneve nëpër kufirin bullgaro-turk, i cili është i jashtëm dhe për Bashkimin Evropian.

Për shkak të të gjitha këtyre shkaqeve, ministri bullgar i bujqësisë dhe ushqimeve, z. Mirosllav Najdenov ka dërguar më 19 shtator të këtij viti letra deri te komisionerët evropianë të bujqësisë Daçian Çollash dhe të shëndetësisë dhe të mbrojtjes së konsumatorëve Xhon Dali me argumentet e Bullgarisë kundër ndalimit të përgatitur nga Komisioni Evropian për duhanet orientale. Nga ana e tij deputetët bullgarë në Parlamentin Evropian do të krijojnë lobi në këtë drejtim mes kolegëve të vet. Tani për tani kundër ndalimit janë shpallur akoma Greqia dhe Italia. Aleatë potencialë janë akoma Spanja, Portugalia, Rumania dhe Hungaria. Vija ndarëse është midis Jugut dhe Veriut në Bashkimin Evropian. Kurse në përpjesëtim botëror – midis Bashkimit Evropian dhe prodhuesve të mëdhenj të duhanit me gjethe të gjera – Kina, Brazili, India dhe ShBA.

Në fakt, deputetët bullgarë në PE zhvillojnë betejën e vet mbi këtë çështje akoma që nga viti 2010, kur Parlamenti Evropian mund të devijojë sulmin e parë mbi të. Atëherë Komisioni Evropian premtoi të bëjë studim në vendet nga Bashkimi Evropian nëse masat e parashikuara për uljen e pirjes së duhanit, mes të cilave dhe mosfutja e duhanit oriental, me të vërtetë do të kenë efektin e pritur. “Rezultatet nga studimi nuk janë bindëse dhe kjo është edhe një argument tjetër në dobinë tonë”, komenton deputetja evropiane bullgare Iljana Jotova. Sipas koleges së saj Maria Gabriell, kauza bullgare ka shanse për sukses vetëm në qoftë se nuk përzihen të dy debatet – ai për luftë kundër pirjes së duhanit dhe ai për mbrojtjen sociale të prodhuesve të duhanit oriental. Pikërisht kjo ndarje e problemeve ka çuar deri në shtytjen e suksesshme të sulmit të parë gjatë vitit 2010. E tillë duhet të jetë sipas saj strategjia dhe tani. Por, duhet të pohohet se, përpara 2 vjetëve shteti bullgar ka bërë një lëshim të rëndësishëm. Kur projekti për ndalim u propozua për një shqyrtim publik, një mendim mbi çështjen ka shprehur dhe vetë Ministria Bullgare e Shëndetësisë dhe ai ka qenë pozitiv. Duket se Ministria e Bujqësisë dhe të Ushqimeve e ka “fjetur” rastin të deklaroi në kohë abstenimet e veta. Po kjo ndodhi edhe me organizatat e prodhuesve të duhanit te ne.

Mes argumenteve kryesore, të paraqitura tani përpara komisionarëve evropianë të angazhuar me çështjen tani nga ana e qeverisë bullgare, është hyrja e një ndalimi të ngjashëm në kundërvënie me parimin e Politikës së Përbashkët Bujqësore për rritje të lirë të të gjitha kulturave bujqësore dhe barazi të prodhuesve agrarë dhe jo diskriminim.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD