Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pesë shtete diskutojnë për naftën dhe gazin e Detit të Zi

Foto: arkiv
Politologët janë të mendimit, se gjatë shekullit XXI diskutimet më të ashpra, që do të zhvillohen në botë do të jenë për “floririn e zi”. Kështu viti 2012 do të mbahet mend si fillimi i diskutimeve për naftën dhe gazin në Pellgun e Detit të Zi. Pesë shtete – Bullgaria, Rumania, Turqia, Rusia dhe Ukraina startuan studimet e ekzistencës së lëndëve të para në rajonin e Detit të Zi. Në të njëjtën kohë çështja për ujërat territoriale u shtrua në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë. Mirëpo, pse ato shtete hyrën në ato diskutime të ashpra?

Më se 60 për qind nga burimet e reja të naftës dhe të gazit u zbuluan në platformën kontinentale. Ekspertët janë të mendimit, se në përmasë botërore gjatë 10 – 15 viteve të ardhshme më se 40 për qind nga lëndët e para do të sigurohen pikërisht nga platforma kontinentale. Deti i Zi tani për tani është një rajon i pastudiuar, mezi 5 për qind prej rajonit të tij janë të eksploruara. Ja përse me shtimin e çmimeve të naftës dhe me varësinë në rritje nga gazi rus, interesi ndaj studimit të platformës kontinentale të Detit të Zi po rritet.

Bullgaria filloi të studiojë burime të veta gjatë marsit të vitit 2012. Në fund të gushtit vendi nënshkroi një marrëveshje për kërkimin e naftës dhe gazit, në të ashtuquajturin bllok “Han Asparuh” në ujërat e thella të Detit të Zi, në afërsi me Rumaninë. Marrëveshja u arrit me kompaninë franceze “Total”, me të austriake OMV dhe me të spanjolle “Repsol”. Ekspertët janë të mendimit, se në këtë rajon ka sasi të mëdha të gazit, sepse në afërsi të tij në platformën kontinentale të Rumanisë u zbuluan burime të kësaj lënde të çmueshme. Kohët e fundit u njoftua, se në pjesën jugore të Detit të Zi, në afërsi të Turqisë pritet të zbulohet naftë. Që tani supozohet, se sasitë e saj do të jenë të mëdha. Blloku mban emrin e mbretit të njohur trak “Teres”. Ekspertët janë të bindur se aty ka sasi të mëdha të naftës, sepse në jug ai kufizon me pjesën turke të një burimi të naftës. Investitorët e ardhshëm do të bëjnë sondazhe në një thellësi nga 5 – 6 mijë metra të akuatorisë bullgare. Nga studimet e deritanishme del, që në rajonin e eksploruar ka sasi të mëdha të naftës dhe më pak gaz. Në se puna ecën mbarë, shfrytëzimi i këtij burimi mund të fillojë pas 5 vitesh.

Rumania gjithashtu punon aktivisht për kërkimin e naftës dhe gazit në platformën kontinentale të Detit të Zi. Gjatë muajit mars të këtij viti, Konsorciumi i Kompanisë Amerikane të Naftës “Ekson mobajll” dhe Kompania Austriake OMV eksploruan ujërat e thella të Detit të Zi. Si rezultat u zbulua ekzistenca e sasive të mëdha të naftës dhe të gazit. Një Konsorcium i Kompanisë Ruse “Lukoil Overseas” dhe Kompania Amerikane “Vanco International” gjithashtu do të eksplorojnë burime në platformën kontinentale të Rumanisë.

Turqia gjithashtu bënë prova të çlirohet nga varësia e gazit rus, duke kërkuar rezerva në platformën kontinentale të Detit të Zi. Ndryshe nga vendet e tjera të rajonit Turqia ka mundësi të shfrytëzojë edhe burimet e naftës dhe të gazit në Azinë Qendrore dhe në Lindjen e Mesme. Para pak kohe Turqia shpalli, se u zbuluan sasi të mëdha të gazit në rajonin perëndimor të Detit të Zi, që shtrihet afër bllokut bullgar “Teres”. Kjo u jep shpresë ekspertëve bullgarë të mendojnë, se edhe në territorin bullgar mund të zbulohen sasi të mëdha të gazit.

Rusia dhe Ukraina, si vende, që kufizojnë me Detin e Zi gjithashtu filluan të studiojnë ujërat e thella të detit. Rusia përfshiu ato studime në listën e prioriteteve energjetike. Dy firmat “Ekson mobajl” dhe “Rosneft” filluan eksplorimin e platformës kontinentale të Detit të Zi. Ukraina ka ndërmend të eksplorojë dy blloqe.

Secila nga vendet, që kufizojnë me Detin e Zi, përpiqet të vërtetojë se ka të drejtën mbi një sasi më të madhe blloqesh në platformën kontinentale. Që para të zgjidhin pretendimet territoriale, Rumania dhe Ukraina paraqitën mosmarrëveshjet e tyre para Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë. Rumania gjithashtu ka pretendime ndaj Bullgarisë për bllokun e lartpërmendur “Han Asparuh”, në afërsi të ujërave territoriale të Rumanisë. Bisedimet nuk janë të përfunduar, por nëse nuk do të arrijnë marrëveshje dy vendet, atëherë çështja do të shtrohet në Hagë. Kështu Deti i Zi shndërrohet në Eldoradon e re të “floririt të zi”.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tregu i pasurive të paluajtshme ngriu

Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...

botuar më 24-10-28 9.07.PD

1.6 milionë bullgarë punojnë me paga nën nivelin e jetesës

1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..

botuar më 24-10-24 1.17.MD

Pikëpamjet e ekspertëve për politikën financiare të shtetit në pragun e një Kuvendi të ri dhe Projektbuxhetin 2025

Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..

botuar më 24-10-24 7.30.PD