Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me Samitin në Laos presidenti Plevneliev ua dha marrëdhënieve Bullgari-Azi një impuls të ri

Në Samitin e Laosit u mblodhën rreth 150 udhëheqës shtetërorë dhe qeveritarë nga Evropa, rajoni i Azisë dhe i Oqeanit të Qetë.
Foto: BGNES

Në Samitin e Nëntë të Nivelit të Lartë të vendeve anëtare të Forumit Aziatik-Evropian (ASEM) Bullgaria u përfaqësua nga presidenti Rosen Plevneliev. Kreu i shtetit bullgar përfitoi nga forumi dhe realizoi një sërë takimesh dypalëshe me të cilat ua dha marrëdhënieve Bullgari-Azi një impuls të ri.

Në Samitin e Laosit u mblodhën rreth 150 udhëheqës shtetërorë dhe qeveritarë nga Evropa dhe rajoni i Azisë dhe i Oqeanit të Qetë. Në forum u paraqitën 60 për qind e ekonomisë dhe dy e treta e tregtisë në botë. Takimet dypalëshe e presidentit Plevneliev ishin të drejtuara ndaj rajonit të Azisë dhe të Oqeanit të Qetë. Brenda dy ditësh ai pati bisedime me kryeministrat e Kinës, Vietnamit dhe Malajzisë, si dhe me presidentët e Laosit dhe Mongolisë.

Në takim me kryeministrin e Kinës, z. Wen Jiabao, presidenti Plevneliev shprehu shpresë se Bullgaria do të jetë mikpritëse e takimit të vijueshëm të nivelit të lartë të Sekretariatit të Kinës për bashkëpunim me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore. Sipas presidentit mikpritja eventuale e këtij forumi do t’ia jepte Bullgarisë mundësinë për të realizuar një sërë bashkëpunimesh me Kinën në nivele të ndryshme. Kryeministri kinez vuri në dukje se do të vazhdojë të inkurajojë biznesin që të investohet në Bullgari. Kohën e fundit në vend ka investime kineze në sferën e industrisë automobilistike, si dhe në fushën e burimeve ripërtëritëse të energjisë. Ndërkaq eksporti bullgar në Kinë është duke shënuar rritje të konsiderueshme. Takimi midis presidentit bullgar dhe kryeministrit kinez u mbajt me shpresa se kjo tendencë pozitive do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Presidenti Plevneliev diskutoi në Vientianë me presidentin e Laosit, z. Choummaly Sayasone mundësitë për aktivizim të marrëdhënieve dypalëshe tregtaro-ekonomike. Bullgaria mund t’i jetë e dobishme Laosit me përvojën e saj në fushën e bujqësisë, menaxhimit të ujerave, energjetikës dhe farmacisë, vuri në dukje kreu i shtetit bullgar. U diskutuan edhe mundësitë për bashkëpunim në fushën e kulturës dhe në atë të turizmit. Bullgaria ia propozoi Laosit përkrahjen për nënshkrimin e marrëveshjes së tregtisë të lirë në BE. Presidenti Sayasone deklaroi se Laosi do ta mbështesë rizgjedhjen e Irina Bokovës për postin e sekretarit të përgjithshëm të UNESCO-s.

© Foto: BGNES

Presidenti Rosen Plevneliev dhe kreu i shtetit të Republikës Popullore Demokratike të Laosit, z. Choummaly Sayasone

Kryeministri i Vietnamit, z Nguyen Tan Dung gjithashtu deklaroi se vendi i tij do ta mbështesë kandidaturën e Irina Bokovës për mandat të dytë. Bashkë me presidentin Plevneliev diskutuan gatishmërinë e Bullgarisë që t’i hapë portet e Detit të Zi dhe të Danubit për eksportin e mallrave të Vietnamit në tregun evropian. Gjatë takimit presidenti bullgar bëri propozim që të hapen disa ndërmarrje bullgaro-vietnameze të cilat të funksionojnë në fushën e prodhimit të ushqimeve, si dhe në riparimin dhe prodhimin e artikujve të veçantë. Takimi midis presidentit bullgar dhe kryeministrit vietnamez ishte vazhdim i natyrshëm i dialogut intensiv në mes të dy vendeve. Gjatë muajit shtator Zv/kryeministri i Vietnamit, z. Nguyen Thien Nhan bëri vizitë në Bullgari, ndërsa gjatë tetorit Ministri Bullgari i Financave, z. Simeon Djankov ia ktheu atij vizitën në Vietnam. Pritet që në fillim të 2013-ës presidenti Plevneliev gjithashtu do të realizojë një vizitë në Vietnam bashkë me përfaqësues të qeverisë dhe të biznesit bullgar.

Në takimin midis Presidentit Rosen Plevneleiv dhe Kryeministrit të Malajzisë, z. Najib Razak u theksuan mundësitë për bashkëpunim në sferën e turizmit, energjetikës, prodhimit të ushqimeve, nxjerrjes së mineraleve dhe përpunimit të metaleve. Malajzia konfirmoi se do të mbështesë kandidaturën e Irina Bokovës. Presidenti bullgar diskutoi çështjen e dy bullgarëve të dënuar me vdekje në Malajzi për trafik të narkotikëve. Ky takim la përshtypje për synime të mira dhe transparencë, si dhe për bashkëpunim.

Me homologun e tij mongol Tsakhiagiin Elbegdorj presidenti bullgar bisedoi rreth përforcimit të bashkëpunimit në fushën ushtarako-teknike. U konstatua se ka kapacitet të madh në bashkëpunimin në prodhimin e produkteve farmaceutike. Mongolia tregoi interes ndaj përpilimit të programeve për studentë nga Mongolia në universitetet bullgare.

Kontaktet, që pati kreu i shtetit bullgar në Laos, u zhvilluan në një fryme mjaft praktike. Nuk është i rastit deklarimi i tij se ka qenë shumë i dobishëm jo vetëm për Evropën, por edhe për Bullgarinë.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Stoimen Pavllov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kënga “Hajde: Më të mirë” u bën thirrje fëmijëve të jenë më të sjellshëm dhe tolerantë ndaj njëri-tjetrit

Dhuna dhe bullizmi në shkollë është një problem aktual jo vetëm në Bullgari, por edhe në shumë vende evropiane dhe të tjera. Tetë vjeçari Johan Tansoe, i cili ka lindur në Norvegji, por për rreth një vit studion në një shkollë bullgare në Burgas, u..

botuar më 24-10-17 7.15.PD

Një projekt hapësinor evropian me një kontribut në mbrojtjen e Tokës

Një nga subjektet e përdorura shpesh në filmat apokaliptikë të Hollivudit ka të bëjë me një asteroid të madh që do të godasë Tokën. Një dramatizëm shtesë sjellin masat që duhen marrë për të parandaluar një katastrofë të tillë. Fabula në..

botuar më 24-10-16 8.26.MD

Një shëtitje me sy të lidhur nëpër rrugët e Sofjes tregon se sa e vështirë është për të verbrit të qarkullojnë

15 tetori është Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë dhe çdo vit tërheq vëmendjen e shoqërisë mbi sfidat me të cilat përballen personat me probleme në të parin dhe veçanërisht lidhjen e tyre me shoqërinë tonë. Shkopi i bardhë njihet si një..

botuar më 24-10-15 2.21.MD