Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nxënësit bullgarë do të mësojnë duke punuar mbi projekte

Sot 80 për qind e shkollave fillore në Bullgari përfitojnë nga programet e ndërmarrësisë
Foto: roian.com
Paraqitje dhe mbrojtje projektesh, lojëra dhe veprimtari artistike do të zëvendësojnë metodat e deritanishme mësimore në shkollë. Nxënësit do të fitojnë aftësi për punë në ekip, kreativitet dhe motivim për sukses. Këtë e parashikojnë programet e reja mësimore të teknologjisë dhe të ndërmarrësisë në shkollat fillore dhe tetëvjeçare.

Programet e reja do të zëvendësojnë lëndët siç vijojnë: “Shtëpia dhe teknika” e klasave nga 1 deri në 4, “Teknika shtëpiake dhe ekonomia” e klasave 5 e 6 dhe “Teknologjia” e klasës së 7. “Ndryshimi në mësimdhënie është i domosdoshëm sepse vitet e fundit ndryshoi mënyra e jetesës. Sot përdorim instrumente të reja, pajisje të reja shtëpiake, bëjmë pazar në dyqane online dhe realizojmë pagesa online. Në mësimdhënie këto çështje duhet të merren parasysh”, tha Zv/ministrja e Arsimit, znj. Milena Damjanova gjatë promovimit të programeve të reja mësimore. Këto programe do të lehtësojnë procesin e përvetësimit të përmbajtjes së librave mësimorë, do të drejtojnë vëmendje ndaj më shumë ushtrimeve, si dhe ndaj praktikimit të njohurive teorike. Programet janë të përpiluara në bazë të përvojës së fituar të organizatës Junior Achievement, e cila punon në fushën e arsimit ekonomik. Gjatë vitit shkollor 2009-2010 në disa shkolla fillore në vend startuan programe të tilla. Sot 80 për qind e shkollave fillore në Bullgari përfitojnë nga programet e ndërmarrësisë. Gjatë 2012-ës Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Shkencave së bashku me Junior Achievement trajnuan 1500 mësues të arsimit fillor dhe 120 të arsimit tetëvjeçar. Programet e reja mësimore do të fillojnë së zbatuari kur të miratohet Ligji i ri i Arsimit Shkollor, i cili do të votohet në lexim të dytë në Kuvend.

© Foto: BGNES

“Theksi i programeve të reja mësimore është mësimi i cili zhvillohet duke u vepruar, d.m.th. çdo koncept përvetësohet nëpërmjet projektit, veprimtarisë artistike, diskutimit dhe lojës, kështu që njohuritë teorike të zbatohen teorikisht – sqaroi zëvendësministrja Damjanova. – Tashmë nuk do të ketë nevojë që nxënësit të mësojnë se si punohet me kasetofon, p.sh. është e pakuptim të mësojmë një fëmijë 2-vjeçar, i cili e di si ta hapë kompjuterin, që të ndezë dritën e fenerit në klasën e parë. Shumë janë temat që kanë të bëjnë me ndërmarrësinë. Që nga klasa e parë shpjegohet se çfarë do të thonë vlera dhe paratë. Fëmijët duhet të kuptojnë se përpilimit të çdo artikulli i nevojiten mjete financiare. Ua tregohen fëmijëve format e bankënotave dhe monedhave bullgare. Kuptimi i llojeve të ndryshme të produkteve dhe artikujve shpjegohet nëpërmjet organizimit të të ashtuquajturave “bazare shkollore”. Programet e reja mësimore mundësojnë pjesëmarrjen e prindërve. Në bazare, p.sh., hartohen libra fëmijësh, autorët e të cilëve janë vetë nxënësit. Artikujt e përpiluar nga nxënësit shiten dhe paratë e mbledhura ndonjëherë shpërndahen në jetimore. Në këtë mënyrë fëmijët kuptojnë se çfarë do të thonë kursimi dhe dhurimi.”

Nëpërmjet programeve të reja mësimore nxënësit do të njihen me çështje aktuale, siç janë respektimi i normave ekologjike dhe efektiviteti energjetik, do të kenë mundësinë t’i drejtohen profesionalisht ndonjë fushe, duke marrë pjesë në procesin real të punës.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD
Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD