Duke u përmbytur në jetën e përditshme plot angazhime kryeqytetasit bullgarë nuk vlerësojnë zonat e gjelbra të Sofjes. E kundërta, të huajve u bën përshtypje pikërisht gjelbërimi i Sofjes. Popullsia në kryeqytet është gati 2 mln banorë dhe trafiku ndonjëherë është i tmerrshëm. Mirëpo, përreth rrugëve dhe bulevardeve me trafik gjenden kopshte, lulishte dhe parqe. Në rrëzë të malit Vitosha shtrihet Kopshti i Mbretit Boris III. Ky është parku më i bukur dhe më i vjetër në kryeqytet. E quajnë atë “Mushkërinë e gjelbër të Sofjes”.
© Foto: Veneta Nikollova
Kopshti i Borisit është njëri nga vendet e preferuara për çlodhje dhe shëtitje. Po ashtu kryeqytetasit bëjnë sport në të. Në park gjenden dy stadiumet e mëdha “Vasil Levski” dhe “Ushtria Bullgare” (Bëllgarska Armia) ku rregullisht zhvillohen ndeshje sportive kombëtare dhe ndërkombëtare. Këtu gjendet edhe liqeni artificial “Ariana” ku gjatë stinës së verës banorët e Sofjes ngasin varkë, kurse gjatë dimrit – bëjnë patinazh. Në afërsi të “Arianës” gjendet Monumenti i Ushtrisë Sovjetike që sot është kthyer në një vend të rrëshqitjeve me skejtbord.
© Foto: Veneta Nikollova
Kopshti i Borisit është i përshtatshëm edhe për biçikletistët, kurse gjimnastët përfitojnë nga pajisjet e vendosura në mes të tij. Çdo mëngjes mund të shihen njerëz që ushtrojnë sportin e vrapimit para fillimit të ditës së punës. Për ata që preferojnë lojërat me top, janë ndërtuar fusha të vogla futbolli, tenisi e golfi.
© Foto: Veneta Nikollova
Gjatë stinës së verës frekuenca e vizitave është më e madhe në parkun e litarëve “Kokolandia”. “Këtu njeriu largohet nga kompjuterët dhe nga e gjithë kjo elektronika e cila pushton mendimet tona, këtu çdokush mund të zhvillojë aftësitë e veta fizike”, sqaroi pronari i parkut “Kokolandia”, z. Borisllav Gergiev. Pajisjet janë të bëra nga materialet natyrore dhe nuk ka gjë të mekanizuar. Për çfarë bëhet fjalë?
© Foto: Veneta Nikollova
“Parku përbëhet nga pesë qarqe litari në nivele të ndryshme të vështirësisë. Qarkun më të lehtë e kalojnë fëmijët e moshës 5-6 vjeçare – tregon z. Gergiev. – Qarqet e tjera janë për adoleshentët dhe të rriturit. Qarku i pestë, më i vështiri, është një sfidë serioze për njerëzit që e kanë fizikun shumë të fortë. Në parkun e litarëve nuk ka kufi të përcaktuar për pjesëmarrje. Disa 70-vjeçarë kanë provuar fuqitë e veta. Po ashtu kemi siguruar edhe një mur për sportin e ngjitjes së lirë. Fëmijët mund të ngjiten në lartësi prej 7-metrash, si dhe të hedhin nga lartësia (bungee jumping).”
© Foto: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Pushimet mund të jenë të paharrueshme jo vetëm buzë detit, ose në mal, por edhe me një shëtitje në plazhet e egra të Danubit. Secili nga qytetet përgjatë brigjeve të lumit të madh na jep mundësi që të shtrijmë një ombrellë dhe të shkelim në rërat..
"Bullgaria - magnetike dhe e bukur" - me këtë titull, blogerët bullgarë të udhëtimit prezantojnë disa nga vendet më magnetike në vendin tonë. Ekspozita me fotografi unike të realizuara nga udhëtarët mund të shihet në hyrjen e Kopshtit Detar në Varna..
Turizmi rural po bëhet një formë e preferuar rekreacioni, veçanërisht ndër familjet dhe të rinjtë që zgjedhin një mënyrë jetese miqësore me mjedisin dhe duan të minimizojnë gjurmën e tyre të karbonit. Dhe nëse disa vite më parë një pushim në fshat..