Në mesin e viteve 60-të të shekullit XX estrada muzikore bullgare zhvillohej në mënyrë intensive. Ndërkaq në disa nivele – prezantim konceptor dhe mediatik, muzikë në lokale dhe restorante. Mund të shtojmë edhe interpretimet amatore dhe këndimin shtëpiak, gjë që në atë kohë ishte shumë e përhapur. Mungonte vetëm niveli më prestigjioz i festivaleve dhe i konkurseve. Mirëpo, edhe ky aktivitet nuk vonoi. Bashkimi Shtetëror Ekonomik “Turist” që ekzistonte në atë kohë, organizoi Festivalin e Këngës Bullgare të Estradës. Edicioni i parë i tij ishte gjatë korrikut të vitit 1965 në varietenë e pushimores “Sllënçev Brjag”. Vitin tjetër konkursi u organizua herën e dytë.
Sipas rregullave kënga më e mirë dekorohej me Çmimin e Madh “Orfeu i Artë”. Ideja për këtë emër dhe skulptura i përkisnin piktorit të madh bullgar Deçko Uzunov. Mirëpo, festivali akoma mbante emrin “Këngë për bregdetin bullgar”.
Ishte e madhe larmia e këngëve, që prezantoheshin në konkurs. Shumë nga kompozimet dekoroheshin me çmimet e jurisë dhe të organizatave të ndryshme.
Gjatë vitit 1966 çmimi i parë nuk u dha. Çmimin e dytë e mori kënga “Kujtim për verën”. Ndjenja e dëfrimit provokohet nga muzika argëtuese e stilit çarlston dhe nga teksti i shkruar nga Zdravko Petrovi. Këtu është vendi të theksojmë edhe rumbën e gëzueshme “Deti më fton” nga Georgi Genkovi. Kjo këngë u dekorua me çmimin e Organizatës “Rodinaturist”. Me çmimin e Organizatës “Rodinaturist” u dallua edhe kënga “Dashuria ime e hallakatur” nga Tonço Rusevi në interpretim të këngëtares Margarita Dimitrova.
© Foto: arkiv
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..
Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..
Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..