Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Kinë rriten mollë dhe qershi bullgare

Foto: arkiv
Doc. Atanas Bllagoev nga Instituti i Bujqësisë në qytetin Kjustendill është bullgari, i cili para pak kohe mori titullin kinez “këshilltar kombëtar mbi pemëtarinë”. Specialisti në fushën e prodhimit të mollëve dhe të seleksionimit të llojeve të ndryshme të pemëve tregon se për shkak të kushteve pothuaj të njëjta klimatike të shumë provincave kineze me ato bullgare, atje mund të rriten dhe tashmë po rriten lloje bullgare qershish, mollësh dhe dardhash. Atanas Bllagoev është njeriu, i cili i njeh me përvojën e vet specialistët kinezë në fushën e seleksionimit dhe krijimit të llojeve të reja të mollëve, të cilat rriten në kushtet e njëjta klimatike të këtij vendi.

Bashkëpunimi filloi në vitin 2001, kur shkencëtari paraqiti në tri kumtesa shkencore në një konferencë në qytetin kinez Jantaj përvojën e vet në krijimin e 6 llojeve të mollëve. Vitin tjetër ai u ftua përsëri nga Instituti i Pemëtarisë në Jantaj dhe kështu është edhe sot e kësaj dite. “Në fund të vitit 2010 përpiluam një projekt shkencor, që përkrahet nga qeveria e Kinës dhe është lidhur me përmirësimin e strukturës së llojeve të pemëve në vend – tregon z. Bllagoev. – Që nga atëherë çdo vit jam në Kinë për nëntë muaj. Me kolegët e mi kinezë gjatë seleksionimit krijojmë lloje të reja mollësh me cilësi më të larta. Llojet e mollëve të krijuara në Bullgari, pavarësisht se janë në kuadrin e programit për bashkëpunim midis dy vendeve tona, si dhe llojet kineze, të krijuara në Kinë në kuadrin e këtij programi, mbeten pronë intelektuale e vendit përkatës. Ne disponojmë të drejtën e patentës për t’i ruajtur dhe në qoftë se ka njerëz, të cilët dëshirojnë t’i rritin këto lloje, e drejta e patentës mund të merret kundrejt pagimit të taksave përkatëse. Duke pasur parasysh këto kushte, sa u përket llojeve të krijuara nga unë dhe të cilat janë bullgare, nuk ka problem, në rast se Kina vendos për t’i rritur. Kam parasysh provincën Shandun, në të cilën ka kushte të njëjta klimatike, si në vendin tonë, pse jo dhe në disa provinca të tjera me kushte të njëjta klimatike.”

Në fakt qershitë bullgare rriten që prej shumë kohe në Kinë dhe janë përhapur në tregun vendas. Gjatë një vizite në vitin 1999, specialistët nga Instituti i Bujqësisë në Kjustendill sollën kalem prej 7 llojeve të qershive bullgare, të krijuara në institut, të cilat i ka në koleksionin e vet Instituti i Kjustendilit. Një pjesë e madhe e këtyre llojeve të qershive tashmë rriten në masë në Kinë, si dhe llojet bullgare të dardhave, të cilat dallohen nga ato që njihen në Kinë.

“Ata shfaqin interes ndaj dardhave tona të llojit “Viljamova Maslovka”, “Abat Fetel”, “Konferencia”, Popska” – thotë Atanas Bllagoev. – Aktualisht bëjnë prova për adaptimin dhe rritjen e tyre në rajone ekologjikisht të pastra në Kinë, jo vetëm në provincën Shandun, në të cilën unë punoj, por edhe në provincat Shansi, Hëbej, Ljaoning etj., ku tashmë janë mbjellë pemë dardhash të llojeve të dardhave të lartpërmendura.”

Bashkëpunimi midis shkencëtarëve bullgarë nga Instituti i Bujqësisë në Kjustendill dhe specialistëve kinezë po vazhdon. Gjatë muajit shtator të vitit 2012 dy veta nga Instituti kanë paraqitur përvojën e tyre në fushën e seleksionimit të llojeve të ndryshme të pemëve në një konferencë ndërkombëtare, kushtuar llojeve të mollëve në Jantaj. Sivjet në Kjustendill do të mbërrijnë disa shkencëtarë kinezë, kurse për meritat e tij në fushën e seleksionimit të llojeve të mollëve dhe për bashkëpunimin e tij me Kinën, para tre vitesh doc. Atanas Bllagoev mori një medalje të artë personalisht nga kryeministri i këtij vendi.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Magji festive me këngë, valle dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve në Qytezën e Festave të Fundvitit në Pleven

Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..

botuar më 24-12-01 6.55.PD

Bullgaria bëhet vendi i katërt evropian që zbaton inovacione për trajtimin e plagëve kronike

Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..

botuar më 24-11-30 5.15.MD

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD