Industria e autsorsingut pret një rritje të madhe gjatë pesë vjetëve të ardhshme. Zhvillimi i stuhishëm i këtij sektori u bë shkak që në fund të vitit 2012, degët e veçanta të themelojnë organizatën e vet Asociacioni Bullgar i Autsorsingut. Ambicia e biznesit të autsorsingut është ta kthejë Bullgarinë në Top10 e destinacioneve më të preferuara, ku ka qenë përpara katër vjetëve.
Aktualisht Bullgaria është në vendin e 17, në fakt një pozitë fare jo e keqe, kurse në vendet e para janë vende me tradita në këtë degë, si India, Kina dhe Malajzia. Sektori, i cili deri vonë mbetej jashtë dritave të projektorëve, pret që deri në vitin 2015 numri i të punësuarve në këtë industri te ne të dyfishohet nga 15 mijë veta gjatë vitit të kaluar në 30 mijë, kurse gjatë vitit 2017 – të trefishohet. Bile pa investues të jashtëm, dega prognozon një vëllim për këtë vit prej 10 për qind.
Çështje bazë është se si të përshpejtohet kjo rritje dhe çfarë veprimesh konkrete duhet të ndërmerren, që të mund të tërhiqen më shumë klientë dhe investues potencial. Sfidat përpara industrisë autsorsing janë mungesa e kuadrove me kualifikim të lartë dhe përqendrimi i kompanive në kryeqytet. Biznes ka për të gjithë, por Bullgaria ka nevojë prej më shumë marketing dhe reklamë, që të bëhet një destinacion më atraktiv, mendojnë nga dega.
Përse autsorsingu po grumbullon shpejtësi në Bullgari?
“Kryesisht për dy shkaqe – saktëson Julian Masljankov, drejtues i një kompanie të softuerit për autsorsing. – Shkaku i parë është çmimi më efektiv i shërbimit, të cilin firmat bullgare mund ta ofrojnë. Kurse i dyti është, se në ndryshim nga India, e cila është një qendër moderne e autsorsingut, ne thjesht gjeografikisht qëndrojmë më afër deri te partnerët bazë në Evropë.”
Në cilat sektorë zhvillohet biznesi i autsorsingut?
“Ka disa segmente bazë, në të cilat bëhet autsorsing – vazhdon Julian Masljankov. – Të parat janë qendrat e thirrjeve standarde. I dyti janë çdo lloj shërbimesh lidhur me mirëmbajtjen e sistemeve të ndryshme informative. Unë personalisht di mbi 40 firma bullgare – nga 5-6 njerëz deri në disa mijë, të cilët ofrojnë një tip të tillë shërbimesh. Një specialist i cili gjendet në Bullgari, lidhet nga larg me sistemet informative dhe i shërben klientit, i cili gjendet diku në Evropën Perëndimore dhe mënjanon ndonjë problem. Grupi i tretë i madh është autsorsingu i përpunimit të softuerit ose të ndonjë lloj tjetër shërbimesh. Kjo përbën marrjen në punë të një firme bullgare, e cila të kryejë një pjesë nga ndonjë projekt, për të cilën i paguhet. Kjo mund të jetë një produkt i tërë ose një pjesë prej tij, por ai nuk pajtohet më tutje me firmën e regjistruar në Bullgari.”
A zhvillohet me të vërtetë autsorsingu në mënyrë kaq dinamike në Bullgari? Jepni shembull!
“Njoh një firmë, e cila do të duhet të emërojë 1000 veta në qendrën e thirrjeve. Kjo praktikisht është dyfishim i numrit të operatorëve. Në kompaninë të cilën e drejtoj, po kështu parashikohet një dyfishim i ekipit”.
A kanë një të ardhme më të madhe kompanitë e softuerit?
“Jo të gjithë zhvillohen në të njëjtën mënyrë. Nuk do të thosha se ka ndonjë farë ndryshimi. Dhe softueri dhe shërbimet dhe qendrat e thirrjeve klasike kanë një potencial serioz për zhvillim gjatë këtij viti”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..
Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..
Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar..
Në buxhetin e vitit 2025 propozohet një deficit prej 3 për qind. Në parashikimin buxhetor afatmesëm, deficiti prej 3 për qind është vendosur deri në..