
Admiruesit e folklorit bullgar në këtë program do të njihen me një këngëtar popullor bullgar, i cili është i njohur botërisht. Ky është Rumen Rodopski – interpretuesi zëëmbël i melodive të krahinës së malit Rodopa. Gjatë vitit 2006 në një anketë të Televizionit Kombëtar Bullgar për bullgarët e mëdhenj, emri i këngëtarit Rumen Rodopski u radhit bashkë me emrat e dy këngëtareve Valja Ballkanska dhe Stefka Sabotinova. Rumen Rodopski caktohet si një talent origjinal dhe simbol i këngës së krahinës së Rodopeve. Ai posedon një zë përkëdhelës, i butë dhe lirik, i cili është shumë karakteristik dhe dallohet lehtë.

© Foto: banite.egov.bg
Banite është një qendër balneare në malin Rodopa, të shtrirë gjatë rrjedhjes së lumit Mallka Arda. Në qendrën e fshatit para shumë kohe u zbulua një burim me uji të ngrohtë mineral. Sipas legjendave ky burim daton që nga epoka romake. Veçoritë natyrore – burimi me uji të ngrohtë mineral, natyra e pastër, flora dhe fauna e pasur dhe e larmishme, klima e butë, relievi i thyer – të gjitha ato janë premisë për zhvillimin e llojeve të ndryshme të turizmit. Rajoni ofron si mundësi për kurim balenar, ashtu edhe turizëm ekologjik, fshatar edhe ekstrem. Vendbanimi Banite është pikënisja e itinerareve të shumta në mes të natyrës piktoreske, kështu që për më kureshtarët edhe ky rajon i Bullgarisë mund të përbëjë interes.

© Foto: banite.egov.bg
Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..