Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Premiera në Nju Jork e pjesës së Maja Pramatarovës “Mos kalo në urë”

Evgenija Radillova dhe Sergej Nagorni në “Mos kalo në urë”
Foto: arkiv personal

Më 29 janar të këtij viti në Nju Jork u paraqit premiera e një pjese dhome, me elemente ballkanike, në të cilën ka tri personazhe dhe një papagall. Ky është teksti i tretë dramaturgjik i Maja Pramatarovës “Mos kalo në urë”, me tetë premiera. Do të ketë shfaqje deri më 3 shkurt në “Skenën e rrugës së katërt” në New York Theatre Workshop.

Maja Pramatarova është dramaturge, skenariste, regjisore, kritike. Shumë vite me radhë ka punuar në Tetarin Popullor “Ivan Vazov” dhe në punishten teatrale “Sfumato” në Sofje, pas kësaj ka banuar në Moskë, kurse para gjashtë vitesh dashuria ndaj bashkëshortit të saj e çoi në SHBA. Dy vitet e fundit Maja Pramatarova i kaloi në Nju Jork, ku ndihet shumë mirë. “Nju Jorku është qyteti i ndryshëm i SHBA-së, sidomos për një njeri, i cili merret me teatër. Ky është një qytet, i cili e provokon imagjinatën tënde çdo një minutë” – thotë Maja. Megjithë sukseset e teksteve të saj në skenë, ajo thotë se e konsideron veten para se gjithash si kritike teatrale, e cila shijon bukurinë e skenës.

© Foto: arkiv personal

Maja Pramatarova

“Mos kalo në urë” është një pjesë, ku gjërat ndodhin në kuadrin e një historie të thjeshtë dashurore midis një vajze nga Evropa, nga Ballkani, dhe një djali, i cili kurrë deri tani nuk ka dalë nga Manhatëni. Në këtë ishull të lidhur me botën nëpërmjet urëve dhe tuneleve, ata ecin njëri drejt tjetrit dhe pikëpamjet e tyre të ndryshme ndaj botës hasen. Paradoksi është se vajza, e cila ka ardhur nga larg, i di më mirë rregullat dhe mënyrat e përjetimit në këtë vend të huaj. Ajo ka dëshirë më të madhe për të arritur sukses. Dhe kështu hasen pragmatizmi dhe idealizmi, kurse mua më intereson se si një dashuri e vërtetë përpiqet t’i përballojë vështirësitë në një situatë të tillë. Subjekti zhvillohet në një apartament në Nju Jork, ku banon djali bashkë me një hallë të tij. Çdo ditë ajo pjek gurabije dhe nëpërmjet aromës së tyre përpiqet të ruajë të kaluarën dhe në të njëjtën kohë ta bëjë kështu qe djali të mbetet në të tanishmen. Midis takimit të këtyre tri personazheve ndodhin situatat e ndryshme, por në një mënyrë eksperimentale dhe të ndryshme teatrale.”

Siç dy pjesët e tjera të autores “Vriteni këtë grua!” dhe “Revolveri”, edhe vepra e saj e tretë dramaturgjike është shkruar në gjuhën bullgare. Siç vetë ajo thotë, kjo është gjuha, në të cilën shprehet më saktë, megjithëse zotëron shumë mirë rusishten dhe anglishten. Përkthimi i veprës në anglisht është i Asja Nik. Në ekipin e pjesës marrin pjesë kryesisht bullgarë. Regjisori është Stavri Karamfillov. Është logjike pyetja “Me sa premiera amerikane e pjesës “Mos kalo në urë” është e rastit, ose është rrjedhojë e njohjes dhe pëlqimit të tetarit bullgar përtej oqeanit sot?

“U përpoqa të ndjek pjesëmarrjet bullgare gjatë vitit të fundit vetëm në Nju Jork – na tregon Maja Pramatarova. – Mendoj se kemi arsye për optimizëm. Një prej shkaqeve për këtë është suksesi i Ivan Dimitrovit me pjesën e tij “Sytë e të tjerëve”, e cila kishte premierë në tetarin “Nju Ohajo” në Nju Jork gjatë shtatorit të vitit 2012. Pjesa e tij mori çmimin në festivalin letrar ndërkombëtar HotInk at The Lark dhe i bëri përshtypje të madhe regjisorit Samjuel Bëgeln. Para pak kohe u paraqitën tekste të Zahari Karabashlievit, pjesëmarrje shumë interesante kishte dhe Ida Daniel si regjisore e festivalit “Underground zero”. Kjo më bën për të menduar se e gjithë kjo nuk është e rastit, por është një rezultat logjik i punës dhe talentit të bashkatdhetarëve tanë.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

По публикацията работи: Vesella Krësteva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. Bettany Hughes

Prof. Bettany Hughes: Bullgaria është një vend shumë i veçantë

Në Ambasadën e Bullgarisë në Londër, Prof. Bettany Hughes prezantoi pjesë nga seria e filmave të rinj të BBC – “Thesaret e Bullgarisë”.Hughes është autore e dy episodeve "Thesaret e Bullgarisë" nga seria dokumentare "Thesaret e botës", që..

botuar më 24-12-09 7.05.PD

Galeria e Qytetit të Varnës përcjell vitin me një ekspozitë të studentëve të Universitetit të Veliko Tërnovos

Fakulteti i Arteve të Bukura në Universitetin e Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" feston përvjetorin e gjysmëshekullit me një ekspozitë interesante të bazuar në punët e diplomës të studentëve dhe punimet e profesorëve aktualë të universitetit të..

botuar më 24-12-08 7.05.PD

Sonja Jonçeva: Kultura nuk është vetëm e ardhmja jonë, por është çelës për një shoqëri më të mirë

“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju Jork. Në këtë datë, pikërisht 101 vjet pas lindjes së Callas, një grua bullgare, një yll i vërtetë..

botuar më 24-12-04 7.35.PD