Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeprokurori i ri për problemet në sistemin gjyqësor

Foto: BGNES
Kryeprokurori i ri Sotir Cacarov dha konferencën e vet të parë të shtypit mbi problemet në Prokurori dhe zgjidhjen e tyre. Mes tyre është dhe procesin gjyqësor për mashtrime me para në kuadër të programit paraaderues SAPARD, që po vërehet posaçërisht nga Komisioni Evropian.

Të akuzuarit për derdhjen e mjeteve evropiane mbi të, në Bullgari u shfajësuan, kurse bashkëfajtorët e tyre në Gjermani u dënuan vetëm për 3 muaj. Kjo shkaktoi dyshime te drejtësia bullgare. Duke marrë postin, kryeprokuror i ri e tregoi këtë proces gjyqësor mes prioriteteve të veta. Për rezultatet e shqyrtimit mbi të ai informoi me detaje dhe Brukselin. Kjo ndodhi gjatë kohës së vizitës së tij të parë zyrtare përpara disa ditëve aty në takimin me sekretaren e përgjithshme të Komisionit Evropian, znj. Katherine Daj dhe drejtorin gjeneral të Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), z. Xhovani Kesler. Pas takimin ndërmori masa urgjente.

Kryeprokurori kërkoi një dënim disiplinues për prokurorin apelativ të qytetit Sofja, z. Angjell Iliev për shkak të shkeljeve administrative dhe heqjes nga posti të prokurorit Stojço Nenkov, i cili e tërhoqi protestën kundër dënimeve shfajësuese të të akuzuarve mbi këtë proces të madh. Kronologjia tregon se, është shpërndarë dhe ka arritur deri te prokurori Nenkov jo rastësisht, por me paramendim – nuk është respektuar parimi i shpërndarjes së rastit të proceseve gjyqësore mes magjistratëve në përshtatje me ligjin, kurse kjo është bërë posaçërisht kështu, që sistemi të zgjedhë një person të caktuar. Sipas fjalëve të kryeprokurorit kjo është e palejueshme. Të papranueshme janë dhe justifikimet se nuk kishte prokurorë të tjerë të lirë për shkak të periudhës së lejeve, shërbimeve e të tjera, sepse në degë punojnë 22 veta, sqaroi Cacarov: “Janë bërë shkelje brutale, jashtëzakonisht brutale të zgjedhjes së rastit të prokurorit në përshtatje me Ligjin për Pushtetin Gjyqësor. Në praktikë një zgjedhje të rastit mbi këtë proces nuk ka. Katër shpërndarjet e radhës të procesit gjyqësor për mua tregojnë vetëm një: ka një zgjedhje të caktuar. Mbase asnjë tjetër nuk mund të bëjë një konkluzion tjetër.”

Kryeprokurori Cacarov vuri në dukje shkelje serioze edhe në Inspektoratin e Prokurorisë Supreme të Kasacionit. Si kontrollime mbi sinjale anonime, ekzistenca e dokumenteve, të cilat nuk duhet të jenë aty dhe anasjelltas, dokumente të prishur me prerje me urdhër të shefit të Inspektoratit, shpërndarje dhe këtu të dokumenteve të ndryshme jo mbi parimin e rastit. Prandaj prokurorët janë të transferuar në reparte të tjera, por do të vendoset nëse do të ketë dhe sanksione të tjera, njoftoi ai.

Për Radio Bullgarinë, Sotir Cacarov sqaroi akoma se çfarë ka pasur parasysh Komisioni Evropian, duke deklaruar nevojën nga reforma bazë në sistemin gjyqësor gjatë këtyre ditëve: “Çështja u përshkrua në një rekomandim bazë të raportit të korrikut të Komisionit Evropian për përparimin e Bullgarisë. Me fjalë të tjera, kryeprokurori i ri të marrë mandat të realizojë reformë në strukturën, funksionet dhe organizatën e Prokurorisë pas një revizioni paraprak në bashkëpunim me ekspertët e jashtëm. Kjo do të realizohet. Dhe pikërisht kjo është ajo, që do Brukseli prej nesh.”

Revizioni, ose e ashtuquajtura analizë paraprake është e lidhur me përgatitjen e raportit nga një grup ekspertësh, sqaroi më konkretisht kryeprokurori Cacarov. Në të hyjnë jo vetëm autoritetet në sistem – prokurorë dhe hetues, por dhe ekspertë të jashtëm mbi buxhetin, financat, revizionin e brendshëm, resurset njerëzore, menaxhimin e sistemeve, teknologjitë informative e të tjera, vuri në dukje ai. Sipas fjalëve të tij: “Ata duhet të japin një përfytyrim të qartë për gjendjen reale të Prokurorisë. Jo vetëm si praktika dhe gabime, por edhe si shpërndarje të shtatëve, të politikës së ardhshme të kuadrove, si ekzistencë të prokurorive të ngarkuara dhe jo të ngarkuara, si gjendje të prokurimeve publike. Dhe bile si një disbilanc total midis administratës qendrore të Prokurorisë dhe mungesës së plotë të administratës poshtë nëpër hallkat më të ulëta”, tha Cacarov duke u justifikuar se nuk i përshpejtoi konkluzionet e Komisionit Evropian nga revizioni i ardhshëm.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dëllinja e pemës në rezervatin

Në Bullgari është vendi më i madh natyror i pemëve të dëllinjës në Evropë

Pikërisht 75 vjet më parë, përkatësisht në vitin 1949, vendi më i madh natyror i dëllinjës së pemës (Juniperus excelsa) në Evropë - "Tisa", që ndodhet rrëzë të malit Pirin, u shpall rezervë. Dëllinja është një specie relikte e mbrojtur jugore, me..

botuar më 24-10-17 8.15.PD

Kënga “Hajde: Më të mirë” u bën thirrje fëmijëve të jenë më të sjellshëm dhe tolerantë ndaj njëri-tjetrit

Dhuna dhe bullizmi në shkollë është një problem aktual jo vetëm në Bullgari, por edhe në shumë vende evropiane dhe të tjera. Tetë vjeçari Johan Tansoe, i cili ka lindur në Norvegji, por për rreth një vit studion në një shkollë bullgare në Burgas, u..

botuar më 24-10-17 7.15.PD

Një projekt hapësinor evropian me një kontribut në mbrojtjen e Tokës

Një nga subjektet e përdorura shpesh në filmat apokaliptikë të Hollivudit ka të bëjë me një asteroid të madh që do të godasë Tokën. Një dramatizëm shtesë sjellin masat që duhen marrë për të parandaluar një katastrofë të tillë. Fabula në..

botuar më 24-10-16 8.26.MD