Më datat 5 dhe 6 shkurt me ftesë të homologes së saj bullgare, zonja Cecka Caçeva, Kryetarja e Kuvendit, zonja Jozefina Topalli bëri një vizitë zyrtare në Sofje.
Gjatë takimit me homologen e saj bullgare, zonja Topalli i falënderoi kryetares Caçeva për mbështetjen që Bullgaria ka dhënë ndaj Shqipërisë në proceset e saj integruese në NATO, por edhe për përpjekjet për aderim në Bashkimin Evropian. Nga ana e saj, zonja Caçeva konfirmoi se Bullgaria do të vazhdojë ta përkrahë Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së dhe është e gatshme të japë eksperiencën e saj në këtë drejtim. Ajo theksoi se “Progres-Raporti i fundit i BE-së për Shqipërinë fliste për progresin real të vendit tuaj”, dhe shtoi: “Në çdo takim me faktorë të rëndësishëm të politikës së BE-së kam lobuar për zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.”
© Foto: BGNES
Tema tjetër e takimit ishte bashkëpunimi konkret për të përfituar projekte madhore infrastrukturore përmes fondeve të BE-së. Theksi u vu mbi realizimin e Korridorit të 8 si një rrjet rajonal infrastrukturor që do të nxiste një epokë të re të zhvillimit për gjithë Ballkanin.
Infrastruktura ishte tema kyçe edhe gjatë takimit të kryetares Jozefina Topalli me kryeministrin bullgar, z. Bojko Borisov. Ai e njohu kryetaren Topallin me punën në kuadër të programeve evropiane dhe me absorbimin e parave evropiane. Kryeministri bullgar dha si shembull përfundimin e metros në kryeqytet, ndërtimin e autostradës “Lylin” dhe projektin e urës së dytë mbi lumin e Danubit që urë është pothuajse gati.
© Foto: BTA
Gjatë ditës së dytë të vizitës kryeparlamentarja Topalli u prit nga presidenti Rosen Plevneliev. Përfundimi i procesit të integrimit evropian dhe euroatlantik do të jetë arritje jo vetëm për vendet e Ballkanit Perëndimor, por do të sigurojë edhe stabilitet në Evropë. Kjo është pozita rreth së cilës u bashkuan presidenti Plevneliev, dhe kryetarja Topalli. Kreu i shtetit theksoi se Bullgaria e përkrah Shqipërinë në reformat të cilat do të mundësojnë marrjen e statutit të vendit kandidat për anëtarësim në BE.
© Foto: BTA
Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në konkursin prestigjioz të projektimit të kolonive hapësinore të organizuar nga Shoqëria Kombëtare e Hapësirës..
Me rastin e festës së ardhshme kombëtare - 3 Marsit dhe 147 vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman, Biblioteka Rajonale në qytetin Jamboll zhvillon fushatën "Le të lexojmë për Bullgarinë". Iniciativa u drejtohet lexuesve të moshës 8 deri në..
Muzeu i Rilindjes Bullgare në Varna paraqet një koleksion prej 15 kostumesh autentike popullore nga koleksioni i Muzeut Historik në qytetin e Popovos. Kostumet me vlerë janë nga rajonet pranë qytetit Ellhovo dhe Ivajllovgrad, si dhe vende që janë..
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon..