Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Jozefina Topalli: “Marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Shqipërisë kurrë s’kanë qenë më të mira”

Kryetarja e Kuvendit, znj. Jozefina Topalli bëri fjalim para deputetëve bullgarë në sallën plenare.
Foto: BGNES

Më datat 5 dhe 6 shkurt me ftesë të homologes së saj bullgare, zonja Cecka Caçeva, Kryetarja e Kuvendit, zonja Jozefina Topalli bëri një vizitë zyrtare në Sofje.

Gjatë takimit me homologen e saj bullgare, zonja Topalli i falënderoi kryetares Caçeva për mbështetjen që Bullgaria ka dhënë ndaj Shqipërisë në proceset e saj integruese në NATO, por edhe për përpjekjet për aderim në Bashkimin Evropian. Nga ana e saj, zonja Caçeva konfirmoi se Bullgaria do të vazhdojë ta përkrahë Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së dhe është e gatshme të japë eksperiencën e saj në këtë drejtim. Ajo theksoi se “Progres-Raporti i fundit i BE-së për Shqipërinë fliste për progresin real të vendit tuaj”, dhe shtoi: “Në çdo takim me faktorë të rëndësishëm të politikës së BE-së kam lobuar për zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.”

© Foto: BGNES

Ceremonia zyrtare para monumentit të “Ushtarit të panjohur” në Sofje

Tema tjetër e takimit ishte bashkëpunimi konkret për të përfituar projekte madhore infrastrukturore përmes fondeve të BE-së. Theksi u vu mbi realizimin e Korridorit të 8 si një rrjet rajonal infrastrukturor që do të nxiste një epokë të re të zhvillimit për gjithë Ballkanin.

Infrastruktura ishte tema kyçe edhe gjatë takimit të kryetares Jozefina Topalli me kryeministrin bullgar, z. Bojko Borisov. Ai e njohu kryetaren Topallin me punën në kuadër të programeve evropiane dhe me absorbimin e parave evropiane. Kryeministri bullgar dha si shembull përfundimin e metros në kryeqytet, ndërtimin e autostradës “Lylin” dhe projektin e urës së dytë mbi lumin e Danubit që urë është pothuajse gati.

© Foto: BTA

Kryetarja Jozefina Topalli u prit nga kryeministri Bojko Borisov

Gjatë ditës së dytë të vizitës kryeparlamentarja Topalli u prit nga presidenti Rosen Plevneliev. Përfundimi i procesit të integrimit evropian dhe euroatlantik do të jetë arritje jo vetëm për vendet e Ballkanit Perëndimor, por do të sigurojë edhe stabilitet në Evropë. Kjo është pozita rreth së cilës u bashkuan presidenti Plevneliev, dhe kryetarja Topalli. Kreu i shtetit theksoi se Bullgaria e përkrah Shqipërinë në reformat të cilat do të mundësojnë marrjen e statutit të vendit kandidat për anëtarësim në BE.

© Foto: BTA

Presidenti Rosen Plevneliev vlerësoi progresin e jashtëzakonshëm që Shqipëria ka shënuar vitet e fundit.

Vizita zyrtare e kryetares Topalli përfundoi me fjalimin e saj para deputetëve bullgarë në sallën plenare, në të cilin ajo theksoi: “Bullgaria është vend mik i yni. Ne vlerësojmë mbështetjen e vazhdueshme që Bullgaria i ka dhënë dhe i jep procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor. Prej 20 vitesh ju keni kontribuar në paqen e këtij rajonit përmes një politike të mençur që keni adaptuar. Dhe ne ju jemi mirënjohës.”
Zonja Topalli u falënderoi të gjitha forcave politike në Bullgari që e mbështesin integrimin evropian duke shtuar “Ne shqiptarët kudo në rajon jemi faktor, faktor konstruktiv. Ne jemi një vend multireligjioz, dhe me një harmoni të shkëlqyer fetare. Dhe kjo është një vlerë tjetër e vyer dhe e shtuar që Evropa duhet ta njohë. Shqiptarët në Shqipëri, shqiptarët në Kosovë, shqiptarët ne Maqedoni, shqiptarët në Mal të Zi, mbështesin integrimin në Evropë. Integrimi është vendimtar, sepse në këtë proces, në një farë mënyre, edhe ideali kombëtar i bashkimit konvergon me interesat e integrimit europian.”

Për ta dëgjuar intervistën me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli kushtuar marrëdhënieve bullgaro-shqiptare në plan politik dhe ekonomik, integrimit evropian të Shqipërisë, projekteve të përbashkëta të infrastrukturës dhe rolit të shtetit shqiptar në rajon klikoni mbi audio-ikonat.
По публикацията работиха: Maria Peeva, Nikollaj Krëstev


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rajna Manxhukova

Rajna Manxhukova: Dua që lufta të mos ndajë komunitetin bullgar të besarabëve në Ukrainë dhe Moldavi

Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..

botuar më 24-10-29 2.30.MD

Zgjedhjet përfunduan, në pritje të zgjedhjeve të tjera!

Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..

botuar më 24-10-29 7.30.PD

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes kanë lindur në Bullgari këtë vit

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..

botuar më 24-10-28 6.23.MD