Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A e dimë gjithçka për organizmat e modifikuara gjenetikisht?

Foto: EPA/BGNES

Më 22 janar agjencia franceze e lajmeve “France Presse” njoftoi se Komisioni Evropian (KE) nuk do të lëshojë lejë për kultivimin e organizmave të modifikuara gjenetikisht (OMGJ) brenda bashkimit deri më 2014. Në raportin e fundit të KE-së mbi çështjet e mjedisit u bë e qartë se Evropa ka probleme me sigurinë e shëndetësisë dhe teknologjitë moderne. Mes këtyre të fundit u përmendën edhe Nanoteknologjia dhe OMGJ-të.

Në fund të vitit të kaluar profesori francez, Cilles-Eric Seralini, nga Universiteti i Kanës solli rezultate shumë shqetësuese. Për një kohë të gjatë profesori ka hulumtuar ndikimin e misrit të modifikuar gjenetikisht mbi minj. U konstatua se ndryshe nga minjtë të cilët rriten me misër të zakonshëm, minjtë e ushqyer me misrin e modifikuar gjenetikisht kanë zhvilluar tumor. Edhe pse ky përfundim nuk u mor parasysh nga Agjencia Evropiane e Sigurisë së Ushqimit, hulumtimi i profesorit francez goditi fort metodën e kultivimit të OMGJ-ve.

Z. Ivajllo Popov nga Shoqata ekologjike bullgare “Për Tokën” foli hollësisht rreth çështjes: “Në fakt, përfundimi i profesorit vuri në dyshim të gjitha lejet e kultivimit të OMGJ-ve. Këto leje lëshohen pasi të jenë bërë provat mbi minjtë në një periudhë tremujore. Profesori francez ka hulumtuar se shumica e problemeve shëndetësore shfaqen pas muajit të tretë. Ai sqaron se testimet do të ishin reale, po të zhvilloheshin gjatë tërë periudhës së jetës së minjve që jetë zgjat rreth dy vjet. Vite të tëra organizata jonë e mbrojtjes së natyrës gjithashtu insiston për të njëjtën gjë. Fatkeqësisht, të gjitha analizat bëhen në mënyrë që të mos shfaqen rezultatet negative. Është e vërteta se një periudhë më e gjatë e analizave nuk është në interes të kompanive prodhuese të OMGJ-ve – së pari, sepse do të harxhonin më shumë para dhe së dyti, sepse do të shqetësoheshin nga rezultatet negative. Gjithsesi bëhet fjalë për shëndetin e miliona njerëzve në botë që shëndet është i kërcënuar.”

Shumë organizata ekologjike dhe të konsumatorëve janë të mendimit se ndalimi i lejes së kultivimit të OMGJ-ve nuk është masë e mjaftueshme. Duke u mbështetur në faktet shqetësuese, do të ishte e drejtë që të ndalohen tërësisht OMGJ-të që janë në treg, derisa të hidhet poshtë kërcënimi i tyre për shëndetin. Mirëpo, po të merret një masë e tillë, kjo e fundit do të haste shumë kundërshtarë. Sipas z. Popov, kompanitë e mëdha të prodhimit të OMGJ-ve kanë pozita të qëndrueshme në Agjencinë Evropiane të Sigurisë së Ushqimit.

Një vjeshtë më parë, Shoqata bullgare “Për Tokën” alarmoi se ndryshimet në legjislacion lejojnë të mos jepet informacione a ushqimet përmbajnë apo jo OMGJ. Fatmirësisht, çështja u zgjodh dhe u aplikuan sanksione të rëndësishme. Në Bullgari është e detyrueshme që të gjitha ambalazhet dhe dokumentet ngjitura ushqimeve të informojnë për praninë ose mungesën e OMGJ-ve. Kështu konsumatori e bën zgjedhjen vetë. Mirëpo, ka një përjashtim – legjislacioni evropian ende nuk detyron prodhuesit dhe tregtarët që të sjellin informacione a produktet e mishit, qumështit e vezës janë të prejardhura nga kafshë të ushqyer me OMGJ. “Kjo është sfida e re në shkallë botërore – tha z. Popov. – Ne insistojmë për të drejtën e zgjedhjes. Konsumatori duhet të vihet në dijeni a blen produkte nga kafshë të ushqyera me OMGJ apo jo. Sepse duke blerë produktet me OMGJ rrezikojmë shëndetin tonë dhe njëkohësisht e përkrahim këtë industri – gjë të cilën shumë njerëz nuk do ta bënin nëse janë të informuar.”

Dihet se mbi 80 për qind e sojës në botë është e modifikuar gjenetikisht. Përqindja tjetër drejtohet kryesisht drejt tregut evropian, sqaron z. Popov. Pohohet se në Bullgari importohen rreth 100 tonë produkte soje nga të gjitha të lejueshmet nga BE-ja. Ekspertët nga shoqata bullgare janë të shqetësuar. Para disa vitesh njëri nga 5 foragjerët, të cilët u analizuan ka dalë me rezultate pozitive të OMGJ-ve dhe ambalazhi nuk ka pasur informacione për përmbajtjen e tyre. Kohën e fundit në shoqatë sinjalizohet për shtimin e kultivimit të OMGJ-ve, megjithëse në Bullgari nuk lejohet. Po ashtu ekspertët shqetësohen se pakësohet numri i testimeve për përbërjen e OMGJ-ve që testime realizohen nga Agjencia Bullgare e Sigurisë së Ushqimit. Arsyeja – testimi laboratorik për të përcaktuar përmbajtjen e OMGJ-ve është shumë i shtrenjtë.
Tetë vendet – Gjermania, Franca, Luksemburgu, Austria, Hungaria, Greqia, Bullgaria dhe Polonia, miratuan disa pika parandaluese të cilat ndalojnë kultivimin e OMGJ-ve, bile të atyre që janë të lejuara në BE. Kundërshtarja e këtyre masave është Britania e Madhe, e cila gëzon një praktikë shumë liberale në këtë drejtim.

Kultivimi i vetëm dy organizmave të modifikuara gjenetikisht lejohen në BE 14 vite me radhë. Bëhet fjalë për patatet Amflora të kompanisë gjermane BASF dhe për misrin MOH810 të kopanisë amerikane Monstanto. Rreth 50 OMGJ të tjerë lejohen të përdoren në ushqimet e destinuara për njerëz dhe kafshë brenda bashkimit.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

По публикацията работи: Maria Dimitrova-Pisho


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD
Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD