Në Muzeun Kombëtar të Arkeologjisë në Sofje janë të ekspozuara 55 artefakte. Këto të fundit u zbuluan gjatë 2012-ës, kurse në gërmimet morën pjesë 11 muze rajonale në vend. Informacionet e ngjitura në objekte janë të sistemuara në mënyrë kronologjike.
Ndër eksponatet gjenden figura të vogla me formë njeriu, të cilat datojnë nga fundi i shekujve VI-V para Lindjes së Krishtit. Këto figura janë të bëra prej deltine dhe u gjetën në afërsi të fshatit Voden, Bullgari Jugore. Andej u gjet edhe një midhje mesdhetare Spondylus. Si duket, banorët e lashtë në këto troje kanë pasur marrëdhënie me bregdetin e Egjeut. Interesante janë artefaktet që u gjetën në tumën Kozareva në afërsi të një fshati të rrethit Burgas. Arkeologët kanë gërmuar enë, vegla prerjeje dhe objekte të ndryshme prej qeramike. Për mendimin e dr. Kamen Bojaxhiev, punimi i këtyre sendeve është bërë me shumë mjeshtëri. Për të lashtët sendet e punuara kanë qenë simbole prestigji.
© Foto: BGNES
“Vitin e kaluar shumë u gërmua në vendbanimet në afërsi të kripërishtave të qytetit Provadia – vuri në dukje dr. Bojaxhiev. – Theksi i sivjetshëm bie mbi nekropolin që e studion prof. Vasill Nikollov. Andej u gjetën disa enë të dekoruara në formë shumë të ruajtur, sende prej bakri, stoli me rruaza dhe të punuara me midhjen Spondylus.”
Pa dyshim, zbulimi arkeologjik me shumë vlerë i sezonit të kaluar ishte thesari i artë që u gjet në Tumën e Madhe në afërsi të fshatit Sveshtari, Bullgari Verilindore. Andej ka qenë kryeqyteti i getëve, të cilët janë një fis i trakëve. Prof. Diana Gergova gërmoi 245 objekte të bukura – stoli dhe pjesë të municionit të kalit nga shekujt IV-III para Lindjes së Krishtit.
© Foto: Veneta Pavllova
Arkeologia Daniela Agre gjeti një thesar monedhash në afërsi të fshatit Sinemorec, Bullgari Juglindore. “Bëhet fjalë për rreth 200 monedha të argjendta, të cilat u përkisnin komandanteve trake – sqaroi z. Kamen Bojaxhiev. – Disa nga monedhat janë shumë të rralla, të tjera dolën në pah për herë të parë. Në ekspozitë është paraqitur një pjesë e konsiderueshme e llojeve të monedhave, kurse monedhat e tjera ende restaurohen dhe konservohen. Një zbulim tjetër shumë interesant janë 225 monedhat e gjetura brenda një kane. Gërmimet u bënë në Nekropolin e Apolonisë në afërsi të qytetit bregdetar Sozopol.”
© Foto: Veneta Pavllova
Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..
Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo do të hapet sot, 3 tetor, në hollin qendror të muzeut. Ekspozita do të prezantojë, sipas rendit..
Koka e një statuje është zbuluar gjatë gërmimeve në kanalin e madh të qytetit antik të Heraklea Sintika. Ajo është e statujës që u zbulua disa ditë më parë dhe tani është në muzeun e Petriçit që të studiohet nga restauruesit. “Kjo verë ishte..