Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Karrierë e mirë – jetë e mirë

Foto: BGNES
Problemet bazë në realizimin e njerëzve të rinj jo vetëm tek ne, por dhe nëpër botë janë të lidhura me mungesën e stazhit të punës dhe papunësinë e lartë. Mundësi për studentët bullgarë të takohen me biznesin dhe të fillojnë punë ose stazh jep ngjarjen më të madhe të karrierës në vend “Ditët Kombëtare të Karrierës 2013”.

Organizator i bursës është kompania për shërbime HR “JobTiger”. Forumi do të zhvillohet për herë të 12 dhe sipas traditës do të përfshijë shtatë qendra universitare në Bullgari – Sofja, Varna, Veliko Tërnovo, Ruse, Svishtov, Plovdiv dhe Burgas. Starti do të vihet zyrtarisht më 12 mars në kryeqytet. Si gjithmonë deri tani, ngjarja është e shoqeruar prej “punishteve” paraprake të specializuara, të cilat realizohen në universitete të ndryshme në të gjithë vendin. Gjatë kohës së këtyre takimeve studentët kanë mundësi të njihen në detaje me përgatitjen e autobiografisë dhe një letër motivuese, si dhe të marrin këshilla të vlefshme për sjelljen e vet gjatë kohës së intervistës për punë. Ata marrin po kështu një informatë paraprake për firmat pjesëmarrëse në ditët e karrierës, të cilat janë nën moton “Karrierë e mirë – jetë e mirë”.

“Gjatë viteve 155 mijë studentë dhe specialistë të rinj kanë vizituar Bursën “Ditëve Kombëtare të Karrierës” dhe kanë pasur mundësi të takohen me punëdhënësit – sqaron Svetllozar Petrov, drejtor i “JobTiger”. – Një nga çdo gjashtë mund të gjejë punë ose stazh gjatë kohës së forumit. Gjatë viteve këtë e kanë bërë rreth 250 000 vetave, që fare nuk është pak. Tani përsëri ka një kërkesë të mirë nga biznesi, pavarësisht se nuk janë kohërat më të mira në Bullgari. Aktualisht jemi në krizën më të madhe, qëkurse e organizojmë forumin. Deri tani 100 kompani kanë rezervuar pjesëmarrje në Sofje. Regjistrimet vazhdojnë. Kështu që dhe sivjet do të ketë vendet e domosdoshme për pune dhe stazh për specialistët e rinj. Zakonisht punë ose stazh mund të gjejnë studentët nga kursi i tretë. Sipas biznesit kursistët e vitit të parë dhe ata të vitit të dytë akoma nuk kanë hyrë mjaft në specifikën e profesionit të vet të ardhshëm dhe prandaj ata kanë një shans më të vogël. Pavarësisht nga të gjitha kjo është e dobishme për ta, sepse e shikojnë se cilat janë kriteret dhe kërkesat e firmave. Studentët e kurseve më të larta duhet të ndajnë të paktën një nga verat e veta që të punojnë mbi specialitetin e vet, kjo në ditën e nesërme u garanton një start më të lehtë në karrierë dhe një fillim më të shpejtë të punës mbi degën dhe specializimin për të cilin kanë ndarë katër ose gjashtë vjet për të mësuar. Natyrisht që shumë prej tyre preferojnë gjatë verës të jenë nëpër brigada jashtë shtetit ose të punojnë në bregdet, ku fitojnë para. Por praktika dëshmon se, një stazh mbi degën e caktuar gjatë viteve të studimit jep një shans të madh për punë në firmat më të mira dhe për një karrierë të shpejtë pas kësaj. Për fat të mirë gjithnjë e më shumë të rinj e kuptojnë këtë.”

Një interes drejt “Ditëve Kombëtare të Karrierës” kanë treguar kompani nga pothuajse të gjitha degët e ekonomisë. Sipas traditës më të shumtë janë përfaqësuesit e degës IT (rreth 35% nga të gjitha firmat) ku “uria” për kuadro është më e madhe. Në edicionin e sivjetshëm në Sofje me një pavijon të posaçëm do të marrë pjesë dhe fushata e Komisionit Evropian nën moton “Rinia në lëvizje”. Në të do të paraqiten programe të ndryshme arsimuese për mobilitet evropian. Qëllimi ambicioz, të cilin ia kanë vënë vetes nga Komisioni Evropian është që deri në vitit 2020, çdo një i ri të ketë qenë të paktën një semestër në këmbim në një shtet tjetër. Ndër pjesëmarrësit e bursës është Agjencia Shtetërore e Punësimit, e cila do t’i njohë të rinjtë me mundësitë për stazh në administratën shtetërore.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vesko Eshkenazi: Zgjedhjet janë shumë të rëndësishme, ndonjëherë nuk e duroj dot atë që shoh në vendin tonë

"Unë votoj sa herë që mundem dhe ndodhem në një vend ku ka një mënyrë për ta bërë këtë," thotë me krenari dhe pa paragjykim për Radio Bulgarinë violinist i njohur bullgar dhe concertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko..

botuar më 24-10-27 7.40.PD

Bullgaria sërish në zgjedhje

Bullgarët zgjedhin sot 240 deputetë, të cilët do të hyjnë në Asamblenë e 51-të Kombëtare. Për pjesëmarrje në zgjedhje janë regjistruar 19 parti dhe nëntë koalicione. Për një vend në parlament do të konkurrojnë 4 858 kandidatë, 3 480 burra dhe..

botuar më 24-10-27 7.10.PD

Një ditë për reflektim para zgjedhjeve të parakohshme për Legjislaturën e 51-të të Kuvendit Popullor

Sot, 26 tetori në Bullgari është dita e reflektimit para zgjedhjeve të shtatë radhazi parlamentare që nga prilli 2021. Në këtë ditë, votuesi ka mundësinë, pa ndikim të jashtëm, të vendosë për votën e tij në ditën e zgjedhjeve. Sot, si dhe në..

botuar më 24-10-26 5.20.PD