Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lakuriqët e natës në shpellën e fshatit Devetaki e rikthejnë numrin e tyre

БНР Новини
Foto: BGNES
Shpella e fshatit Devetaki, Bullgari Veriperëndimore, është njëra nga tri shpellat e rëndësishme në Evropë ku ka zona të mbrojtura të lakuriqëve të natës. Në vjeshtën e 2011-ës në shpellën bullgare u xhirua pjesa e dytë e filmit amerikan “The Expendables”. Në të njëjtën kohë mbrojtësit e natyrës në vend alarmuan për ndërprerjen e menjëhershme të xhirimeve. Mirëpo, askush nuk mori parasysh shqetësimet e tyre. Pasi u kontrollua numri i lakuriqëve të natës, doli se ai është pakësuar me dy të tretën në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sot lakuriqët natës në shpellën e fshatit Devetaki e kanë rikthyer numrin e tyre.

Në fakt, xhirimet e filmit “The Expendables” në shpellë u lejuan, megjithëse ato ishin kundër ligjit. Z. Bojan Petrov nga Qendra e studimeve dhe të mbrojtjes të lakuriqëve të natës pranë Muzeut Kombëtar të Shkencave të Natyrës kujtoi: “Atëherë konstatuam mungesën e gati 200 mijë lakuriqësh. Mbase këta të fundit ishin transferuar në shpellën e afërt që shpellë është vështirësisht e kalueshme. Kështu që, nuk arritëm t’i numërojmë me saktësi. Aktualisht lakuriqët e natës janë rikthyer në shpellën e fshatit Devetaki ku zakonisht kalojnë dimrin. Po ashtu numri i tyre është pothuajse i njëjti i vitit 2010. Besojmë se ripopullimi i shpellës do të vazhdojë për një kohë të gjatë. Pas xhirimeve gjetëm gati një qind trupa të pajetë lakuriqësh. Jemi të mendimit se ka pasur edhe më shumë, por ekipi i filmit i kishte fshehur gjurmët e lakuriqëve të tjerë të natës.”

Më 1996 shpella e fshatit Devetaki u shpall monument natyre. Më së fundi, në fillim të këtij viti Ministria e Mjedisit dhe Ujërave në Bullgari lëshoi urdhrin për mbrojtjen e shpellës. Kjo e fundit është me rëndësi për larminë biologjike në Evropë. Në fakt, Bullgaria ka rol të madh në mbrojtjen e lakuriqëve të natës të cilët janë të kërcënuar me zhdukje. Në shpellat dhe pyjet në Bullgari jetojnë mbi 30 lloje lakuriqësh nga gjithsej 35 llojet në Evropë. Për mendimin e z. Bojan Petrov, urdhri i ri mbron në mënyrë të sigurt larminë e shpellës – lakuriqët e natës, mikroorganizmat e ndryshëm dhe shpendët që bëjnë fole brenda. “Mirëpo, ky është vetëm hapi i parë – tha Petrovi. – Pritet të hartohet dhe miratohet plani i menaxhimit të shpellës.”

Për mbrojtësit e natyrës është me shumë rëndësi që të caktohen itineraret turistike në shpellë, ku ka shumë vizitues. Shpella e fshatit Devetaki gjendet 15 km larg qytetit Lloveç dhe është mes më të mëdhave dhe të bukurave në Bullgari. Gjatësia e saj është 2.5 km, kurse lartësinë e ka 60 m. Në mes të shpellës ka dy dega. Në njërën degë kalon një lumë i vogël, kurse dega tjetër është një vend i thatë. Në shpellë u gjetën sende të epokës së gurit. Zbulimet dëshmojnë se hapësira e saj ka qenë e banuar deri në Mesjetë.

Çfarë duhet të dinë vizituesit e shpellës?

“Faktikisht mund të vizitohet 90 për qind e hapësirës së shpellës. Kjo është pjesa me dritë – sqaroi z. Petrov. – Vizituesit nuk duhet të shkojnë në pjesën e errët ku gjendet mbretëria e lakuriqëve të natës. Aktualisht 30 mijë ekzemplarë kalojnë dimrin andej. Askush nuk duhet t’i shqetësojë lakuriqët e natës, sepse bile drita e fanarit mund t’i zgjojë ato. Nëse zgjohen 10 mijë lakuriqë të natës dhe këta zhvendosen disa herë gjatë dimrit, do të lodhen shumë dhe nuk do të mbijetojnë deri sa të vijë pranvera. Po ashtu, ndalohet vizita në pjesën e errët të shpellës, sepse ka mundësi të asgjësohen mikroorganizmat. Verën e kaluar fluksi i turistëve ishte shumë i madh. Pasi të nderohen pajisjet e duhura, shpella pritet të vizitohet nga më se 1000 veta në ditë.”

Mbrojtësit e natyrës shpresojnë se Bashkia Lloveç, e cila është pronare e shpellës, së shpejti do ta përpilojë planin e menaxhimit.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Maria Dimitrova-Pisho


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD