Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Familjet muzikore të Bullgarisë – Pipkovi

“O ec, o popull i rilindur” është një këngë, të cilin e di çdo bullgar, që nga fëmijëria. Ajo është pjesë e pandarë e Ditës së Shkrimit Sllav dhe Kulturës Bullgare – 24 majit. Ajo u krijua para më se 100 vitesh ditën e vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij nga mësuesi Panajot Pipkov. Megjithatë edhe më sot e kësaj dite është pjesë e pandarë e jetës shpirtërore të bullgarëve. Teksti mishëron dashurinë e autorit Stojan Mihajllovski ndaj mëmëdheut dhe popullit. Në këtë vjershë krijuesi rikrijon ëndrrat e tij, ndërsa kompozitori me notat shpreh edhe vegimet e tij.

Panajot PipkovPanajot Pipkovi lindi në qytetin Pllovdiv në vitin 1871. Që nga vogëlia u dalluan virtytet e tij muzikore dhe artistike. Mezi 16 vjeçar u bë pjesë e formacionit teatror të qytetit të lindjes. Akoma nuk kishte mbushur moshën 20 vjeçare, kur e pranuan në Grupin e porsakrijuar Operistik dhe Dramatik në kryeqytet, i cili ishte paraardhësi i Operës Kombëtare të Sofjes. Edhe këtu talenti i tij i artistit dhe i muzikantit u vlerësua shumë lartë. Panajot Pipkovi mori bursë shtetërore për mësim dyvjeçar në Konservatorin e Milanos. Gjatë vitit 1895 u kthye në atdhe dhe u bë udhëheqës artistik i shumë koreve dhe shoqatave muzikore, drejtonte orkestra dhe jepte mësime të muzikës në qytete të ndryshme të Bullgarisë. Që nga viti 1905 deri në vdekjen gjatë vitit 1942 jetonte, krijonte dhe merrte pjesë aktive në jetën muzikore të kryeqytetit. Gjatë Luftërave Ballkanike ishte dirigjent mjeshtër i rendimenteve të këmbësorëve. Krijoi dy opera fëmijësh me librete të tij –“Fëmijët dhe zogjtë” dhe “Gjinkalla dhe milingona”, opera “Rusallka” ose Shtojzovallja sipas tekstit të patrikut të letërsisë bullgare Ivan Vazov, “Rapsodia bullgare për piano”, këngë fëmijësh dhe shkollore, ndër të cilët një popullaritet shumë të madh ka “Lauresha zëëmbël”. Ishte redaktor i revistës “Teatri dhe muzika”, shkroi shumë artikuj dhe recensione. Mbarë jetën e tij Panajot Pikovi i kushtoi artit dhe idesë së arsimimit të popullit bullgar.

Ljubomir PipkovNë qytetin Lloveç lindi biri i Panajot Pipkovit – Ljubomir. Ai ishte bebe, kur familja u transferua për banim në Sofje. Pikërisht në kryeqytet rriti Ljubomiri dhe këtu nisi të merret me muzikë. Në fillim mësoi t’i binte pianos te pedagogu i madh bullgar Ivan Torçanov, më vonë vazhdoi arsimin në Shkollën Muzikore te Henrik Vizner. Dy vjet studionte në Akademinë Muzikore në Sofje. Në atë kohë bashkë me violinistin dhe dirigjent të njohur Sasha Popov, dhënin shumë koncerte në vend. Që nga viti 1926 deri në vitin 1932 Ljubomir Pipkovi jetonte në Paris, ku u formua si krijues. Mësonte në klasën e kompozitorit të famshëm francez Pol Djuka. Gjatë kësaj periudhe ai krijoi edhe veprat e para dhe nisi rrugën e gërshetimit të mendimit personal dhe individual muzikor me traditat evropiane të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX. Në vitin 1932 u kthye në Bullgari dhe punonte si korepetitor në Operën Kombëtare. Gjatë kësaj periudhe shkruante recensione dhe artikuj mbi çështjet e estetikës dhe thelbin e krijimtarisë muzikore bullgare. Dhe doemos kompozonte muzikë. Pas poemës vokale simfonike “Dasmë”, në vitin1937 ishte premiera e operës së tij “Nëntë vëllezërit e Janës”, e cila ngjalli një diskutim të gjerë si në shoqëri, ashtu edhe ndër specialistët.

Shumë e gjerë ishte veprimtaria shoqërore dhe muzikore e Ljubomir Pipkovit pas Luftës së Dytë Botërore, kur ishte në qendrën e krijimit të institucioneve të reja muzikore. Nga kjo periudhë daton fillimi i punës së tij pedagogjike në Akademinë Muzikore. Në fund të viteve 40-të ai organizoi dhe u bë kryetar i Shoqatës Muzikore, e cila ishte paraardhëse e Lidhjes së Kompozitorëve Bullgarë. Ndërkohë kompozoi shumë vepra të muzikës së dhomës, muzikë simfonike dhe korale. Në vitin 1948 ishte premiera e operës së tij të dytë “Momçill”, e cila fitoi popullaritet jo vetëm në Bullgari, por edhe jashtë shtetit.

Që nga fillimi i viteve 60-të të shekullit XX në krijimtarinë e tij u duk tepër e qartë ndikimi i estetikës muzikore perëndimore nga periudha pas luftës. Me veprën “Oratoria e kohës sonë” Ljubomir Pipkovi prapë paracaktoi një rrugë të re të zhvillimit të shkollës bullgare të kompozitorëve. Si një lider i vërtetë, ai çonte talentet e rinj muzikorë te brigje të reja krijuese. Deri në vdekjen gjatë vitit 1974, kompozoi operën e tretë “Antigona 43”, disa kuartete, simfoni, këngë korale. Me talent dhe vetëmohim Ljubomir Pipkovi krijonte në të gjitha gjinitë muzikore, duke lënë pas vetes kryevepra të famshme, që mishërojnë majat e artit muzikor bullgar.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: arkiv
По публикацията работи: Bojanka Arnaudova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rainer Honeck

Rainer Honeck: Çdo herë më bën përshtypje se sa mirë luajnë muzikantët bullgarë

Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..

botuar më 24-11-17 10.30.PD
Cvetan Angellov

Grupi “Kanella”, aroma e fëmijërisë dhe bukuria e poezisë

Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...

botuar më 24-11-15 8.35.PD

“Të mos ndalojmë së kërkuari” – mesazhi në muzikën e Zhivko Vasilevit

Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..

botuar më 24-11-14 8.40.PD