Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fushata e katërt dhuruese “Zgjidh, që të ndihmosh”

Megjithë krizën, gjatë 2012-ës në fushatën “Zgjidh, që të mund të ndihmosh” u grumbulluan më shumë se 150 mijë euro.
Foto: Raiffeisen Bank
Pavarësisht nga kriza dhe nga fakti se ne bullgarët po vazhdojmë të jenë më të varfrit në Bashkimin Evropian, bamirësia është akoma e gjallë. E ripohojnë dhe rezultatet nga fushata e katërt dhuruese “Zgjidh, që të mund të ndihmosh”, organizuar nga Raiffeisen Bank me partneritetin e mediave elektronike dhe të shtypit, mes të cilëve dhe Radioja Kombëtare Bullgare.

Bilanci për vitin e kaluar 2012 është se, në sajë të fushatës janë grumbulluar rreth 157 mijë eurove. Afro 70 për qind prej tyre janë dhuruar për projekte shëndetësore. Kompania përkrahu 23 projekte të bamirësisë në këto sfera: shëndetësi, kulturë dhe arsim, projekte ekologjike dhe projekte sociale. Më shumë mjete grumbulloi projekti i Klinikës Onkologjike për Fëmijë pranë Spitalit “Shën Marina” në qytetin Varna për blerjen e teknikës mjekësore, konsumativa dhe medikamente. Në vend të dytë është projekti i Fondacionit “Ndihmë për Bamirësinë në Bullgari” për shërim dhe terapi të fëmijëve me sëmundje të ndryshme. “Nga starti i fushatës së re deri në këtë moment iniciativa jonë bamirëse ka përkrahur mbi 100 nisma me afro 750 mijë eurove” – komenton Momçill Andreev, kryetar i Këshillit Drejtues dhe drejtor ekzekutiv i Raiffeisen Bank.

“Pavarësisht nga kriza, njeriu gjithmonë mund të ndajë një farë shume sipas mundësive të veta, që të përkrah kauzën e bamirësisë – thotë nëpunëse e bankës, znj. Polja Kirova. – Kjo është fushata e radhës, dëshmi se kauzat i motivojnë njerëzit dhe gëzojnë një interes të madh. Fushatat nuk kufizohen vetëm mes nëpunësve të Raiffeisen Bank. I përkrahin njerëzit e moshave të ndryshme dhe me profesione të ndryshme. Vetë unë, si nënë përkrah në vend të parë fushatat për të ndihmuar fëmijët e talentuar, si edhe ata, të cilët kanë nevojë prej kujdeseve suplementare mjekësore dhe vëmendje. Çdo një fushatë e tillë na zbulon fatet njerëzore, kurse fakti se dhuron, të bën bashkëpjesëmarrës dhe të kënaqur.”

Mes projekteve të përkrahura në sferën sociale për shembull është ai i Unionit “Shoqëri për të gjithë”, që punon për rritjen e cilësisë të jetës së njerëzve në një gjendje të pabarabartë, fëmijë në rrezik dhe fëmijë me të meta. Një nga projektet e mëdha, të realizuara nga shoqëria, është ndërtimi i Kompleksit për Shërbime Sociale për Fëmijë me të Meta në fshatin Dëllbok doll, bashkia Trojan. Kompleksi është përbërë prej 3 dikastereve sociale: qendër ditore për fëmijë me të meta me kapacitet 10 vende, qendër për strehim të tipit familjar me 14 vende dhe një banesë të mbrojtur me 12 vende, 36 fëmijë dhe të rinj me të meta shfrytëzojnë shërbimet në kompleks. Qëllimet bazë të punës sociale në këtë rast janë krijimi i kushteve për një shans të barabartë në arsimin e fëmijëve me të meta dhe zgjedhja e profesionit sipas interesave individuale.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Magji festive me këngë, valle dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve në Qytezën e Festave të Fundvitit në Pleven

Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..

botuar më 24-12-01 6.55.PD

Bullgaria bëhet vendi i katërt evropian që zbaton inovacione për trajtimin e plagëve kronike

Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..

botuar më 24-11-30 5.15.MD

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD