Nga pikëpamja e sotme Festivali Ndërkombëtar “Orfeu i artë” gjatë vitit 1967 është shumë i suksesshëm, pavarësisht se në të kaluarën ai ishte kritikuar shumë. Bashkorganizatorët e aktivitetit ishin mediat e vetme kombëtare në atë kohë – Radioja Kombëtare Bullgare dhe Televizioni Kombëtar Bullgar. Institucionet kulturore shtetërore morën vendim për zgjerimin e tematikës së këngëve.
Veprat u ndanë në tri grupe. Në grupin A u përfshinë balada dhe shansoni. Në grupin B ishin këngët – hite, kurse në grupin C u përfshinë kryeveprat e estradës me karakter të përgjithshëm. Kërkesat e reja provokuan ambiciet e kompozitorëve, sepse në etapën e parë të seleksionimit ishin paraqitur 140 këngë. Prej tyre në finalet u klasifikuan 37 këngë, kurse çmimet në fund të konkursit ishin mbi 10. Vendi i parë u nda nga tri këngë. Njëra prej tyre ishte “Vjedhësi i margaritarëve” – një baladë me elemente të aries operistike me muzikë të Dimitër Vëllçevit, dhe tekst të Dimitër Kerelezovit, në interpretim të Margarita Dimitrovës. Me çmim të parë u dekorua dhe kënga e Boris Karadimçevit “Qetësia e bardhë” në interpretim të Georgi Minçevit. Jo më pak e bukur është dhe kënga e tretë, që mori çmimin e parë – “Kënga për ballonin e kaltër” e kompozitorit Georgi Genkov, e cila në të kaluarën u interpretua nga Maria Miceva.
Gjatë vitit 1967 në “Orfeun e artë” kishte një bum të vërtetë prej autorësh të rinj. Shumë prej tyre ishin edhe këngëtarë. Tre prej tyre – saksofonisti Svetozar Rusinov, pianisti Razvigor Popov dhe këngëtari Georgi Kordov u dekoruan në konkursin “Orfeu i artë”. Veprat e tyre morën çmimin e dytë.
© Foto: lostbulgaria.com
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski Foto: Arkiv, Qendra e Kinemasë Bojana, impressio.dir.bg, Facebook/ Filma bullgarë, YouTube
Në një periudhë kyçe për Mihaella Marinovën, ku jeta dhe muzika e saj ndërthuren, këngëtarja prezanton ndoshta këngën më personale të saj – "100 ëndrra". Kjo këngë është e frymëzuar nga rruga, që ajo përshkoi gjatë dhjetë viteve të fundit – një..
Një nga forumet më të rëndësishme të xhazit në Bullgari – Plovdiv Xhaz Fest – filloi në korrik me një edicion në fshatin Markovo, për të vazhduar në vjeshtë në Plovdiv, kur tradicionalisht mund të presim një takim me disa nga emrat më madhështorë të..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski Foto: Arkiv, Qendra e Kinemasë Bojana, impressio.dir.bg, Facebook/ Filma bullgarë, YouTube