Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dy bullgarë nga Brukseli e sollën festivalin kinematografik “Milenium” në Sofje

Kuadër nga filmi “Biznesi i Brukselit”
Foto: festivalmillenium.org
Më 19 mars në kuadrin e festivalit Sofia Film Fest u zhvillua premiera e trilerit dokumentar “Biznesi i Brukselit”. Filmi është produkt i Austrisë dhe i Belgjikës. Është pjesë e Panoramës “Milenium”, që paraqet më të mirën e festivalit ndërkombëtar me të njëjtin emër për filma dokumentarë në Bruksel. E organizojnë dy bullgarë: Zllatina Ruseva dhe Ljubomir Georgiev. Ata punojnë që prej disa vitesh në kryeqytetin e Belgjikës. Sivjet “Milenium” është në pritje të edicionit të tij të pestë.

Ljubomir Georgiev

© Foto: arkiv personal

“Festivali ndërkombëtar i filmave në Bruksel lindi krejt natyrshëm – tregon Ljubomir Georgiev. – Si producentë filmash unë bashkë me Zllatinën kemi punuar me organizata të ndryshme joqeveritare në mbarë botën dhe njohim shumë prej problemeve të mëdha botërore. Ideja lindi edhe në saje të kontaktit tonë me OKB-në, me të cilën kemi shumë projekte të përbashkëta. Gjatë vitit 2011 OKB-ja shpalli shtatë qëllimet e mijëvjeçarit. Për herë të parë idetë utopike për një jetë më të mirë u veshën me formën juridike dhe ishin vënë parametra kohorë. Për shembull, ishte parashikuar zvogëlimi i varfërisë me gjysmë deri në vitin 2015. Është e qartë se kjo nuk do të realizohet, por e rëndësishmja është se për herë të parë tërë bota ka një program të përbashkët. Del se ekzistojnë një sërë regjisorësh dhe producentësh të pavarur të kinemasë dokumentare, të cilët bëjnë filma shumë të mirë dhe nganjëherë madje nuk janë në dijeni të këtyre ideve të mijëvjeçarit. Detyra jonë ishte grumbullimi i dy energjive në një njësi. Aktualisht një ekip i madh prej specialistësh punon mbi dokumentin e ardhshëm, i cili përvijon qëllimet e njerëzimit, të lidhura me problemet e varfërisë, mjedisit dhe arsimit. Po shohim se si në SHBA dhe në Evropë programet sociale dhe kulturore shkurtohen vazhdimisht. Problemet, të cilat konsideroheshim probleme të botës së tretë, tashmë janë fakt edhe atje. Në këtë kuptim Bullgaria është pjesë e botës së globalizuar, botë kjo që kërkon zgjidhje të problemeve.”

Ideja e Panoramës “Milenium”, që merr pjesë për herë të dytë në Sofia Film Fest, gjithashtu lindi natyrshëm. Organizatorët nga Brukseli janë miq shumëvjeçarë me drejtorin e festivalit tonë – Stefan Kitanov:
“Për ne kjo që ai bën është jashtëzakonisht e rëndësishme – thotë zonja Ruseva. – Mendoj se Sofia Film Fest ka një meritë të madhe për ringjalljen e kinemasë bullgare. Kohët e fundit u bënë shumë filma të mirë bullgarë. Ai tërhoqi dhe pjesëmarrës ndërkombëtarë, tërhoqi vëmendjen drejt kinematografisë bullgare. Nga ana tjetër “Milenium” tashmë fitoi popullaritet. Kemi bashkëpunëtorë në mbarë botën. Na bën përshtypje se cilësia po rritet vazhdimisht. Marrim më të mirën e kinemasë dokumentare botërore. Deshëm ta ndajmë këtë përvojë me publikun bullgar. Është paradoks, por në proceset e globalizimit dhe informacionit të shumtë njerëzit marrin dituri sipërfaqësore për atë që ndodh në botë. Është rëndësishëm të ketë kinema, e cila t’i takojë njerëzit, t’u japë mundësi për të diskutuar, për të marrë vendime. Shkaku tjetër për ta organizuar këtë panoramë është lidhur me dëshirën tonë për ta njohur publikun me proceset e reja, me gjuhën dhe mundësitë e reja në kinema. Filmat, që seleksionuam, janë ndër më të mirët në edicionin e Festivalit belgjian të vitit të kaluar. Për shembull “Biznesi i Brukselit” shkaktoi reaksione të fuqishme në mbarë Evropën. Shumë festivale nuk e përfshinë në programet e tyre. Në Bruksel filmi jo vetëm se mbushi sallën, por madje duhej të organizonim akoma pesë projektime suplementare. Dhe përsëri kishte njerëz, të cilët nuk arritën ta shohin. Ky është një film, i cili rrëfen për grupet lobiste dhe për ndikimin e tyre në marrjen e vendimeve në Evropën e bashkuar. Në Bruksel ka gjithsej 17 000 lobistë. Kjo u përket të gjithë neve.”

Gjithsej gjashtë janë filmat dokumentarë të paraqitur në Panoramën “Milenium”, të cilët na çojnë në kënde të ndryshme të botës. Këto janë vepra me mesazhe të fuqishme. Për herë të parë çmimi për dokumentar më të mirë të Sofia Film Fest u sigurua nga Festivali Kinematografik Ndërkombëtar “Milenium”.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rajna Manxhukova

"Zemra e Bullgarisë tjetër" – dokumentar për një agjenci të vogël me një mision të madh

Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..

botuar më 24-09-12 7.30.PD

Varna pret Festivalin Botëror të Filmave të Animuar

Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..

botuar më 24-09-11 6.15.PD

Një festival në Paris prezanton kinemanë e re bullgare

Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë".  "Këtë vit duam..

botuar më 24-09-10 7.30.PD