Kriza ndryshoi shprehitë e bullgarëve dhe tashmë gjithnjë e më shumë sipërmarrës preferojnë t’i kursejnë paratë e tyre, duke pasur frikë nga e ardhmja e paqartë. Kështu në fund të shkurtit kursimet në bankat në vend arritën 18 mlrd euro, tregojnë të dhënat e Bankës Popullore Bullgare. Kjo përbën 44 për qind prej Prodhimit të Brendshëm Bruto në vend. Depozitat janë rritur me 12 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Vetëm gjatë muajit shkurt akoma 430 mln euro ishin ngrirë në sistemin bankar. Në të njëjtën kohë kreditë janë ulur me 169 mln euro. Në qoftë se merren parasysh të dhënat e Bankës Popullore Bullgare për aktivitetin e kredive në vend, mund të themi se pesimizmi sa i përket situatës ekonomike te ne është thelluar. Kështu mungesa e sigurimit për shkak të krizës financiare botërore si dhe për shkak të situatës së pasigurt politike në Bullgari që nga fillimi i vitit ndryshoi sjelljen e bullgarëve. Paratë cash janë strehimi kryesor, si i qytetarëve, ashtu dhe i biznesit. Në vend që të harxhohet, çdo një levë bullgare derdhet në trezorët bankarë. Mirëpo kjo ul lëvizjen e kapitalit dhe pakëson rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Tendenca u thellua në fund të vitit të kaluar. E vërtetojnë të dhënat e Bankës Popullore Bullgare për të ashtuquajturat “para të shpejta”, me të cilat paguhet cash. Thënë me fjalë të tjera këto janë paratë më likuide në ekonomi, ose bankënotat në xhepat tanë, mjetet e biznesit dhe të qytetarëve, që janë në qarkullim. Të dhënat e Bankës Popullore Bullgare shënojnë se në fund të vitit të kaluar paratë cash, të cilat qarkullojnë në Bullgari, përbëjnë 36 për qind prej parave likuide, kurse 64 për qind janë resurset financiare në llogaritë rrjedhëse. Vëzhgohet rritje drastike e shumave, të cilat ruhen në llogaritë rrjedhëse gjatë dy viteve të fundit. Përveç përdorimit në masë të shërbimeve bankare për blerje dhe pagime të shpenzimeve komunale, bullgarët ruajnë shuma gjithnjë e më të mëdha në këto llogari, si garanci se po të mos kenë të ardhura të sigurta, do të mund të paguajnë shpenzimet e tyre mujore. Statistika kombëtare vë në dukje se bullgarët gjithnjë e më shumë shpresojnë te paratë e tyre të kursyera për pagimin e shpenzimeve më të ngutshme. Ky është një sinjal i qartë për situatën e pasigurt në vend. Analizatorët komentojnë se tendenca ka filluar që gjatë vitit 2011. Që atëherë qytetarët dhe biznesi kanë shpresuar te paratë cash.
Të dhënat e Bankës Popullore Bullgare tregojnë se në fund të shkurtit kreditë e këqija (domethënë të papaguara mbi 90 ditë) dhe kreditë e ristrukturuara janë ulur me 10 mln euro dhe përqindja e tyre është 22.6 për qind e të gjitha huave bankare. Në të njëjtën kohë kreditimi vazhdon të ulet dhe nuk ka sinjale për gjallërimin e tij. Kjo u përket si kredive korporatave, ashtu dhe kredive të strehimit dhe kredive konsumatore.
Bankierët dhe financierët komentojnë se kjo dukuri është normale gjatë muajve të parë të vitit, sepse aktiviteti i biznesit gjatë kësaj periudhe është i dobët, kurse familjet kanë kufizuar shpenzimet e tyre pas harxhimeve të mëdha gjatë festave të fundvitit. Shqetësues në këtë rast është kreditimi i ulët i biznesit dhe pezullimi i gjatë në ekonomi. Megjithë statistikën e Bankës Popullore Bullgare bankierët bëjnë prognoza për gjallërimin e kreditimit, pritet që më aktivë në tregun financiar të jenë sipërmarrësit në dallim të familjeve.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Prioritetet kryesore të biznesit – anëtarësimi në Eurozonë dhe Shengen me bazë tokësore, mbeten në plan të dytë. Ata janë motorët që mund t'i japin një shtysë ekonomisë dhe mungesa e një qeverie të rregullt i pengon ato të arrihen, tha për BNR..
Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri në fund të vitit, kompania lëshoi një qëndrim zyrtar. Në një letër për mediat, pronari i rafinerisë..
Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil Neftohim Burgas. Dje, Financial Times, duke cituar burimet e veta, raportoi se gjigandi rus i..
Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar..