Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kjustendill – një qytet në të cilin respektohen standardet ekologjike

Foto: imagesfrombulgaria.com
Thuhet, se çdo minutë numri i qeseve të përdorura prej najloni në përmasë botërore shtohet me një milion. Përveçse nuk mund të shpërbëhen edhe në depot e groposjes së plehrave, grumbuj të tërë të këtyre shpikjeve fluturuese të shekullit XX ngrihen dhe lëvizen në ajrin e mbarë botës dhe larmojnë natyrën me ngjyrat e tyre laramane. Një fakt edhe më shqetësues është se copëza të këtyre qeseve shpesh hasen në barkun e zogjve dhe peshqve dhe ndotin oqeanin botëror. Në Bullgari supozohet, se për vit shfrytëzohen më se 1 miliard të këtyre shpikjeve aq praktike të kimisë së shekullit XX, por aq të dëmshme për ambientin rrethues.

A ka shpëtim nga kjo e keqe? Nëse dëshirojmë mund të mbrojmë planetin. Dhe një shembull për një qëndrim ekologjik jep qyteti bullgar Kjustendill. Në të u vendos një taks për shfrytëzimin e qeseve prej najloni në rrjetin tregtar që nga fillimi i vitit 2009. Eksperimenti i suksesshëm e inkurajoi Ministrinë e Mjedisit, e cila vendosi po këtë masë në përmasë kombëtare, por tre vjet më vonë, nga data 1 tetor i vitit 2011.

Petër Paunov

© Foto: BGNES

Më shumë hollësi për përvojën e qytetit Kjustendill sjell kryetari i bashkisë Petër Paunov: “Kur e morëm këtë vendim, ajo provokoi pakënaqësinë e tregtarëve, sepse ata nuk ishin të bindur, se do të gjejnë zgjidhje alternative të problemit. Mirëpo, pasi rirregulluam një takim midis tregtarëve vendor dhe prodhuesve të pakove prej letre, u bë e qartë, se propozimet e bëra iu përgjigjen kërkesave të tyre, duke përfshirë edhe çmimin. U jam mirënjohës dyqaneve ushqimore dhe zinxhirëve tregtarë në qytetin tonë, sepse vetë ata para përfundimit të afatit filluan të përdorin qeset ekologjike. Kështu ata treguan, se qeset prej najloni mund të zëvendësohen me qese ekologjike. Në fakt organizatat civile ishin nismëtarë të kësaj ideje të gjelbër. Bashkia vetëm shfaqi një pragmatizëm duke e përkrahur dhe duke e realizuar këtë ide.”

Si u realizua ideja?

Me një deklaratë në fillim të vitit çdo tregtar shpall çfarë lloji qese do të shfrytëzojë. Në rast se do të përdorë qeset prej najloni ai duhet të paguajë një taks nga 750 euro për metër katror sipërfaqe tregtare. Nga viti në vit numri i tregtarëve, që heqin dorë nga qeset prej najloni po rritet. Kështu qyteti Kjustendill për një periudhë të shkurtër u bë një nga vendbanimet më të pastra, sepse në ajër nuk fluturojnë qeset prej najloni.

Qyteti Kjustendill ishte pionier edhe në vendosjen e ndalesës së plotë të pirjes së duhanit në ambientin publik, duke përfshirë edhe restorantet. Ndalesa hyri në fuqi më 1 qershor të vitit 2012, megjithë peripecitë që hasi. Kryetari i bashkisë së qytetit Petër Paunov kujton: “Në fillim ndalesa u mirëprit, sepse ishte vera. Mirëpo me ardhjen e dimrit një pjesë prej tregtarëve filluan të shfaqin pakënaqësi, duke kërkuar shkaqe për vëllimet e ulura të qarkullimit jo në krizën dhe në asortimentin e kufizuar, por në ndalesën e pirjes së duhanit. Ata bënë një ankesë para gjyqit administrativ të qytetit, i cili e hoqi. Atëherë bashkia iu drejtua Gjyqit Suprem Administrativ, i cili ripohoi drejtësinë e ndalimit të pirjes së duhanit. Atëherë nisëm një dialog serioz me tregtarët dhe pronarët e lokaleve, kafeneve, restoranteve. Tani më se 90 për qind prej tyre e respektojnë ndalesën. Jemi dëshmitarë si në shtetet evropiane, në SHBA-në ndalesa të tilla janë të vendosura prej kohe dhe nuk diskutohen. Mirëpo, te ne morali është më tepër ballkanik dhe prandaj vështirë pajtohemi me ndalesat.”

Qyteti Kjustendill disponon një resurs jashtëzakonisht të çmueshëm. Ky vendbanim i lashtë shtrihet mbi një burim të madh të ujërave mineralë. Gjatë shekujve V dhe VI para erës sonë burimet minerale tërhoqën vëmendjen e trakëve, të cilët krijuan një vendbanim këtu. Pas tyre romakët e shndërruan në një qendër të rëndësishme tregtare dhe balneologjike, me emrin Pautallia.

© Foto: kustendil.bg

Kjustendilli njihet me qendrat balneare

Gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX Kjustendilli i sotëm ishte ndër qendrat më të rëndësishme të kurimit balnear në Bullgari, të cilin e frekuentuan edhe shtetas të huaj. Gjatë viteve të ndryshimeve të mëdha ekonomike dhe sociale pas rrëzimit të Murit të Berlinit, kjo veprimtari u lë pas dore, ashtu siç kjo ndodhi edhe në shumë vendbanime të tjera të Bullgarisë. Është e vërtetë, se në fillim të shekullit XX filloi një gjallërim me krijimin e hoteleve spa, por një kurim në të vërtetë mjekësore me uji mineral zhvillohet në shumë pak vende. Kjustendilli u bë një nga pionierët e rimëkëmbjes së balneologjisë mjekësore te ne. Për ndërtimin e Qendrës së re Mjekësore Balneare “Shën Ivan Rillski”, bashkia lëshoi një hua nga 6.5 milion leva. Lidhur me këtë kryetari i bashkisë Petër Paunov shpjegon:

“Bashkia bëri investim në një qendër të madhe balneare, e cila do të ketë dy hallka. Secila prej tyre do të shtrihet në një sipërfaqe prej 5 mijë metrash katërorë. Parashikohet të kryhen më se 70 lloje procedurash me uji mineral, me baltë kuruese, me parafinë, me terapi magnetike dhe elektrike. Uji mineral është një pasuri, e cila në vazhdim të dy dekadave nuk u shfrytëzua në mënyrë të plotë vlefshme. Deri në fund të viteve 80-të të shekullit XX Kjustendilli ishte në listën e 50 qendrave më të mira dhe tërheqëse balneare në Evropë. Është një fakt i gëzueshëm, se ndaj kompleksit të ardhshëm balnear, që tani shfaqin interes klientë nga Izraeli, Rusia, Gjermania dhe Anglia.”

Problemi ekologjik, të cilin bashkia e qytetit Kjustendill tani duhet të zgjidhë ka të bëjë me grumbullimin e ndarë të plehrave. Ky lloji i mbledhjes së plehrave nuk u realizua. Për mënyrën jo tradicionale të bashkisë të provokojë qytetarët të hedhin të ndarë plehrat e tyre prapë tregon kryetari i bashkisë Petër Paunov:

“Hapat e parë në grumbullimin e ndarë të plehrave janë jashtëzakonisht të vështira. Kështu është në mbarë Bullgarinë. Në praktikë një pjesë e vogël e plehrave grumbullohet e ndarë. Prandaj vendosëm të sillemi në mënyrë më pragmatike ndaj problemit. Në fillim do t’i ndajmë vetëm në plehra, që mund të përpunohen dhe plehra, që duhet të deponohen. Ndarja do të kryhen në një shesh special. Ambicia e bashkisë është që deri në fund të vitit 2014 të deponojmë jo më shumë se 15 – 20 për qind të plehrave. Plehrat e tjera do të ndahen dhe do të përpunohen. Kjo për arsye, se sanksionet do të jenë shumë të rrepta. Vetëm për këtë vit, në se nuk do të plotësojmë klauzolat e Ligjit të Mbeturinave, duhet të paguajmë më se 1 milion leva sanksione. Prandaj fillojmë një punë shumë aktive për ndarjen e plehrave.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Maria Dimitrova-Pisho


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çfarë parashikon buxheti i BE-së për vitin 2025

Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..

botuar më 24-12-04 2.50.MD

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD

Dita e Antarktidës shënohet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..

botuar më 24-12-03 6.30.PD