Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Maria Sotirova dhe “Punishtja për super heronj”

Foto: arkiv personal
“Në secilin prej nesh fshihet një super hero dhe është çështje të një dëshire dhe kohe që ai të shfaqet”, është e bindur Maria Sotirova 32 vjeçe, krijuese e kursit për zhvillimin e potencialit personal, të quajtur “Punishte për super heronj”.

Maria është nga Sofja dhe ka përfunduar degën mjeshtëri aktori. Disa vjet punon në teatër, pas kësaj në agjencinë për zgjedhje të personelit dhe konsultim profesional. Gjatë kësaj kohe i lind ideja të fillojë të bëjë diçka vetë, duke u bazuar mbi përvojën, të cilën e ka deri në këtë moment. U largua nga puna dhe u fut në thellësitë e sipërmarrësish private. Ajo është dhe autore e formatit të punishtes, merret me grumbullimin e pjesëmarrësve, me vendin e zhvillimit e kështu me radhë.

Qëllimi i “Punishtes për super heronj” është të zhvillojë anët e forta të individit, duke forcuar bashkësitë, të cilave ai i përket: familje, kompani, shtet. “Kursi mund të organizohet në ndonjë kompani ose organizatë, por po kështu dhe në një grup të hapur, ku mund të takoni njerëz frymëzues – profesionalistë në fusha të ndryshme. Puna në të është diçka e re, e ndryshme dhe dëfryese. Gërshetohen kryesisht elemente krijuese – zhvillim të etydeve, situata loje me parimet bazë nga fusha të konsultimit të karrierës, me një gjendje pozitive – tregon Maria. – Tanimë më shumë se një vit merrem me këtë dhe mund të them se, projekti me shumë sukses ecën përpara. Jam e lumtur se, ai aplikohet periodikisht në grupe të hapura. Njerëzit të cilët vijnë, me të vërtetë janë shumë të ndryshëm – nga të rinj deri në mbi 50 vjeç. Njerëzit janë të ndryshëm si profesione dhe mendim, dhe pikërisht në këto grupe është shansi që ata të dalin jashtë rrethit të zakonshëm të ditëve të përditshme. Mendoj se, ata me të vërtetë i ndihmojnë pjesëmarrësit të takojnë njerëz të ndryshëm të cilët mendojnë ndryshe. Akoma që nga grupi i parë njerëzit filluan të miqësohen dhe periodikisht bëjmë takime joformale. Shkojmë për shembull në restorant ose në piknik dhe kjo është një shans që njeriu të mund të gjejë dhe të krijojë miqësia të ndryshme, kontakte të reja të dobishme për punë. Shkojmë në koncerte, ekspozita. Jam e lumtur se kursi u aplikua në mënyrë mjaft të suksesshme në kompani të ndryshme – dhe bullgare dhe të mëdha ndërkombëtare, në programe të ndryshme: nga ekipi i menaxhimit deri tek stazhantët. Jam krenare se më ftuan të marrë pjesë dhe në një program lidhur me trajnime motivuese për të papunët. Në fillim njerëzit ishin skeptikë, por më pas gjërat ndryshuan. Kur njeriu ndien, se beson në të, ai fillon të besoj te ty.”

Ideja e punishtes është që njeriu të mësohet nga momentet kur ka pasur sukses. Dhe kur këto momente ndahen në grup, kjo është rruga më e vërtetë të mund të gjesh lumturi dhe forca në vetvete.

“Realisht njeriu zhvillohet gjatë gjithë jetës – është e mendimit Maria. – Ajo e cila është me rëndësi është mund të gjenden pikat e përafërta midis nesh dhe njeriut tjetër. Dhe ajo të cilën e kam mësuar në fushën e konsultimit për karrierë është se si në fakt një njeri mund të paraqitet me sukses në një intervistë për punë. Ka gjëra të menduara krijuese, të cilat mund t’u japin njerëzve një gjendje tjetër shpirtërore, të zhvillojnë imagjinatën e tyre. Me rëndësi është që njeriu të analizojë historitë e veta të suksesshme. Në fakt në qoftë se duhet të përgjithësojë, “Punishtja për super heronj” është një ndarje të përvojës pozitive. Ka grupe në të cilat njerëzit bashkohen rreth një problemi, për shembull varësitë e ndryshme. Punishtja jonë është pikërisht e kundërta. Njerëzit bashkohen rreth anëve të veta të forta.”

Maria nuk fsheh se, mëson shumë nga çdo një njeri me të cilin takohet. “Shpresoj se çdo një njeri është një super hero – thotë ajo. – Pikërisht prandaj është kursi. Njerëzit mësohen përmes krahasimit. Për shembull, në qoftë se krahasohem me dikë, i cili ka fituar me biznesin e vet miliona, unë do të ndihem e pasuksesshme, por në qoftë se krahasoj periudhat e ndryshme nga jeta ime, do të jem e suksesshme. Ky është dhe kuptimi i kursit, si edhe të praktikave të tjera për zhvillim personal – njeriu të mund të arrijë deri te momenti, në të cilin garohet me veten. Nuk mund të them se kam mësuar dhe kam bërë çdo gjë. Gëzohem për këtë në të cilën kam pasur sukses deri tani. E ndiej veten të lumtur. Nuk mund të them se kam bërë para të mëdha, por shikoj se kjo është e dobishme për të tjerët dhe se ka të ardhme në projekte konkrete. Sipas meje gjithnjë e më shumë njerëz e shikojnë po kështu.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vesko Eshkenazi: Zgjedhjet janë shumë të rëndësishme, ndonjëherë nuk e duroj dot atë që shoh në vendin tonë

"Unë votoj sa herë që mundem dhe ndodhem në një vend ku ka një mënyrë për ta bërë këtë," thotë me krenari dhe pa paragjykim për Radio Bulgarinë violinist i njohur bullgar dhe concertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko..

botuar më 24-10-27 7.40.PD

Bullgaria sërish në zgjedhje

Bullgarët zgjedhin sot 240 deputetë, të cilët do të hyjnë në Asamblenë e 51-të Kombëtare. Për pjesëmarrje në zgjedhje janë regjistruar 19 parti dhe nëntë koalicione. Për një vend në parlament do të konkurrojnë 4 858 kandidatë, 3 480 burra dhe..

botuar më 24-10-27 7.10.PD

Një ditë për reflektim para zgjedhjeve të parakohshme për Legjislaturën e 51-të të Kuvendit Popullor

Sot, 26 tetori në Bullgari është dita e reflektimit para zgjedhjeve të shtatë radhazi parlamentare që nga prilli 2021. Në këtë ditë, votuesi ka mundësinë, pa ndikim të jashtëm, të vendosë për votën e tij në ditën e zgjedhjeve. Sot, si dhe në..

botuar më 24-10-26 5.20.PD