Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pensionisti bullgar gjatë 2013-ës

Foto: BGNES

Të mos të jesh i siguruar nga ana financiare dhe kjo në vitet, në të cilat sipas rregullit duhet të pushosh qetë pas një jete plot me shumë punë, është e padrejtë. Tamam kështu të cenuar në mënyrë të padrejtë ndihen një pjesë e madhe nga pensionistët bullgarë. Gjatë shtimit të vazhdueshëm të çmimeve, pensionet e tyre mezi lëvizin. Në ndryshim nga njerëzit në moshë pensioni në shtetet e tjera evropiane, pjesa më e madhe e bullgarëve në moshë mbi 65 vjeç përpiqen të mbijetojnë.

Të ardhurat e bullgarëve janë më të ulëtat në Bashkimin Evropian, dhe pikërisht kjo i bën ditët e tyre të përditshme të përmbushura me probleme. Zgjidhja për më të rinjtë dhe të arsimuarit është më e lehtë – migracioni në qytetet më të mëdha ose emigrim në shtete të tjera në kërkim të standardeve më të larta. Për pjesën më të madhe të njerëzve mbi 65 vjeç kjo nuk është e mundshme. Ata kënaqen me pensione të vogla të cilat mbulojnë vetëm një pjesë nga ajo e cila është më e domosdoshme. Dhe kjo nuk është e tepërt. Kudo që të më çonin udhëtimet e mia nëpër fshatrat bullgare – pamja është e njëjta. Pleq dhe plaka të kërrusur drejtonin vështrimin e tyre drejt meje, për të dëgjuar ndonjë lajm të mirë për rritje të pensioneve, por kur nuk thosha asgjë, i hiqnin sytë me fjalët: “Aq sa ka dhënë Zoti!”. Por nuk harronin të më fusin në duar ndonjë molla të kuqe dhe të ëmbël nga kopshti i tyre.

Pensioni mesatar bullgar për stazh pune dhe moshë në Bullgari gjatë vitit 2011 ka qenë rreth 135 euro, lexojmë në raportin e Institutit Kombëtar Statistikor, i cili bën prognoza për zhvillimin e modelit të pensionimit në vend deri në vitin 2060. Një rritje e vogël e pensioneve pritet ka gjatë këtij prilli dhe kjo është e parashtruar në buxhetin e Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore. Gjatë vitit 2017 do të ketë një ndryshim në formulën e llogaritjes së pensioneve, e cila po kështu do të rrisë me pak pensionet. Që nga ky vit pensioni më i lartë në Bullgari është në përmasë të rreth 400 euro. Ky pension merret për sigurime të pensionit mbi shumën maksimale të të ardhurave siguruese, e cila sivjet është 1100 euro. Gjatë kushteve të tilla sigurohen kryesisht njerëzit me të ardhura më të larta. Le të rikujtojmë se, nuk janë të pakët dhe punëdhënësit, të cilët i sigurojnë personat e marrë në punë mbi rrogën minimale, e cila tani është rreth 160 euro.Shuma tjetër paguhet “në dorë”.

Çfarë pensione do të kenë bullgarët në të ardhmen?

Deficiti në buxhetin e Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore akoma një periudhë të gjatë do të plotësohet me shuma nga buxheti i shtetit. Kurse pensionistët bullgarë do të vazhdojnë të jetojnë me pensione të ulëta.

Njerëz nga mosha e tretë të takuar rastësisht në rrugë më tregojnë shqetësimet e tyre. Një grua rreth 75 vjeçe fut duar te mallrat më të lira, të vëna në një kashun përpara një dyqani në një lagje të fundit të kryeqytetit, por nuk mund t’i lejojë vetes të blejë dhe prej tyre. Gjatë gjithë jetës ka punuar në Institutin e dikurshëm, tani Agjencia për Gjeodezi dhe Hartografi. Pensioni i saj është bile nën 100 euro. “Jemi gjithnjë e më keq – thotë ajo. – A më thuaj sesi do të jenë mirë pensionistët. Ja kështu po e kalojmë – në mizëri. Në qoftë se nuk më ndihmojnë fëmijët, jam e humbur. Ata më paguajnë korrentin, ngrohjen. Pensioni im është vetëm për të ngrënë dhe për asgjë tjetër. Ju si e mendoni me 90 euro çfarë do të bëni!. Vetëm për ilaçe jap 110 55 euro. Kalova një goditje të dytë cerebrale dhe tani mezi po ec. A e dini se çizmet të cilat i kam në këmbë janë të blera gjatë vitit 1982 dhe i mbaj deri tani. I rregulloj se më rrjedhin. Kur dilja gjatë dimrit jashtë, këmbët i kisha qull...”

© Foto: Millka Dimitrova


Një pensioniste tjetër ishte më llafazane. Ajo ka qenë mësuese e muzikës, ka punuar dhe në Teatrin Muzikor të Sofjes. Ka trashëguar rreth 20 hektarë tokë bujqësore nga babai i saj, të cilën e jep me arendë dhe kështu plotëson pensionin. Pavarësisht nga kjo po kështu pret ndihmë nga dy fëmijët e vet. Ajo tregon: “Gjatë ditës së mërkurë dhe të premte mbaj kreshmë. Njëherë në javë blej pak mish pule për të bërë supë. Kam fëmijë dhe ata më ndihmojnë. Për shembull djali më paguan taksat dhe korrentin, paguan dhe ujin, me fjalë të tjera morri përsipër të gjitha shpenzimet rreth shtëpisë sime. Ai shyqyr ka punë. Por çuditem sesi jeton këta njerëz të papunë. Si kujdesin për fëmijët? Është shumë e tmerrshme të mbetesh pa punë dhe të mos të shikosh perspektivë. Sepse kjo ndodhet me një pjesë të madhe prej njerëzve.”

Numri i bullgarëve me pensione për një stazh sigurues dhe moshë do të pakësohet deri në vitin 2040 për shkak të ndryshimeve në modelin e pensionimit dhe mbi kushtet më të rrepta për pensionim. Kjo është e regjistruar në raportin e Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore. Nga 1 milion 680 mijë veta gjatë vitit 2011 ata do të pakësohen deri në rreth 1 milion 300 mijë veta gjatë vitit 2040. Pas kësaj numri i tyre fillon të rritet, me qenë se popullsia plaket shumë shpejt. Në të njëjtën kohë numri i punonjësve dhe të bullgarëve të cilët sigurohen do të pakësohet. Dhe në qoftë se deri përpara dy vjetëve në 100 persona të siguruar u kanë rënë 78 pensionistë, gjatë vitit 2060 i njëjti numër i personave të zënë do të mbajnë 91 pensionistë. Ky është parashikimi i Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vesko Eshkenazi: Zgjedhjet janë shumë të rëndësishme, ndonjëherë nuk e duroj dot atë që shoh në vendin tonë

"Unë votoj sa herë që mundem dhe ndodhem në një vend ku ka një mënyrë për ta bërë këtë," thotë me krenari dhe pa paragjykim për Radio Bulgarinë violinist i njohur bullgar dhe concertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko..

botuar më 24-10-27 7.40.PD

Bullgaria sërish në zgjedhje

Bullgarët zgjedhin sot 240 deputetë, të cilët do të hyjnë në Asamblenë e 51-të Kombëtare. Për pjesëmarrje në zgjedhje janë regjistruar 19 parti dhe nëntë koalicione. Për një vend në parlament do të konkurrojnë 4 858 kandidatë, 3 480 burra dhe..

botuar më 24-10-27 7.10.PD

Një ditë për reflektim para zgjedhjeve të parakohshme për Legjislaturën e 51-të të Kuvendit Popullor

Sot, 26 tetori në Bullgari është dita e reflektimit para zgjedhjeve të shtatë radhazi parlamentare që nga prilli 2021. Në këtë ditë, votuesi ka mundësinë, pa ndikim të jashtëm, të vendosë për votën e tij në ditën e zgjedhjeve. Sot, si dhe në..

botuar më 24-10-26 5.20.PD