Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgari-Hungari: përshpejtim i marrëdhënieve dypalëshe

Presidenti Rosen Plevneliev u takua me homologun e të tij hungarez, z. Janosh Ader.
Foto: BTA

Më 2 dhe 3 prill presidenti bullgar Rosen Plevneliev ishte për vizitë në Hungari. Bisedimet në Budapest konfirmuan gjendjen e mirë të dialogut politik në mes të të dyja vendeve, si dhe zhvillimin pozitiv të bashkëpunimit tregtaro-ekonomik. Ky i fundit vazhdon të zhvillohet megjithë ndikimet e pafavorshme të krizës financiare e ekonomike. U mendua një dinamikë e re në marrëdhëniet dypalëshe.

Bisedimet midis presidentit Plevneliev dhe homologut të tij hungarez, Janosh Ader, vërtetuan se në mes të të dyja vendeve nuk ka çështje delikate. Në këtë gjendje të marrëdhënieve politike dy palët përpiqen të nxisin dhe marrëdhëniet tregtaro-ekonomike. Këto të fundit në mes të Bullgarisë dhe Hungarisë gjithashtu janë të mira. Megjithë krizën financiare e ekonomike në botë, gjatë 2012-ës këmbimi reciprok i mallrave shënoi një rritje të konsiderueshme. Presidenti hungarez theksoi se ai mund të tejkalojë 1 mlrd euro në vit. Zhvillim tjetër pozitiv vërehet dhe një fushën e investimeve. Vitet e fundit kompanitë hungareze kanë investuar në Bullgari mbi 1 mld euro. Ky nivel është shumë i madh, duke pasur parasysh potencialin bujqësor të dy vendeve. Kështu Hungaria renditet në vendin e 10-të mes investitorëve të huaj në Bullgari.

Megjithëse gjendja e favorshme e marrëdhënieve dypalëshe në fushën e ekonomisë dhe të tregtisë u rikonstatua, dy presidentët diskutuan rreth përshpejtimit të tyre. Do të kërkohen mundësi bashkëpunimi kryesisht në fushën e energjetikës, në veçanti për burime të ndryshme dhe rruga të transportimit të tyre. Në këtë lidhje pala bullgare tregoi interes për projektin e lidhjes së rrjeteve të gazit në mes të Hungarisë, Çekisë dhe Sllovakisë. Kështu që në një etapë më të vonshme rrjetet e gazit të Bullgarisë dhe të Rumanisë të ngjiten në këtë lidhje të gazsjellësit. Suksesi eventual në këtë drejtim do të ishte me shumë rëndësi për Bullgarinë, duke marrë parasysh se vendit i takon ta avancojë aplikimin e rregullave të Pakos së Tretë të BE-së për Liberalizimin e Tregut të Energjisë Elektrike. Kështu që t’u sigurojë konsumatorëve bullgarë një mbrojtje më efikase dhe njëkohësisht ta pakësojë nivelin e varësisë nga faktorët e jashtëm.

Gjatë vizitës së presidentit Plevneliev në Hungari, biznesi vendas andej tregoi interes për bashkimin e ndërmarrjeve bullgare e hungareze në fusha të ndryshme ekonomike. P.sh., këto mund të bashkohen në fushat e teknologjisë ë lartë, logjistikës, bujqësisë dhe të prodhimit të ushqimit.

Për nga gjendja gjeografike Hungaria bie në Evropën Qendrore, kurse Bullgaria – në Evropën Lindore. Pra, dy vendet kanë interes të përbashkët për sa i përket rajonit të lumit Danub. Bullgaria shpreson shumë në projekte të përbashkëta me Hungarinë në lidhje me realizimin e Strategjisë së Danubit. Presidentët Plevneliev dhe Ader patën bisedime konkrete rreth forcimit të bashkëpunimit në fushën e lundrimit të anijeve, si dhe rreth kontrollit të cilësisë së ujit të Danubit.

U bë fjalë dhe për bashkëpunimin dypalësh në kuadër të BE-së. U vë theks kryesisht në pajtimin e buxhetit në periudhën e vijueshme të programeve të BE-së, në luftimin e papunësisë mes të rinjve dhe në anëtarësimin e domosdoshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Presidenti Plevneliev shprehu pritjen e tij se Bullgaria dhe Rumania do të marrin pjesë aktive në dialogun me vendet e Evropës Qendrore nëpërmjet zgjerimit të të ashtuquajturit “Vishegrad plus”. Në të vijon të diskutohen dhe të zhvillohen projektet e ndërtimit të gazsjellësve “Nabuko” dhe “Rryma Jugore”. Këto të fundit janë me rëndësi shumë të madhe për Bullgarinë.

Vizita e z. Plevneliev në Hungari u zhvillua në një moment krize në Bullgari, e cila qeveriset nga kabineti teknik. Duket se drejtimet e bashkëpunimit, të theksuara gjatë vizitës në nivel presidentësh, do të jenë në rendin e ditës dhe pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Bullgari.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

По публикацията работи: Stoimen Pavllov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dina Xhevali nga Siria: Kam jetuar një jetë pa rrugëdalje, ndërsa në Bullgari asgjë nuk është e vështirë për mua

Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..

botuar më 24-12-11 7.30.PD

Shkencëtarët studiojnë gjenomin e Bullgarisë

Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..

botuar më 24-12-10 4.43.MD

Fati i një tufë delesh bashkoi bullgarët në një kauzë të përbashkët për t'i shpëtuar

Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit. Dhe në vend që të ndiqte teatrin në parlament dhe luftërat për..

botuar më 24-12-10 7.30.PD