Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fëmijët – pjesëmarrës kryesorë në kauza sociale të shoqatës “Azbukari”

Interpretues të talentuar të moshës së ndryshme në skenën e Parkut Jugor
Foto: Архив
Për dallim nga të moshuarit, të cilët për shkak të problemeve personale dhe financiare shumë shpesh mbyllen në vetveten dhe janë më pak të ndjeshëm ndaj dhimbjes së huaj, vogëlushit janë gjithmonë të hapur, të sinqertë dhe të gatshëm për të ndihmuar. Ja përse pikërisht ata janë pjesëmarrësit kryesorë në iniciativat e ndryshme të shoqatës “Azbukari”, të cilat përpiqen të luftojnë kundër paragjykimeve ndaj njerëzve në gjendje të rëndë sociale dhe të krijojnë kushte për integrimin e tyre më të suksesshëm.

Krijuesja dhe motori kryesor i organizatës joqeveritare është Cveta Kirillova, e cila ka përvojë 15 vjeçare si gazetare. Fati e takon me Borjana Petkovën, kolegje, me të cilën para disa vitesh kanë punuar së bashku në televizion. “Biseduam dhe konstatuam se kemi ide dhe qëllime të përbashkëta, kështu lindi ideja për të krijuar një organizatë të tillë joqeveritare në dobi të shoqërisë”, thotë Cveta Kirillova. Gruaja e re e quajti shoqatën “Azbukari”, frymëzuar nga vepra “Për shkronjat” e Çernorizec Hrabër nga shek. IX-X, një prej përfaqësuesve më të shquar të letërsisë së vjetër bullgare nga i ashtuquajturi “Shekulli i artë”.

Cveta Kirillova

“Të moshuarit në dallim të fëmijëve mund të ndryshojnë më vështirë – është e mendimit Cveta Kirillova. – Ata kanë jetuar në një kohë më të ndryshme, me kushte të ndryshme. Është më vështirë të bindësh njerëz të tillë se këta, të cilët janë në gjendje të rëndë sociale, ose shëndetësore, nuk janë më të ndryshëm nga të tjerët. Prandaj ne morëm vendimin për të punuar së pari me fëmijët, sepse ata nuk ndikohen nga paragjykimet. Fëmijët janë më të mirë. Ata nuk do të thonë si të moshuarit: “Nuk mund të merrem me problemet e të tjerëve, jam shumë i angazhuar, jeta ime është plotë probleme!” Vogëlushit janë të hapur, ata komunikojnë në një mënyrë më të ndryshme, bisedimet e tyre gjithmonë janë të sinqerta. Ata reagojnë në mënyrë spontane ndaj temave të ndryshme. Kështu, duke komunikuar me fëmijët, përpiqemi të krijojmë këtë ndjenjë tolerance. Ky do të jetë një brez i ri, i cili do t’i edukojë edhe fëmijët e tij në këtë mënyrë. Besoj se do të bëhemi një komb tolerant.”

Projekti i parë mbi të cilin punon shoqata “Azbukari” është festivali i madh për fëmijë “Besoj në ty”, kushtuar integrimit social të fëmijëve në gjendje të pabarabartë. Pasi në edicionin e tij të parë vitin e kaluar u përfshinë mijëra fëmijë, tani organizatorët e tij janë duke përgatitur edicionin e tij të dytë. Ai do të zhvillohet më 1 dhe 2 qershor në Parkun Jugor të kryeqytetit të Sofjes.

“Vendosëm që festivali të zhvillohet më 1 qershor, sepse kjo është festa e fëmijës dhe të gjithë fëmijët e duan – thotë Cveta Kirillova. – Festivali u jep mundësi fëmijëve për t’u zhvilluar në drejtime të ndryshme. I bashkojmë vogëlushit në grupe të ndryshme dhe në çdo një prej tyre përfshihen fëmije me çrregullime. Në skenën e madhe në Parkun Jugor, shfaqen interpretues të talentuar të moshës së ndryshme. Ne e përgatitim programin disa muaj paraprakisht dhe interpretimet e tyre dëgjohen nga producentët tanë. Këto janë dy vajza, të cilat kanë arsim muzikor dhe janë këngëtare shumë të mira në fushën e folklorit, të cilat punojnë në Radion Kombëtare Bullgare. Ato i përgatitin fëmijët për të marrë pjesë në skenën e madhe. Përveç kësaj kemi përkrahjen e shumë këngëtarëve të njohur. Vitin e kaluar u përfshinë grupi “Akaga”, këngëtaret Kamelia Voçe, Rosica Kirillova, Melinda Hristova, formacioni “Vallëzoj jo më ndryshëm nga ti” dhe shumë të tjerë. Këto fytyra të njohura i motivojnë njerëzit për të besuar në kauzë dhe jam mirënjohëse se e bëjnë këtë falës. Lojërat e fëmijëve përgatiten nga disa sportistë nga Akademia Sportive Kombëtare. Ato janë adaptuar posaçërisht për fëmijët me probleme.”

Një projekt tjetër i madh i shoqatës “Azbukari” është ndërtimi i sheshit të parë për fëmijë në Bullgari, i cili është i adaptuar edhe për fëmijët me të meta të ndryshme. Hapja e tij solemne do të jetë pas datës 1 qershor.

“Sheshi është unikal, sepse do t’u sigurojë fëmijëve jo vetëm lojë, por edhe arsim – shpjegon Cveta Kirillova. – Desha të nënvizoj fjalën “arsim”, sepse për herë të parë do të integrojmë elemente me karakter arsimor. Çdo një element do t’i arsimojë fëmijët: ata do të mësojnë alfabetin, do të mësohen të dallojnë kafshët e ndryshme, ngjyrat, gjë që nuk mund të mësohet në sheshet e zakonshme për fëmijë. Krahas kësaj punojmë edhe mbi projekte më të vogla. Ato kanë të bëjnë me fëmijët nga institucionet e ndryshme sociale. Përpiqemi të ndihmojmë sa mundemi, të provokojmë ndjenjën e bamirësisë te njerëzit. Nuk është lehtë, por nuk do të heqim dorë edhe në të ardhmen.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografitë janë ofruar nga shoqata “Azbukari”

По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD