Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Eksportohen 65 % nga verërat bullgare

Foto: arkiv
Bullgaria po eksporton afro 65 për qind nga vera e prodhuar, ku 80 për qind nga eksporti është për tregun rus, tregojnë të dhënat e Asociacionit të Eksportuesve të Verës. Për vitin e kaluar në Bullgari janë prodhuar 100 milionë litra nga eliksiri magjepsës. Ballkani zë vendin e pestë në botë si prodhues dhe eksportues të verës pas Francës, Italisë, Spanjës dhe ShBA-së. Bullgaria është më e fortë në prodhimin e verërave të kuqe, me të cilat mund të depërtojë në tregjet e reja. Një interes ndaj verërave bullgare tregojnë në Kanada, Indi, Singapor.

A do të përjetojë Bullgaria një rilindje në prodhimin e verërave?

Pavarësisht se gjatë vitit të kaluar Bullgaria ka eksportuar me 7.4 për qind më shumë verë, prodhimi i saj për shkak të krizës është ulur deri në nivelin e vitit 2005. Lajmi i mirë është se tendenca për rritje është e qëndrueshme. Problemi bazë përpara prodhuesve bullgarë të verërave mbetet prezantimi dhe reklamimi i verës jashtë shtetit. Asociacioni i Eksportuesve të Verës ka marrë përsipër detyrën jo të lehtë të ringjallë imazhin e vendit si prodhues të disa nga verërat me një cilësi më të lartë. Qëllimi është që ato të reklamohen në tregjet më atraktive botërore, siç janë ShBA-ja, India dhe Kina. Një shembull për rilindjen e markës bullgare është Festivali i Verës në Milano, ku kanë marrë pjesë 30 kantina ballkanike, nga të cilat 12 bullgare. Gjatë kohës së Grand Ballkan Wine Tasting verërat bullgare nga varieteti Mellnik dhe Mavrud kanë marrë duartrokitjet e ekspertëve dhe degustuesve.

Ku eksportohet vera bullgare dhe cilat janë vendet të cilat tregojnë interes ndaj saj?

“Çështja është jo kush tregon interes, por ku do të donim ne të eksportojmë – tha Galina Niforu, kryetare e Asociacionit të Eksportuesve të Verës. – Kemi studiuar tregjet të cilat janë atraktive për ne dhe të cilat janë zhvilluese në konsumin e verës, si ShBA-ja, Japonia, Hon Kong, Indi, bile dhe Brazilia dhe Meksika. Këto janë vendet më interesante ndaj të cilave duhet të drejtohemi. Në tregun evropian është plot me produkte të ndryshme. Kuptohet, eksportojmë për Vendet Skandinave, Belgjikë, Gjermani, Angli, por tanimë jo dhe në sasia të tilla të mëdha, si më parë. Vera të cilën e eksportojmë për tregjet në Poloni dhe Çeki, është në një segment mjaft të ulët të çmimeve. Tregu më i madh për prodhuesit bullgarë të verërave mbetet Rusia, por dhe aty eksportojmë verëra të lira. Prandaj duhet të ndryshojmë imazhin e Bullgarisë dhe të pozicionohemi në segmentet më të larta, që të mund prodhuesit tanë të fitojnë.”

Ekspertët e verërave u bashkuan përpara një viti rreth idesë që vera nga regjioni i Ballkanit të popullarizohet nën një masë të përgjithshme gjatë daljes së përbashkët në tregjet ndërkombëtare. Ky është dhe qëllimi i Konkursit të Dytë Ballkanik të Verës, i cili do të zhvillohet nga data 16 deri më 19 maj në Sofje. Më shumë se 60 kantina prej 10 shteteve do të përfshihen në konkursin ndërkombëtar. Pjesëmarrësit bullgar do të jenë rreth 50. Gjatë këtij viti formati po zgjerohet, sepse në garën për dekoratën marrin pjesë verërat edhe nga Armenia, Gjeorgjia, Hungaria, Çekia. Juria do të përbëhet prej ekspertëve të njohur prej mbi 15 vendeve, mes të cilave janë ShBA-ja, Rusia, Greqia dhe Anglia.

Për herë të parë gjatë këtij viti do të ketë një degustim tregtar për importues, tregtarë, bllogër të verës, ekspertë, media bullgare dhe të huaja. Qëllimi është të ndihmohen marrëveshjet dhe kontaktet midis prodhuesve dhe importuesve të verës. Për të marrë pjesë në këtë degustim tanimë ka të regjistruar biznesmenë nga Kanadaja, India, Singapori, Kina, Japonia, Britania e Madhe, Belgjika. Këto janë tregjet kyçe për verërat bullgare. Festivali është vendi, ku mund të hapen dyer të reja për eksportin e tyre nëpër botë. Gjatë kohës së forumit do të ketë dhe një program të pasur me ushqime dhe muzikë ballkanike. Në përgjithësi, Sofja do të bëhet një kryeqytet i verës në Ballkan.

Cila është dobia që prodhuesit e verës nga regjioni të dalin bashkërisht në tregjet e tjera?

“Ne sapo kemi filluar të hedhim hapat e para në krijimin e një brandi unik ballkanik. Ky do të jetë një proces më i gjatë dhe shpresojmë që ideja të realizohet – vazhdon Galina Niforu. – Kur e dërgojmë katalogun e kantinave të dekoruara të verërave nëpër eksportuesit nga e gjithë bota, atyre u është më lehtë të pranojnë verërat nga regjioni ynë si një gjë e tillë. Sepse kjo është me të vërtetë një larmi e madhe, diçka e cila është më interesante dhe për tregjet e tyre. Mendoj se jemi në rrugën e drejt. Kurse Bullgaria qëndron shkëlqyeshëm në hartën ballkanike të verës, më tepër me verërat e saj të kuqe.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është ndër të parat në BE përsa i përket regjistrimeve të makinave të reja

Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..

botuar më 24-11-23 1.20.MD

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..

botuar më 24-11-20 7.35.PD

Niveli i papunësisë në Bullgari është ruajtur edhe në tetor

Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..

botuar më 24-11-18 12.11.MD