Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

100% e nxënësve të Gjimnazit Kombëtar të Tregtisë dhe Bankës vazhdojnë studime në universitet

“Jam jashtëzakonisht i habitur me arritjet e gjimnazit. Me këtë shkollë dhe me këta nxënës Bullgaria ka një të ardhme të mirë. Paçi më shumë të rinj dhe shkolla me entuziazmin e tyre.” Këtë e deklaroi Ministri i Arsimit, prof. Nikollaj Milloshev pasi vizitoi Gjimnazin Kombëtar të Tregtisë dhe Bankës. Kjo është shkolla më e madhe profesionale në vend. Gjithsej 1250 nxënës mësojnë veprimtari bankare, llogaritje, administrim doganor e tatimor, administrim biznesi, informatikë ekonomike dhe tregti elektronike. Përveç se përfitojnë nga arsimi i mirë në fushën e ekonomisë, nxënësit e gjimnazit fitojnë dhe njohuri në anglisht, gjermanisht, frëngjisht dhe spanjisht. Sivjet Gjimnazi Kombëtar i Tregtisë dhe Bankës shënon 100 përvjetorin e themelimit të tij. Gjatë muajit prill nxënësit korrën suksese në Panairet Ndërkombëtare të firmave të trajnimeve mësimore në Nju-Jork dhe në qytetin Plovdiv.

“Veprimtaria dhe aftësitë e nxënësve janë të njohura jo vetëm në Bullgari – tha prof. Milloshev. – Ata që u kthyen nga Gara Ndërkombëtare e Ekonomisë në Nju-Jork, sërish treguan potencialin e tyre, shpirtin konkurrues dhe nivelin e lartë të përgatitjes. I përshëndes nxënësit e gjimnazit për përpjekjet dhe entuziazmin e tyre me të cilin kanë mbrojtur prestigjin e Bullgarisë. Vendit tonë i nevojiten personazhe të tilla që të ketë prosperitet shoqëria bullgare.”

100% e nxënësve të Gjimnazit Kombëtar të Tregtisë dhe Bankës vazhdojnë studimet e tyre në universitet vendase apo në ato të huaja. Shumica prej tyre gjejnë punë menjëherë pasi kanë kryer studimet falë njohurive të fituara në gjimnaz. Këtë e vuri në dukje drejtoresha Emilia Ivanova.

Emilia Ivanova

© Foto: BGNES

“Që nga viti 1997 ne punojmë sipas projektit “Mësimdhënia praktike e integritetit” ku deri tani kanë mësuar më se 4000 nxënës – theksoi znj. Ivanova. – Nga klasa e 10-të deri në klasën e 12-të nxënësit krijojnë firma, banka, dogana, shoqata sigurimesh dhe institucione administrative shtetërore. Ne krijojmë një shet “mësimor” i cili punon në mënyrë të përkryer. Aktualisht prezantojmë katër formacione mësimore të cilat brenda kësaj viti mësimor kanë fituar disa gara ndërkombëtare. Gjimnazi merr pjesë në forume të tilla që nga viti 2000 dhe deri tashti kemi dërguar përfaqësues tanë në 42 panaire ndërkombëtare në Zvicër, Sllovaki, SHBA, Finlandë, Francë dhe në Gjermani. Çdo vit marrim pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Formacioneve Mësimore në Plovdiv. Nxënësit e gjimnazit kanë fituar 148 çmime individuale dhe të skuadrës.”

“Projekti “Mësimdhënia praktike e integritetit” është mënyra më e saktë që të fitojmë përvojë praktike në fushën e veprimtarisë bankare”, kategorik ishte Silvestër Krëstev nga klasa e 12-të. Ai bën pjesë në stafin e bankës tregtare mësimore “Generale Investment Bank” që bankë u dekorua si në Bullgari, ashtu dhe jashtë vendit. Zvezdelina Marieva është nxënëse e klasës së 11-të dhe merr pjesë në firmën mësimore “Mond dju School” e cila në panairin në SHBA fitoi çmimin e stendës më të mirë dhe çmimin e katalogut më të mirë. E reja pohoi se, falë mësimit praktik nxënësit zotërojnë menaxhimin e firmës në jetën reale.

“Ne merremi me tregti të artikujve të sheqerit dhe të çokollatës – sqaroi Zvezdelina. – Gjithçka që e shikoni si materiale marketingu, e bëjmë falë aftësive që përvetësojmë në gjimnaz. Klasa ime është në degën e informatikës ekonomike dhe zotërojmë punën me programe të ndryshme. Marrim pjesë në shumë panaire kombëtare e ndërkombëtare. Pjesëmarrja e fundit e klasës ishte në Plovdiv ku fituam dy çmime. Bashkëpunojmë aktivisht me firma të trajnimit mësimor si nga gjimnazi, ashtu dhe nga shkolla të tjera jashtë vendit.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD