Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Trajneri i qenve Venci Daçevski: për kafshët dhe njerëzit me dashuri

Foto: witter.com

“Me zbutjen e një qeni mbrojmë jo vetëm njerëzit, por edhe vet kafsha nga njerëzit”. Ky është mendimi i trajnerit Venci Daçevski. Që kur e mban veten mend, i riu bashkë me familjen gjithnjë kanë qenë “miq” të adhuruar në shtëpi. Një ditë Venci vendosi, që dashurinë e rritjes së kafshëve shtëpiake ta shndërrojë në profesion. Sot ai është pronar i një hoteli për qen në kryeqytet, njeri nga zbutësit dhe trajner më të mirë për punë profesionale me qen, kryetar i Shoqatës Kinologjike “Vitosha”, ndërsa nga viti 2010 është arbitër kombëtar pranë Federatës Republikane Bullgare të Kinologjisë. Që prej disa vitesh praktikon edhe kanis – terapi me fëmijë, ose terapi me qen për fëmijë.

Gjithçka filloi, kur Venci vendosi të regjistrohet në klubin e vetëm të trajnimit sportiv të kafshëve në Sofje. “Bashkëmendimtari” si të thuash, në këtë nismë të tij ishte qeni nga raca “Pastorët gjermanë”. Mirëpo, pak pas kësaj për fat të keq qeni vdiq. Pak më vonë Venci nisi të punojë me qenin dhjetëmujor Mistër Xhagër nga raca “Golden retrivër”. “Në fillim qeni kishte një sjellje prej rrugaçi. Ai nuk deshi të ecte në zinxhir, nuk dinte asnjë komandë. Mistër Xhagër nuk është qeni im. Unë e merresha nga pronarët vetëm ditët e pushimit, që të bëjmë trajnimet e zbutjes. Dalë ngadalë rritëm nivelin dhe filluam të bashkëpunojmë shumë mirë.”

Viti 2005 shënoi fillimin e një rruge jo të lehtë, por plotë dashuri. Pak më vonë Venci vendosi prapë të marrë një qen nga raca belge “Malionois” me emrin Mr Champion. Me këtë qen ai plotësoi kriteret e të gjitha disiplinave të domosdoshme për profesionin e trajnerit: plotësimi i komandave të përgjithshme; zbulimi dhe ndjekja e gjurmës; mbrojtje e pronarit dhe e shtëpisë. Në tandem me qenin Mr Champion i riu u prezantua në Kampionatin e 18-të Botëror për punë me qen në Romë. Ai është i mendimit, që të ecën përpara dhe të zhvillohet njeriu, çdo ditë duhet të pasurohet. Ai punon jo vetëm me kafshët, por edhe me pronarët e tyre. Venci është i mendimit, se bullgari akoma nuk mund të kuptojë, se zbutja profesionale i ndihmon si njeriut, ashtu edhe qenit. Qëllimi i Vencit si zbutës dhe trajner është jo ta detyrojë kafshën t’i nënshtrohet pronarit, por të dy ata të fillojnë të komunikojnë në mënyrë adekuate midis njeri tjetrit. “Në shumicën e rasteve me ushqim dhe me loj, qeni mund të fillojë ta dëgjojë pronarin. Është e domosdoshme, që të vendosish një kontakt me kafshën. Çdo qen ka karakterin e vet, ashtu siç është edhe te njerëzit” – buzëqesh Venci. Pyetjes, vallë a iu përngjajnë “miqtë” e adhuruar pronarëve të tyre, Vençi Daçevski iu përgjigj:

“Parimisht po, por nuk mund të thuhet, se çdo qen i ngjan pronarit. Personalisht unë kam disa qen, por nuk mund të them, se të gjithë ata i përngjajnë mua. Mirëpo, qeni, me të cilin arrij rezultate më të mira, të cilit i kushtoj më shumë kohë, dhe me të cilin kemi lidhje më të fortë, është Mr Champion. Dhe në se do të na shikojnë anash do të zbulojnë jo pak afri midis neve.”

© Foto: vitosha-bg.org


Venci është kategorik, se nëse njeriu dëshiron të arrijë suksese në punën e tij, atëherë është e domosdoshme, që ai pa u ndërprerë të pasurojë dituritë dhe përvojën dhe të krahasojë nivelin e tij me kriteret botërore. Sipas tij, letërsia e specializuar dhe transmetimet reale nuk mjaftojnë, që njeriu të bëhet trajner i qenve. Mirëpo, me rëndësi të madhe është, që kur njeriu punon edhe më fëmijë, në të vërtetë të posedojë aftësi të përshtatshme. Para disa vitesh Venci Daçevski me iniciativë të vet filloi të vizitojë kopshtet e fëmijëve dhe shkollat e kryeqytetit dhe të praktikojë të ashtuquajturën kanis-terapi, ose terapia me qen, me qenin e tij nga raca Golden Retrivër Mistër Xhagër.

“Ky është një terapi të asistuar me një qen. Në fakt qeni u ndihmon personelit mjekësorë: logopedë, psikologë e të tjerë në punën e tyre – shpjegon Venci. – Qeni nuk është terapeut, ai është asistent dhe bëhet pjesë e programit të rehabilitimit të fëmijës. Bëhet fjalë për terapi me kafshë të trajnuar, të zgjedhur posaçërisht, që kanë karakter të qëndrueshëm dhe të sigurt. Terapia është e orientuar te korrigjimi, rehabilitimi dhe adaptim social i personave me çrregullime. Një sukses tepër të madh ka terapia me qen te fëmijët me diagnozën autizëm. Terapeuti punon me fëmijën dhe një ose dy herë në javë përfshihet komunikimi me qenin si një motivues. Ideja është, që vet fëmija të vendosë kontakt me qenin dhe të shfaqë dëshirë të komunikojë me të. Nëpërmjet emocionit, që e ngjall kafsha, është më lehtë, që terapeuti të provokojë fëmija të plotësojë ndonjë detyrë: të lexojë një fjali, të bëjë ndonjë lëvizje konkrete, të bëjë ndonjë ushtrim. Ka disa shkolla të terapisë me qen, ose kanis-terapisë. Një nga shkollat ka për qëllim të pasurojë kulturën e sjelljes ndaj qenve. Në të punohet më tepër me fëmijë, të cilat kanë frika patologjike – fobi, dhe me ndihmën e qenit fëmija mëson si vet të kapërcejë frikën. Shkolla polake është ajo, për të cilën tashmë u bë fjalë. Në të qeni është asistent i një profesionisti. Ka edhe një lloji tjetër i kanis terapisë – ajo shfrytëzohet për punë me pacientë me sëmundje të pashërueshme. Te kjo terapi ideja është, që qeni të jetë kuptimi i jetës gjatë ditëve të fundit të pacientit. Qëllimi është, që ata të kujdesen për qenin, që të mos mendojnë për gjendjen e vet. Personalisht unë merrem me fëmijë. Me qenin Mistër Xhagër frekuentojmë kopshte dhe shkolla. Fëmijëve u shpjegoj si ata të komunikojnë me racat e ndryshme qensh, kështu që të mbrohen nga agresioni i kafshës. Bëjmë demonstrime dhe pas kësaj çdo fëmijë ka mundësinë të përkëdhelë qenin, të bëjë ndonjë ushtrim me të. Te disa fëmijë rezultatet janë shumë të mira dhe të dukshme. Tepër mirë qeni ndikon mbi fëmijët hiperaktiv dhe me ata që kanë frika patologjike.”

Veprimtaria tjetër sociale, që ka rëndësi për trajnerin e qenve Venci Daçevski është Shkolla e Verës, që organizohet me Kopshtin Zoologjik të Sofjes. Në të ai bashkëpunon me logopeden Ana Todorova. Sipas tij, kjo është mënyra më e mirë, që fëmijët nga qyteti i madh, që jetojnë larg natyrës, të formojnë një qëndrim normal dhe të drejtë ndaj kafshëve dhe ambientit rrethues. Vençi dëshiron t’u ndihmojë fëmijëve dhe prindërve të edukojnë drejtë “miqtë” e tyre të adhuruar shtëpiakë të komunikojnë me të lirisht pa frikë dhe në mënyrë të sigurt për të dy palët – njerëzit nga njëra anë dhe qentë – nga ana tjetër. Megjithë vështirësitë dhe peripecitë, që has Vençi është i bindur, se niveli i sjelljes ndaj qenve në Bullgari rritet.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Vesella Krësteva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjimnazistë bullgarë në një betejë me dezinformimin

Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..

botuar më 24-12-01 8.25.PD

Magji festive me këngë, valle dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve në Qytezën e Festave të Fundvitit në Pleven

Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..

botuar më 24-12-01 6.55.PD

Bullgaria bëhet vendi i katërt evropian që zbaton inovacione për trajtimin e plagëve kronike

Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..

botuar më 24-11-30 5.15.MD