Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Familja në sistemin e vlerave të bullgarit

OKB-ja e ka shpallur 15 Majin Ditë Ndërkombëtare të Familjes. Kjo datë përveç se është një festë, njëkohësisht na bën të mendojmë se çfarë vend zë familja në sistemin tonë të vlerave.

“Kur festojmë kemi nevojë t’i ndajmë emocionet me dikë, e kur përballemi me vështirësitë kemi nevojë për përkrahje. Si ndarja, ashtu dhe përkrahja vijnë nga familja. Me shumë rëndësi është edukimi i fëmijëve të cilët një ditë do të bëhen prind. Çdokush le t’i kushtojë vëmendje familjes që të jetë ajo e lumtur. Po të ketë më shumë familje të lumtura, shoqëria jonë do të bëhet më e mirë.” Këtë e tha z. Stojan Georgiev, kryetar i Asociacionit “Shoqëria dhe vlerat”. Ky asociacion organizon aktivitete të ndryshme të cilat inkurajon martesën dhe krijimin e familjes. Z. Georgiev është konsulent martesor dhe redaktor i sajtit www.semeistvo.bg. Është i martuar me tre fëmijë:

“Më 2007 e regjistruam asociacionin me disa ithtarë. Ideja jonë ishte popullarizimi i vlerave familjare – sqaron z. Georgiev. – Zakonisht familja zë një nga vendet e para në sistemin e vlerave të bullgarit. E kemi mision të forcojmë këtë vlerë sot kur koha është e vështirë dhe të shohim më shumë çifte familjare të cilat janë të kënaqura me martesën e tyre. Duke qenë konsulent martesor, jam hasur me raste të ndryshme. Statistika tregon se çiftet të cilat bashkëjetojnë pa martesë, janë së bashku më pak kohë, kanë rrezik më të madh të ndarjes dhe nivel më të lartë të pakënaqësisë. Derisa të martuarit rrojnë më gjatë, kursejnë më shumë dhe në përgjithësi janë më të kënaqur me jetën. Besojmë se pikërisht në martesë bazohen themelet e njeriut, të çiftit dhe të shoqërisë.”

Cilat janë problemet e hasura shpesh në familje dhe a ndihmojnë konsulentët martesorë për t’u ruajtur martesa? A shkojnë bullgarët te specialistët apo diskutojnë problemet familjare me të afërmit dhe shokët?

“Më së shpeshti problemet kanë të bëjnë me komunikimin – sqaron z. Georgiev. – Bëhet fjalë për përplasje personalitetesh, mungesë përvoje dhe status të ndryshëm kulturor. Vetë bashkimi i gruas dhe burrit përbën një shumë të të kundërtave. Ato tërhiqen, por ka fushë konfliktesh. Pikërisht dallimi midis burrit dhe femrës i fus ata në situata ekstreme të cilat ndonjëherë përfundojnë keq. Ka mundësi që të dy të largohen nga njëri-tjetrit dhe të mos i diskutojnë fare problemet, atëherë ndjenjat thyhen. Në këtë rast martesa prishet. Ka dhe shumë gjera të jetës së përditshme të cilat e “vrasin” martesën. P.sh, këto janë pamundësia e menaxhimit të financave, problemet me vjehrrën, probleme në marrëdhëniet seksuale etj. Tradhtia gjithashtu është një sfidë serioze para çiftit. Çdo çift i tertë i cili vjen në kabinetin tim ka përjetuar ndonjë tradhti – qoftë emocionale, qoftë fizike. Në shumicën e rasteve familja ndahet. Për mendimin tim, problemet e një çifti mund të zgjidhen nëse kapen në fazën fillestare. Kjo është siç puna e sëmundjeve.”

Stojan Georgiev është zëdhënës i nismës ndërkombëtare “Java e martesës”, e cila në Bullgari u mbaj për herë të dytë.

“Ideja kryesore është që të binden çiftet në rëndësinë e martesës, thotë specialisti. – Sepse në ditën e përditshme ato hasen me shumë sfida dhe sikur harrojnë se familjes gjithashtu i nevojitet përkushtim. Në sistemin e vlerave familja duhet të jetë patjetër në një nga vendet e para. Sivjet motoja e Javës së martesës ishte “Lër takim gjatë javës”. Jemi përpjekur të mësojmë çiftin se takimi për javë është një gjë shumë e mirë që e ruan martesën, krijon një intimitet më të madh dhe ndihmon në ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata. Nisma u pëlqye çifteve, kishte dhe firma të cilat shpërndanë dhurata. Kishte një tombolë për historinë më interesante të dërguar në sajtin tonë.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Akademia Bullgare e Shkencave

Shkencëtarët е Akademisë Bullgare të Shkencave mbështetën unitetin e Kishës Ortodokse Bullgare - Patrikanës Bullgare

Mbledhja e akademikëve dhe anëtarëve korrespondentë të Akademisë Bullgare të Shkencave, e cila bashkon të gjithë anëtarët nga drejtimet shkencore dhe krijuese të Akademisë, miratoi një deklaratë në mbështetje të Kishës Ortodokse Bullgare - Patrikanës..

botuar më 25-01-14 11.06.PD

Simeon Sakskoburggotski: Bullgarët e rinj dhe studiozë janë pasuria e vendit në ditët e sotme

Një vit paqëndrueshmërie politike dhe konfrontimesh jo aq sa i përket ideve për të dalë nga enigma e kahershme e pushtetit në të cilën ndodhet Bullgaria, por më tepër për egon dhe hesapet personale. Kështu dukej politikisht viti 2024. Si rezultat i punës..

botuar më 25-01-14 7.25.PD

Nëse Google mund të fliste - për çfarë ishim të emocionuar në 2024

Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë dhe në vendin tonë. Sportistët tanë edhe një herë dëshmuan se dinë të frymëzojnë dhe të ngjallin..

botuar më 25-01-10 7.05.PD