Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kompozitori Bencion Eliezer dhe fillimi i estradës bullgare

Për muzikantët bullgarë Bencion Eliezer nuk është vetëm autor i këngëve të estradës. Në vitet e tij rinore kompozitori ka luajtur në altsaksofon në “Xhaz Ovçarov”. Pas kësaj ka qenë dirigjent në Orkestrën e Estradës, e cila incizonte muzikë për Radion Kombëtare Bullgare. Bashkë me të dirigjenti realizoi koncertin e parë të estradës në radio, vetëm prej veprash bullgare. Në vitin 1956 Bencion Eliezer u bë udhëheqës i orkestrës së porsaformuar të estradës pranë Teatrit Satirik në Sofje, ku punoi deri në vitin 1958. Më vonë grupi u bë themeli i Big Bendit të sotëm të Radios Kombëtare Bullgare.

Bencion Eliezer

© Foto: ubc-bg.com

Kjo veprimtari lëri gjurma të thella në krijimtarinë e Bencion Eliezerit – ai është autori i një sërë pjesësh instrumentale. Një prej tipareve të krijimtarisë së Bencion Eliezerit në këtë gjini është tingëllimi kombëtar. Kompozitori, i cili ka mbi 250 përpunime të këngëve popullore bullgare, e arrin këtë tingëllim, duke asimiluar në gjuhën e tij muzikore elemente të folklorit tradicional muzikor.

Duke folur për kompozitorin dhe dirigjentin Bencion Eliezer nuk mund të mos përmendim karrierën e tij akademike. Në vitin 1951 muzikanti i ri mbaroi pedagogji në Akademinë Muzikore Shtetërore në Sofje. Dy vjet më vonë u diplomua në degat e kompozimit dhe dirigjimit. Menjëherë pas kësaj u bë asistent në Akademinë e Harmonisë, kurse në vitin 1960 u emërua pedagog atje. Pas dhjetë vitesh Bencion Eliezer u bë profesor. I përmendim këto fakte, sepse ato kontribuuan për rolin e tij të klasikut në estradën bullgare.

Krijimtaria muzikore e Bencion Eliezerit edhe sot e kësaj dite është një shembull i stilit të lartë dhe i thjeshtësisë së mjeteve shprehëse.

Po të doni të dëgjoni vepra të zgjedhura të Bencion Eliezerit, klikoni mbi ikonën AUDIO!

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Rozmari Statullova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Katja Paskaleva dhe Milen Penev në një kuadër nga filmi 'Briri i Dhisë'

Maria Nejkovа – “Dy vetë”

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski Foto: Arkiv, Qendra e Kinemasë Bojana, impressio.dir.bg, Facebook/ Filma bullgarë, YouTube

botuar më 25-08-15 7.00.PD
Mihaella Marinova

"100 ëndrra" – Mihaella Marinova në prag të një etape të re në jetën e saj

Në një periudhë kyçe për Mihaella Marinovën, ku jeta dhe muzika e saj ndërthuren, këngëtarja prezanton ndoshta këngën më personale të saj – "100 ëndrra". Kjo këngë është e frymëzuar nga rruga, që ajo përshkoi gjatë dhjetë viteve të fundit – një..

botuar më 25-08-13 5.55.PD
Ivo Papazov-Ibrjama

Klarinetisti i madh bullgar Ivo Papazov-Ibrjama me një koncert në kuadër të Plovdiv Xhaz Fest

Një nga forumet më të rëndësishme të xhazit në Bullgari – Plovdiv Xhaz Fest – filloi në korrik me një edicion në fshatin Markovo, për të vazhduar në vjeshtë në Plovdiv, kur tradicionalisht mund të presim një takim me disa nga emrat më madhështorë të..

botuar më 25-08-12 2.05.MD