Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Le të luajnë boritë” – Festivali i Xhazit në Stara Zagora

Vencisllav Bllagoev
Foto: jazzforumsz.com
Vencisllav Bllagoev i bie borisë. Ai luan si në Big Bendin e Radios Kombëtare Bullgare, ashtu dhe në grupe të ndryshme bullgare dhe ndërkombëtare. Vencisllav Bllagoev është muzikant me përvojë të madhe dhe organizatori i një festivali të muzikës xhaz. Në mes të qershorit në vendlindjen e tij Stara Zagora ai organizoi Edicionin e dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Xhazit.

“Aktiviteti u paraprit nga 25 koncerte me emrin “Live Zara Xhaz” – thotë Vencisllav Bllagoev. – Koncertet nisën para dy vitesh pasi ngjarja muzikore “Xhaz Panorama Blagoevgrad” korri suksese. Në verën e 2011-ës organizova edicionin e parë të “Live Zara xhaz”-it. Në të morën pjesë Mihaill Josifov Sekstet, vëllezërit Aleksandër Vlladigerov (bori) dhe Konstantin Vlladigerov (piano), si dhe kolumbiani Huan Garsia (kontrabas). Kjo maratona muzikore u zgjerua në Festivalin e Xhazit në qytetin Stara Zagora. Tema e edicionit të sivjetshëm ishte xhazi vokal. Prezantuam interpretuesit bullgarë Petër Sallçev, Cvetomir Cankov, Stefka Onikjan, Ëlldëz Ibrahimova, Milica Glladnishka dhe Marina Gospodinova. Mysafire ishte amerikania Janice Harrington.

Si u çel Festivali i Xhazit?

“Festivali u çel nga 13 borizanë, përfshi mua – tregon Vencisllav Bllagoev. – Ne interpretuam një pjesë të kompozuar posaçërisht për aktivitetin. Atë e solli kompozitori virtuoz, simfonik, i filmit dhe i xhazit Ljubomir Denev. Pjesa quhet “Zara xhaz fanfara dhe bori”. Ky titull ka të bëjë me këngën e vjetër hebraike “And the angel sings” (Edhe engjëlli këndon) në interpretimin e Benny Goodman, shoqëruar nga borizanët Ziggy Elman dhe Harry James në vitet e 30-ta të shekullit të kaluar. Ja nga vjen motoja e festivalit “Let the trumpets play” (Le të luajnë boritë). Kisha ide të ftoja disa nga borizanët më të mirë që të ngjiten në një skenë të përbashkët. Për mua ishte nder se Jordan Kapitanov ra dakord të bëhet solist i Big Bendit të Ushtrisë të Stara Zagorës. Vite të tëra ai ishte solisti i Big Bendit të Radios Kombëtare Bullgare dhe i Fridrichstadt-Palast-it në Berlin. Nga borizanët e rinj ftova Rosen Zagariev-Roko dhe Mihaill Josifov. Ata bëjnë gjithçka që është e mundur për t’u zhvilluar xhazi i borisë. Aleksandër Vlladigerov e zhvillon këtë lloje muzike në Vjenë. Ai luan në mbarë botën. Shpeshherë kthehet në Bullgari. Për çdo muzikant është me rëndësi të interpretojë në një skenë me emra të njohur. Ja ku është sekreti – të takosh kolegë më të avancuar se ti. Mihaill Josifov i bëri ftesë borizanit anglez Gerard Presencer. Aktualisht ky i fundit është solisti i Big Bendit në Kopenhagën, ligjëron në Akademinë Mbretërore në Londër dhe në Universitetin e Arteve në Berlin. Aleksandër Vlladigerov priti muzikantin rus Aleksandër Sipjagin. Ky i fundit jeton në Nju-Jork dhe është një nga pesë borizanët më të njohur për momentin në botë.
Filluam me xhazin modern të holandezit Eric Vloemans. Rosen Zahariev-Roko prezantoi projektin e tij “Fly Me To The Moon” (Fluturim në Hënë), ku bashkon stilin fusion dhe xhazin free me elementë të muzikës por e rok. Aleksandër Vlladigerov paraqiti në pjesët e tij motive të muzikës etno. Mihaill Josifov së bashku me Gerard Presencer-in dhanë një koncert në nder të borizanëve të mëdhenj të bebop-it. Mbrëmjen e fundit luajti Big Bendi i Ushtrisë së Stara Zagorës. Solisti i tij ishte Cvetomir Cankov i cili është një këngëtar shimë i talentuar. Njëra nga mbrëmjet muzikore ishte kushtuar muzikantit simbol të xhazit dhe të borisë – Louis Armstrong. Unë luaj në zhanre të ndryshme – xhaz dhe muzikë simfonike. Më së shumti e kam qejf stilin dixieland. Ja pse e përfunduam festivalin me dixieland-in “All stars” /(Të gjitha yjet). U mblodhën shumë muzikantë, mes të cilëve mësuesi im i parë i xhazit prof. Vlladimir Rradullov (piano), Neveljan Gemizhev (klarinetë), Aleksandër Kumanov (kitarë) etj. Ylli i mbrëmjes së fundit ishte interpretuesi i ri hungarez Bella Saluki. Ai dirigjon Big Bendin e Njësive Speciale Policore në Budapest. I bie borisë dhe instrumenteve të tjera të xhazit. Prej pak kokësh është solist i grupit të njohur hungarez “Benko dixieland”.

Edicioni i dytë i forumit muzikor “Le të luajnë boritë” në Stara Zagora u shoqërua me një program shumë interesant. Vlladimir Gaxhev ligjëroi mbi lidhjet midis xhazit bullgar dhe atij polonez. “Festivalin ia kemi kushtuar këtij instrumenti frymor sepse në Stara Zagora ka një shkollë shumë të mirë të borisë ku pedagog është Penço Pençev – shpjegon Vencisllav Bllagoev. – Me nxënësit e tij e çelëm edicionin e sivjetshëm.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Sibilla Lillova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dara Ekimova me këngën e re "Të jap gjithçka"

Dara Ekimova tregon arritje të jashtëzakonshme profesionale. Këngëtarja e re arriti të realizonte 16 këngë të reja në një vit e gjysmë, të cilat i mblodhi në albumin debutues të titulluar “Kjo dhomë”. Pak para premierës së tij, ajo incizoi edhe këngën..

botuar më 24-10-21 6.15.PD

Rikthehet një legjendë - Konkursi i Këngës për Fëmijë "Si luanët" me një edicion ambicioz në Varna

Konkursi Kombëtar i Muzikës "Si Luanët" 2024 zhvillohet nga data 18 deri më 20 tetor në Sallën e Koncerteve të BNR Varna. Konkursi muzikor gëzon interes të madh. Fëmijët dhe adoleshentët që aplikuan për të vijnë nga mbi 20 qytete të Bullgarisë - thonë..

botuar më 24-10-18 4.45.MD

Papi Hans me një këngë të re për albumin e ardhshëm "Ngjyrat e pikëllimit"

Papi Hans është alter egoja artistike e Konstantin Trendafillov - për disa një poet këngëtar, sipas të tjerëve - një këngëtar shkrimtar, por pa dyshim një artist kompleks. Si autor dhe interpretues, Papi Hans bëri një rrugë të gjatë nga hiti tërheqës..

botuar më 24-10-18 6.35.PD