Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e këngëve dhe poezive popullore "Libër i ri me këngë dhe vjersha të përjetshme", hartuar nga Ljuben Karavellov. Ky koleksion u botua qysh në vitin 1878 nga Redaksia “Dituria” në Veliko Tërnovo.
Nuk është rastësi që ndër vite kënga ka interpretime të panumërta nga këngëtarë të shumtë të zhanreve të ndryshme. Tani ju ofrojmë ta dëgjoni të kënduar nga Dimitër Radev Vëllçev, i cili punoi në aranzhim së bashku me Momçill Kolev. Për tingëllimin unik të këtij versioni të ri një kontribut të veçantë kanë edhe muzikantët e famshëm - kitaristi Angell Demirev dhe Stojan Jankulov - Stunxhi në bateri.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: YouTube/@IgormarkovskiLATIDA është një dyshe vokale që kohët e fundit konfirmoi vendin e saj në jetën muzikore të Bullgarisë jo vetëm me pjesëmarrjen në projekte të ndryshme, por edhe me këngët e saj origjinale. Ato janë Jana Baleva dhe Elizabet Nesheva, të cilat i njohim..
Fillimi i vitit 2025 është më se i frytshëm për këngëtaren Desi Dobreva – krahas udhëtimeve nëpër botë, ajo arriti të incizojë një këngë të dytë. Pas këngës së saj prej autori “Në fund të Tokës” , erdhi dhe incizimi i këngës popullore nga fshati..
Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare, e drejtuar nga maestro Dimitër Hristov , po përgatit një turne pranveror në mars. Të ftuar specialë solistë të "Orkestrës së Solistëve" në koncerte do të jenë këngëtarët Petja Paneva dhe..
LATIDA është një dyshe vokale që kohët e fundit konfirmoi vendin e saj në jetën muzikore të Bullgarisë jo vetëm me pjesëmarrjen në projekte të ndryshme,..