Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mundësi të reja për bujqësinë bio në Bullgari

Foto: newthraciangold.eu

Pavarësisht uljes së sektorit të bujqësisë në përgjithësi në Bullgari, prodhimi i drithërave dhe bujqësia bio shënojnë rritje. Kjo e fundit është një sektor i ri në vend. Aktualisht toka e përpunuar në mënyrë biologjike është rreth 40 mijë akra ose 1% e të gjithë tokës bujqësore në Bullgari.

“Në periudhën 2006-2012 numri i bujqësorëve ekologjikë u dhjetëfishua – sqaron Stoillko Apostollov, menaxheri i Fondacionit “Bioselena”. – Toka bujqësore, e menaxhuar në mënyrë biologjike, gjithashtu u rrit 6 herë.”
Tendenca e rritjes në këtë sektor është e padyshimtë. Gjatë 2012-ës bujqësorët bio ishin me 90 për qind më shumë kundrejt vitit 2011. Ndërsa sipërfaqja e tokës bio u rrit me 60 për qind kundrejt një viti më parë. Gjatë 2012-ës qarkullimi i tregut të prodhimeve bio në Bullgari shënoi rritje prej 40 për qind në bazë vjetore. Shitjet në dyqanet e specializuara bio u rritën me 20 për qind, kurse ato në rrjetet e dyqaneve – me 50 për qind. Tregtia me produktet bio u dyfishua. Gjatë 2013-ës pritet të shtohen shitjet e produkteve bio.

Subvencionet e BE-së mundësojnë zhvillimin e bujqësisë bio në Bullgari. Sipas ekspertëve, vendi është shumë i favorshëm për këtë lloj modern të bujqësisë. Bullgaria disponon tokë pjellore dhe gëzon tradita shumëvjeçare në sektorin e bujqësisë. Produktet bio të prodhuara në vend, tanimë njihen në tregun botëror.

© Foto: arkiv

“Aktualisht hit janë vajrat eterike. Bullgaria është e para për nga sasitë e vajit të trëndafilit, që eksporton në Evropë. Ky është një produkt i cilësisë së lartë dhe i shtrenjtë – thotë z. Apostollov. – Mbase jemi në vendin e katërt në Evropë për nga familjet e bletëve me certifikatë. Prodhuesit e perimeve dhe frutave bio nuk janë shumë për nga numri, por janë prodhues të mëdhenj. Bullgaria është prijëse në eksportin e barnave kuruese, të kërpudhave, luleshtrydheve, manaferrave, mjedrave dhe të frutave të tjera. Lehtësisht marrim certifikata për këto bimë sepse kemi territore të mëdha dhe të pastra ku të rriten.”

© Foto: newthraciangold.eu

Mundësi të madhe për t’u zhvilluar bujqësia bio jep politika e përbashkët e BE-së në këtë fushë në periudhën 2014-2020. Aktualisht ekspertët në Bullgari janë duke përpiluar skemën e absorbimit të parave të BE-së. Do të stimulohet blegtoria bio. Deri tashti parat shtesë i drejtoheshin vetëm bujqësisë.
“Ne propozojmë që blegtorëve dhe bujqësorëve bio t’u jepen kompensime kështu që të mbulojnë shpenzimet suplementare që kanë – komenton z. Apostollov. – Në prodhimin bio puna më e madhe kryhet me dorë që punë është më e shtrenjtë se puna mekanike. Po ashtu paguhet suplementarisht për të nxjerrë certifikatë. Preparatet për trajtimin e tokës gjithashtu kushtojnë më shumë se preparatet e zakonshme. Ja dhe një shembull – kur rritet një lopë në mënyrë konvencionale nevojiten më pak metra sipërfaqeje se sa të rritet ajo në mënyrë bio. Kafsha duhet të ketë më shumë hapësirë për të lëvizur.”

© Foto: bioselena.com


Prodhuesit bullgarë rekomandojnë se në vend të eksportojnë materialet e papërpunuara bio, të fillojnë të prodhojnë produkte të gatshme bio. Sepse kur Evropa importon produktin e përpunuar me materialet tona bio në tregun bullgar, e shet atë me çmime të larta.
“Është me shumë rëndësi që të fillojmë të eksportojnë produkte të gatshme. Kështu bujqësia vendëse do të bëhet më fitimprurëse – thotë z. Apostollov. – Duhet të eksportojmë produkte kozmetike në vend të vajrave eterike dhe barnave të thara.”

Që të popullarizohen produktet vendase bio në tregun ndërkombëtar, këto duhet të jenë të cilësisë së lartë. Po ashtu i rëndësishëm është marketingu. Ekspertët rekomandojnë të bëhen sondazhe për kërkesat në treg, si dhe të mundësohet punësimi sezonal në sektorin e bujqësisë.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Maria Dimitrova-Pisho


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Papunësia në Bullgari u ul në 4.4%, në BE - në 6.4%

Norma e papunësisë në eurozonë në maj u stabilizua për të dytin muaj radhazi në një nivel rekord të ulët që nga viti 1998 prej 6.4%. Në Bullgari papunësia u ul në 4.4% në maj nga 4.5% në prill. Papunësia e të rinjve (për personat nën moshën 25 vjeç)..

botuar më 24-07-02 5.39.MD
Godina e BNB-së

BNB njoftoi ulje të re të normës kryesore të interesit

Banka Kombëtare Bullgare (BNB) njoftoi se do të ulë normën kryesore të interesit në 3.63 për qind nga 1 korriku. Në maj dhe qershor, norma e interesit ishte 3.78%. Bullgaria është në një bord valutor dhe vlera e levit bullgar është e fiksuar ndaj..

botuar më 24-07-01 9.27.PD
Georgi Kadiev

Georgi Kadiev nga e “Majta”: “Më mirë pres që të hyjmë në Eurozonë në vitin 2027”

Derisa të ardhurat mesatare të popullsisë të arrijnë 80% të mesatares evropiane, nuk duhet të hyjmë në Eurozonë. Së bashku me të shkon edhe inflacioni dhe duhet të ketë një rezervë. Këtë e deklaroi para BNR, Georgi Kadiev, ish-zëvendësministër i..

botuar më 24-06-27 2.48.MD