Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tre sisteme zgjedhore u shqyrtuan në Parlament

Foto: BGNES
Komisioni për Bashkëveprim me Shoqërinë Civile pranë Kuvendit Popullor shqyrtoi çështjen për sistemin zgjedhor në Bullgari. Në debat u përfshinë mbi 100 organizata civile dhe parti jashtëparlamentare. Theksi u vu qe mbi elementin mazhoritar në përgjigje të pritjeve të protestuesve.

Tani sistemi veprues është thjesht proporcional dhe krijon kushte për mosbarazim mes kandidatëve partiakë dhe atyre të pavarur. Në forum u propozuan 3 lloj sisteme zgjedhore. Njëri është proporcional me preferenca të detyrueshme, d.m.th. votuesi mund të tregojë preferencat e veta për kandidatë të caktuar. Ai u prezantua nga Borisllav Cekov nga Instituti për Politikë Moderne. I dyti u propozua nga gazetari Valeri Najdenov, është sistemi mazhoritar. Tipi i tretë është i përzier dhe u paraqit nga shefi i Bordit Zgjedhor pranë qeverisë profesoresha Emilia Drumeva dhe nga profesori Mihaill Konstantinov.

Sistemi proporcional me në votë preferenciale ekziston në pjesën më të madhe të vendeve të Bashkimit Evropian dhe ka katër prioritete bazë, u argumentua Borisllav
Borisllav Cekov
Cekov: “Kështu jepet shans për prezantim më të plotë të interesave të ndryshme shoqërore në krahasim me sistemin mazhoritar, ku gjithmonë një pjesë nga shoqëria mbetet realisht e papërfaqësuar. Te listat proporcionale opinioni publik mund të prezantohet më realisht në Parlament. Dhe jo vetëm këta, të cilët kanë fituar shumicë. Ky tip sistemi pakëson po kështu mundësinë të monopolizohet jeta politike prej 2-3 partive, siç bëhet zakonisht, më në veçanti në shtete, ku aplikohet thjesht një sistem mazhoritar. Sigurimi i mekanizmit për pjesëmarrje të organizatave civile, të cilat nuk janë ose nuk duan të jenë të prezantuar nga ana partiake vetëm rreth kauzës kombëtare ose vendase, po kështu është metodë për forcimin e besimit në sistemin politik. Ky sistem inkurajon dhe konkurrencën midis kandidat deputetëve.”

Valeri Najdenov

Valeri Najdenov mendon se, Bullgaria duhet të marrë shembull nga demokracitë më të mira në botë si ShBA, Zvicra dhe Britania e Madhe. Aty aplikohet thjesht një sistem mazhoritar në dy rrethe. Të tilla ka bile në Indi:

 “Supozoj se elita bullgare frikësohet t’i nënshtrohet zgjedhjes personale. Por nuk ka asgjë të keqe. Secili e di se, tek vota mazhoritare ka rajone të vogla me nga 20-30 mijë votues, ku mandati i ndonjë partie është 99% “i sigurt”. Aty zakonisht kandidon lideri i kësaj partie, por nëse ai nuk hyn, atëherë pse është i nevojshëm një lider. Pse të “mbytet” tërë partia, por të mbetet vetëm lideri i saj. Pikërisht vota mazhoritare është ajo që jep jetëgjatësi politike.”

Sipas profesoreshës Emilija Drumeva dhe profesorit Mihaill Konstantinov për Bullgarinë më i përshtatshëm është sistemi mazhoritar-proporcional i Gjermanisë. Për Radio Bullgarinë

Emilija Drumeva

prof. Konstantinov sqaron: “Ai është provë të gërshetohen prioritetet e dy sistemeve bazë. Sistemi mazhoritar-proporcional vepron në mënyrë thjesht proporcionale si numër mandate, të marra nga çdo një parti. Gjysma nga të gjithë deputetët, në rastin bullgar 120, do të zgjidhen në mënyrë krejt mazhoritare. Për këtë qëllim çdo një zgjedhës ka 2 vota. Më njërin përcakton numrin e deputetëve me mandat të çdo një partie, kurse me tjetrin – pikërisht kush do të bëhet deputet. E rëndësishmja është se, këto 2 vota mund edhe të ndahen. Për shembull, ju mund të votoni për partinë e djathtë, por të përkrahni kandidatin e majtë mazhoritar. Kështu do të mbroni si interesin tuaj partiak, por edhe të përcaktoni pikërisht kush do të prezantojë partinë e majtë në Parlament. Kjo është një sfidë mjaft interesante dhe duhet të risë interesin ndaj zgjedhjeve. Por sistemi është pak i ndërlikuar. Ai është “benzi” i sistemeve zgjedhore, por ju duhet shumë kohë, që të mësoheni ta ngisni. Por pastaj është një kënaqësi e madhe.”

Në rast të zgjedhjeve të shpejta të parakohshme, siç duan pjesa më e madhe e protestuesve, cila duhet të ndryshojë me ngut në ligjin zgjedhor?

Mihaill Konstantinov

“Aplikimi i sistemit gjerman nuk mund të bëhet menjëherë – shpjegon prof. Konstantinov. – Por ajo e cila mund të bëhet rreth teknologjisë së votimit, është të kalohet, pavarësisht edhe në mënyrë pilote, drejt internet-votimit dhe votim me makina dhe kompjuter në seksionet. Po kështu lehtësim të kushteve për anëtarësim të subjekteve politike. Pavarësisht se mossuksesi për kandidatët e pavarur nuk i dedikohet kësaj, por faktit se njerëzit vendosin se ata nuk do të mund t’i prezantojnë me sukses, dhe prandaj nuk i përkrahin. Në këtë kuptim mund të mendohet për të ashtuquajturat lista civile. Me to nuk anëtarëson një kandidat i veçantë i pavarur, lista është prej 2-3 vetave. Kjo mundësi ekziston në shumë shtete. Të ulet pragu për hyrje në Kuvendin Popullor është një masë populliste. Në qoftë se bie nga 4 në 3 për qind për parti, në Parlament do të hyjnë më shumë parti. Për shembull pas zgjedhjeve më 12 maj të këtij viti, do të kishim gjashtë parti në Parlament. Në traditën politike bullgare pragu prej 4 për qind është i afirmuar si i mirë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: BGNES

По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dr. Ljuba Atanasova

Dr. Ljuba Atanasova u mëson kinezëve gjuhën bullgare prej 13 vitesh

"Mësoni pa paragjykime dhe shërbejini një kauze të denjë" - kjo është motoja e Universitetit të Studimeve të Huaja të Pekinit Beijing Foreign Studies University në kryeqytetin kinez.Në institucionin e arsimit të lartë, i themeluar në vitin 1941,..

botuar më 25-10-05 9.15.PD

Neli Ickova nga Brukseli: Sot të jesh mësues është një sfidë dhe një provë

Prej 4 vitesh, Neli Ickova është mësuese e historisë dhe gjeografisë në Shkollën Bullgare të së Dielës "Pejo Javorov" në Bruksel. Ajo rrëfen se ka përshkuar një rrugë të gjatë për të realizuar ëndrrën e saj – të punojë me fëmijë. Përfundoi  studimet..

botuar më 25-10-05 8.35.PD
Hristo Grozev

Hristo Grozev shpallet “Gazetari Evropian i Vitit” për zbulimet kundër Rusisë

Gazetari investigativ bullgar Hristo Grozev u nderua me çmimin prestigjioz “Gazetari i Vitit” në festivalin mediatik evropian PRIX EUROPA , i cili mbështetet nga një bashkim prej 24 mediash publike evropiane. Grozev, i cili është drejtor i platformës..

botuar më 25-10-04 8.20.PD