Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bojan Benev: “Në Bullgari ende ka ndodhi interesante”

Në konferencën kushtuar investimeve në sektorin e IT-së, që u organizua nga Bojan, në Sofje mbërritën mbi 40 sipërmarrës ndërkombëtarë.
Foto: Архив
Bojan Benev është një burrë i suksesshëm. Është 28 vjeçar. Për herë të parë emri i tij doli në dritë para 5 vjetësh kur gazeta Start Your Business e shpalli atë ndërmarrësin më të mirë mes të rinjve në Britaninë e Madhe. Andej bullgari ka qenë shef i një firme konsultative për shitjen e pasurive të patundshme në Bullgari.

Bojan Benev është vendosur në Angli në moshën 6-vjeçare së bashku me prindërit e tij. Rastësisht është bërë biznesmen. I pëlqen të eksperimentojë. Çdo punë që merr përsipër e bën të ndihet i lirë. Bojanit i bëhen qejfi udhëtimet dhe takimet me njerëz të ndryshëm. Në moshën 12-vjeçare ka bërë hapat e tij të parë në biznes, duke përgatitur dhe duke shitur gazetën shkollore në Leeds të Britanisë së Madhe. Në moshën 17-vjeçare Bojan është marrë me marketing dhe ka bashkëpunuar me kompani të mëdha të cilat ofrojnë produkte dhe shërbime për të rinjtë. Bullgari i talentuar ka mbaruar ekonomi dhe biznes në Londër.

Bojan Benev “Kam shumë vite që merrem me biznes – thotë Bojan. – Fillimisht më tërhoqi ana financiare e kësaj sfere, por së shpejti mësova se e rëndësishmja nuk është paraja. Më pëlqen procesi i realizimit të idesë. Një ide që bëhet e vërtetë dhe është në dobi të njerëzve. Më bëhet qejfi kur mbledh profesionalistë nga fusha të ndryshme, të cilët formojnë një ekip të përbashkët.”

Aktualisht Bojan Benev bashkëpunon me kompani të mëdha bullgare në fushën e marketingut dhe të komunikacionit. Po ashtu punon dhe në sektorin e IT-së. Para pak kohësh në Sofje Bojan organizoi një konferencë ndërkombëtare kushtuar investimeve në sektorin e IT-së. Bullgari shpreson se eksperiencën të cilën ka në biznes do t’ia drejtojë sferës sociale. Po ashtu interesohet për arsimin. Bashkë me një shok të tij nga Australia, Bojan ligjëron në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment i Ohrit”.

Biznesmeni i ri pohon, se muzika shoqëron punën e tij. Ja pse ka rënë dakord për të financuar projektin e parë të grupit “Oratnica”. Në Bullgari Bojan Benev është kthyer më 2009, sepse në vend ka botuar librat e tij “Librushka e biznesit” dhe “Librushka e realitetit”. Është i mendimit se në Bullgari ka potencial dhe se ende ka ndodhi interesante. Pohon se do të mbetet në atdhe.

Libri i tretë i Bojanit titullohet “Dy brezat”. Rrëfehet për pamjen e Bullgarisë 40 vitet në vijim. Autori parashikon rikthimin e shumë emigrantëve bullgarë në atdhe. Sipas tij, asnjë shtet nuk ofron mundësi zhvillimesh, dhe vetë duhet t’i krijosh ato.

Bojan, çfarë parashikoni për Bullgarinë pas dy brezash?

“Besoj se potenciali i vendit tonë do të fillojë të realizohet. Ka shumë gjëra të mira të cilat mund të bëhen në Bullgari. Duhet të vendosim një bazë stabile. Ia vlen të investojmë kohën tonë për brazat e ardhshëm.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: arkiv personal
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD