Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në hapat e verës

Stefka Emilova fitoi çmimin e parë të Konkursit “Burgasi dhe deti”.
Foto: burgasinfo.com

Vera, deti dhe dashuria – këto janë temat të cilat ua japin tonin këngëve në edicionin e sotëm të rubrikës “Mini diskoteka”. Sipas traditës një pjesë prej këtyre këngëve janë krijuar posaçërisht për Festivalin e Këngës Pop “Burgasi dhe deti”, i cili u zhvillua në Teatrin e Verës të qytetit me të njëjtin emër. Sivjet Stefka Emilova fitoi çmimin e parë me baladën e kompozuar nga Svetosllav Mihajlov “Si t’ju them”.

Krahas programit të konkursit në Festivalin e sivjetshëm “Burgasi dhe deti” u zhvillua dhe koncerti i një formacioni të formuar posaçërisht me ide të këngëtarit Doni me emrin “Fondacioni”. Në të marrin pjesë muzikantë të shkallës së lartë siç janë Kiril Mariçkov, Ivan Leçev, Slavço Nikolov nga Grupi BTR, Venko nga Gripi “Ata”. Muzikantët interpretuan hitet më të dashura të publikut.

© Foto: arkiv

Kalin Veljov (djathtas) dhe grupi “Tumbaito”

Tani nga bregdeti do të transferohemi në një skenë tjetër verore, por në Sofje. Koncerti “Vera me radio” organizuar nga Radioja Kombëtare Bullgare paraqiti këngët më të reja të Kalin Veljovit dhe grupit “Tumbaito”. Në fakt këto janë këngë të vjetra bullgare por të orkestruara në stilin “latino”, stil, ky, është karakteristik për këtë grup.

Projekti më i ri i këngëtares së re Mihaela Fileva tashmë është në eterin bullgar me titull “Më jep shenjë”. Bashkë me këngëtaren në të marrin pjesë dhe tre repper krejt të panjohur – Adrian, Donald dhe Bobi, të zgjedhur në konkurs ndër 700 kandidatë. E freskët dhe shumëngjyrëshe, kënga na mbush me humor dhe gëzim.

© Foto: fsb.bg


Në fillim të shtatorit muzikantët nga Grupi “FSB” do të japin dy koncerte në qytetet Plovdiv dhe Varna. Ata kanë përgatitur një spektakël me muzikë rok-end-rol, në të cilin këngët nga repertori i këtij grupi 35 vjeçar do të tingëllojnë në orkestrim të ri. Motoja e koncerteve është “Mund ta bëjmë bashkë!”.

Dhe akoma një aktivitet, me të cilin do të presim vjeshtën – Konkursi i 11 Ndërkombëtar për Interpretues të Rinj “Jantra e argjendtë” në qytetin Veliko Tërnovo, ku do të prezantohen talente në moshë nga 5 deri në 25 vjeç nga mbi 15 vende – nga Filipinet, Japonia, India, Kazakistani, Sllovenia, Belgjika etj. Organizatorët presin dhe interpretuesen suedeze Liza Ajax, e cila kohët e fundit fitoi tre medalje të arta në Kampionatin Botëror të Arteve në SHBA.

Përkthim: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Elena Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Me koncertin e Ars Nova Napoli, Sofja kremton 2500 vjetorin e themelimit të Napolit

Një përjetim emocionues u ofron melomanëve të kryeqytetit, Festivali Europian i Muzikës më 10 nëntor. 2500 vjet nga themelimi i qytetit legjendar italian me bukurinë e tij, Napoli, do të shënohen me një ngjarje të veçantë – koncertin e formacionit Ars..

botuar më 25-11-09 8.00.PD

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: Marin Goleminov dhe drama e vallëzimit “Nestinarka”

E përfunduar në vitin 1940, drama e vallëzimit u shfaq për herë të parë më 4 janar 1942 në Operën e Sofjes nën drejtimin e dirigjentit Asen Najdenov. Libretisti dhe regjisor ishte Hrisan Cankov, koreografinë e bëri Maria Dimova – një..

botuar më 25-11-07 6.10.PD

Plovdiv Jazz Fest mbledh muzikantë nga Bullgaria dhe bota

Shtëpia e Kulturës “Boris Hristov” në qytetin e Plovdivit është nikoqire e edicionit të përvitshëm të Plovdiv Jazz Fest 2025. Nga sot deri më 9 nëntor, festivali mbledh muzikant xhaz nga Bullgaria dhe bota, duke ofruar një program të larmishëm me..

botuar më 25-11-07 5.05.PD